Kam një pyetje për gjithë lexuesit: Në BE duam te futemi me dinjitet, me zhvillim te ekonomise, kultures, forcim te institucioneve kushtetuese,sigurine e jetes se cdo qytetari, lirite e te drejtat e njeriut te garantuara faktikisht e jo ne leter, zhdukjen e gjakmarrjes shekullore,pavaresine reale te pushteteve, punesimin e njerezve, etj? Apo duam të futemi si rumunët dhe të na zenë e të na tredhin sic po ua bëjnë atyre në Itali?!
Lirinë e lëvizjes shqiptari e do, e ka kërkuar që kur përmbysi izolimin komunist. Por më parë ti jepet fund luftes se klasave: ti komunist,une demokrat; ti jepet prona te zotit e jo hajdutit; Ka edhe shume te tjera qe duhen bere, per tu ndjere ne shtepite tona,tamam ne Europe!! Mendoj se jemi shume larg ketij objektivi, sepse qeveria e konsideron këtë angazhime vetem per kapital politik! U futëm në NATO) dhe në vend ta ndajmë bashkë këtë gëzim, del Berisha si i marrë dhe e privatizon duke ulëritur: Ju futa në NATO.. Avash o lumëmadh..
Kjo historia e kandidimit për në BE, ndoshta nuk kthehet në një refren të mërzitshëm fushate sic u bë me NATO-n. Kam përshtypjen që përgjigja e marrë nga BE për kandidimin të mos jetë kot, sa për të mbuluar kosin me gjizë. Se e bëmë tamam si te ajo historia: Atë nuk e qasnin te dera, ai thoshte: dua të bijën e mbretit për grua!
Email nga adresa: [email protected]