Email në gazetën
[email protected]
Dihet ajo që ndodhi në 97. Zoti i vraftë burrecin dhe burrecat që drejtonin vendin. I zëntë gjaku i fëmijëve të sakatuar. Nuk po përsëris ato që dimë, tmerrin që hoqëm atë vit. Por le të kujtojmë disa nga ato që Saliu ka bërë haptazi, pra në sytë e shqiptarëve dhe të gjithë botës, prej vitit 1998 deri më sot:
Në shtator 1998 tentoi të merrte pushtetin me dhunë, dogji institucione shtetërore dhe, më pas, dogji edhe dy komisariate policie (në Shkodër dhe Lezhë); ka marrë në mbrojtje Kartelin e Drogës së Lazaratit kur bosët e drogës qëlluan me armë zjarri helikopterin e policisë; ka falsifikuar dhe dhunuar zgjedhjet (2009, 2011); ka miratuar ndërtimin e Fabrikës së Gërdecit në qendër të banuar, që solli pasoja tragjike; ka “humbur” 230 milion Euro për të ndërtuar 40 km rrugë nga Rrësheni në Kukës; ka nënshkruar një Marrëveshje antishqiptare për Detin me Greqinë; ka vrarë katër protestues të pafajshëm, plagosur dhjetëra të tjerë dhe ka fshehur provat e fajësisë, si dhe kërcënoi se do të vriste edhe më shumë po t’i afroheshin dritares së tij; ka futur në dorë dhe nënshtruar të gjitha pushtetet, politike, juridike, administrative dhe mediatike (shumicën) etj. etj. Tani shikoni si frymëzon krimin hapur dhe fshehtas.
Çdo njeri i arsyeshëm do pyeste: Si mund të bashkëjetojë një shoqëri normale me një individ të tillë?

Pergjigjia eshte shume e thjeshte
Ktu nuk ka nje shoqeri normale ,ne fakt ktu nuk ka nje shoqeri me detyra dhe te drejta
ktu ka turma te kontrolluara nga injoranca dhe te sunduara nga krimi politiko ekonomik .
Per normalitet asqe mund te flitet ,ne asnje lloj gjeje .Do te mund te fillonit qysh nga menyra si hyne ne nje dyqan per te blere buke dhe deri te ngritja e viles me shume kate pa kanalizime
dhe me e keqja pa njerez .Ktu nuk ka me Njerez ,ktu enderrojne te gjithe te ikin ,ktu cdo gje eshte ne shitje …dhe njeriu eshte ai qe kushton me lire{po qe biznesmen kushton pak me teper plumbi tritoli } …toka e prona ,vila dhe bunkere
deputet dhe drejtore ,kokepalare e gazetare ,det ,toke ,lumenj ,varreza {jane greke}
cdo gje shitet .E vetmja gje qe nuk shitet sepse nuk ka me ,nuk e gjen ne tregun tone eshte Dinjiteti …eh ,i&e dashur ,kte te fundit po e humbe nuk e gjen me kurre .Ktu nuk ka me si ky produkt .Pra ti njeri i arsyeshem ,mos bej me pyetje per nje individ te tille …ose po qe se nuk rri dot pa pyetje ,formuloje ndryshe .Perse lindin individ te tille dhe si arrijne qe udheheqin ?
{sepse ktu eshte nje shoqeri anormale dhe amorale …vetem ata mbijetojne ketu }
kur ky hor te vdese njerezit do pushtojne sheshet duke festuar ,.qofte e afert dita.