Punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë filluar që të llogarisin si aktivitete zyrtare apo punë, edhe rastet kur marrin pjesë nëpër ceremoni martese apo fejese.
Për më tepër, këto pjesëmarrje hidhen edhe në faqen zyrtare të institucionit duke e shoqëruar me foto. “Në datë 10.07. 2014 në Ambientet e Kompleksit “Xibraku” ku u zhvillua ceremonia e martesës së vajzës së Z. Bajram Lamaj, Drejtor i Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Pushtetit Vendor, Auditimit të Territorit, Administrimit të Aseteve të Qëndrueshme.
Në event mori pjesë kryetari Bujar Leskaj dhe stafi i KLSH, të cilët i uruan çiftit jetë të lumtur”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të KLSH-së. Me këtë rast edhe gazeta “Dita” i uron çiftit jetë të lumtur, ndërsa punonjësve të KLSH-së më shumë seriozitet në njoftimet zyrtare.


Ne te gjithe vendet e botes ne faqet zyrtare publikohen festat e pensionit martesat fejesat aktivitetet ku mer pjese personeli sepse eshte nje opsion ne website qe thote aktivitete te ndryshme por ju jeni nje gazeta e dobet qe sju blen askush dhe kaq informacion keni ! Dhe nese vazhdoni keshtu me shpifje do jeni akoma ne te njejtin nivel ! Ose me poshte !