Si Bullgaria po boshatis fshatrat e Shqipërisë përmes pasaportave

DITA Online

 

Nga Briseida Mema dhe Vessela Sergueva në Sofie*

Çdo ditë dhe më shumë, fshatrat në verilindje të Shqipërisë po boshatisen, duke u kthyer në zona fantazmë.

I tillë është edhe Trebishti në zonën e Gollobordës.

Banorët e kësaj zone janë duke braktisur vendin për të shkuar drejt Evropës pasi më herët janë pajisur me pasaporta bullgare, shkruan  agjencia e lajmeve AFP në një investigim.

“Arman Kadriu ka një emër shqip, por djali 12-vjeçar thotë se e konsideron veten bullgar.

“Unë nuk dua të qëndroj këtu duke u kujdesur për lopët. Dua të jem lojtar futbolli“, tha ai, i mbuluar me djersë, ndërsa ngatërroi një top me këmbët e tij në një rrugë të pluhurosur në fshatin e rajonit të Golo Brdo (Gollobordës).

“Në Angli, me një pasaportë bullgare, është e mundur,” tha ai, duke thënë më pas  “Dovizhdane!” – në bullgarisht ose “Mirupafshim”.-citon AFP.

Më tej në këtë shkrim thuhet se këta qytetarë po ndihmohen përmes agjencive shtetërore bullgare për të marrë nënshtetësinë.

“Por sipas Agjencisë Shtetërore për “Bullgarët Abroad”, e cila ndihmon në marrjen e një pasaporte, familjet bullgare janë vendosur në Shqipëri që nga shekulli i 5-të dhe pasardhësit e tyre janë pjesë e diasporës së saj.

Nuk ka statistika, por organizatat bullgare në Shqipëri vlerësojnë se ka rreth 100,000 persona nga këta pasardhës.

Parlamenti Evropian kërkoi në shkurt nga Tirana “që të drejtat e personave me përkatësi bullgare në rajonet e Prespës, Golo Brdo dhe Gorës të jenë të sanksionuara në ligj dhe të sigurohen në praktikë”.-vijon shkrimi.

“Fshati numëronte “rreth 6,000 banorë, por më shumë se 2,500 u larguan katër ose pesë vjet më parë, kur ata patën mundësinë të përfitonin nga një pasaportë bullgare“, shpjegoi banori Tahir Mucina.

Në fshatin fqinj të Vernices “vështirë se ka mbetur dikush”, tha 31-vjeçari.

Që kur Bullgaria u bashkua me BE në 2007, qytetarët e saj kanë qenë në gjendje të punojnë dhe banojnë kudo që duan brenda bllokut, ndërsa të gjitha kufizimet u hoqën në vitin 2014.

Mucina tha se ishte gjithashtu “në vëzhgim” për pasaportë për vete, gruan dhe tre fëmijët e tyre.

Pra, nuk ka rëndësi se Bullgaria është vendi më i varfër në BE. E parë nga Trebishti, është portë për në Gjermani, Angli apo ndonjë tokë tjetër të premtuar.

Dhe i përshtatet Bullgarisë për t’i kërkuar këta njerëz si të tyre.

“Kjo ka të bëjë me politikën (bullgare) mbi Maqedoninë / Maqedonasit të cilët gjithashtu kanë qasje në shtetësinë bullgare, sepse ato shihen si bullgarë etnikë“, tha eksperti i Evropës Juglindore Dimitar Bechev në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Në vitin 1939, në fillim të Luftës së Dytë Botërore, bullgarët nga 19 vendbanime në Shqipëri i kërkuan Sofjes që të mbrojë të drejtat e tyre në atë që ishte atëherë një protektorat italian, sipas Agjencisë Shtetërore për Bullgarët jashtë vendit”, theksohet në shkrim.

Disa banorë të Trebishtit që e konsiderojnë veten bullgarë folën shqip për AFP në shqip, por thanë se në shtypin flisnin gjuhën bullgare.

“Unë jetoj në Shqipëri,” tha 60-vjeçari Gani Shahini, “por origjina e ime është bullgare”.

Ndërmjet viteve 2001 dhe 2016, 4,470 shtetas shqiptarë kanë aplikuar për një pasaportë bullgare dhe 2608 prej tyre kanë qenë të suksesshëm.

Por shifrat teza nuk pasqyrojnë shtrirjen e plotë të fenomenit.

Disa zgjedhin edhe rrugën e paligjshme, duke siguruar në treg pasaporta të falsifikuara.

Tre persona u arrestuan në dhjetor të vitit 2015 dhe më vonë u shpallën fajtorë për marrjen e pasaportave bullgare që i shisnin mes 4,000 dhe 10,000 eurove cition AFP.

Që nga 1 maji, Sofia ka kërkuar dokumenta që vërtetojnë origjinën bullgare e njërit prind apo gjysh, por prokurorët bullgarë kanë gjetur abuzime në sistem.

“I vetmi interes i këtyre njerëzve që marrin një pasaportë bullgare është që për t’i lejuar ata që të lëvizin lirshëm në zonën europiane”, thotë historiani shqiptar Pellumb Xhufi.

*Marrë me shkurtime nga AFP

Share This Article
7 Comments
  • Ne kohe te komunizmit gollobordaket ishin te gjithe anetare partie, heronj te punes socialiste.Nuk u shkonte ndermend te quheshin bullgare,as maqedonas
    Sa hyje ne Stebleve,kalamajte e ketyre te pyetnin-Ku do shkosh?Ke ke mik?Ku je per darke?Ishin vigjilentat e Rojes kufitare,spiuna te sigurimit sa dilnin nga pi..semes.I solli Jashar Menxelxhiu te gjithe ne Elbasan.Merrshin nga 20 mije leke ne muaj ne ndertim me norme,sa dyfishi Enver Hoxhes,u bene me vila qe ne kohe te komunizmit,kur nje fshatar rropatej neper gurishte mezi merrte 30 leke per dite pune.Keto kane qene te privilegju,sot kane kthy pllaken,jane bere bullgare..Mjere populli shqiptar c`kane vujt prej shqiptareve,se gollobordak,shulet,greket,nasht,podgoriqent,kane qene bijt e Partise.Keta edhe kur arratiseshin,nuk u quhej,se thoshin i ka dergu sigurimi me mission.

  • qari i bejlereve te vjeter e te rinj; miliona shqiptar, qe kane ik jashte, ja kane shtuar pronat, bizneset, pasurite; ketyre lytyrave te kombit qe rrine ketu; sidomos me ligjin e, kthimit te pronave ish “pronareve” . ata ike. per “n’pith te semes”, keta kriminela, qe rrine ketu vidh shqiperine, me ligje dhe dekrete qeveritare, plus vjedhje ordinere

  • Demo ke shum te drejte o mik!Golloderat keshtu kane qene,une vete kam kryer sherbimin ushtarak ne posten e kufirit te asaj kohe ne Stebleve.Nuk ishte nevoja te rrinim neve por rrinin Steblevasit vigjelent,shartaret,koperativistet,me nje fjale te gjithe ishin ne sherbim te sigurimit te shtetit.
    Por ma e keqja ishte nje monster qe ishte nga nje fshat ngjitur me Stebleven quhej Jorgji Budini, ishte nje meter e tredhjet cm mbi toke,kishte qafen e shtrembert,barkun e madh,pra nje qen bir qeni qe e kishim frike si kufitar.Ai na vete afrohej na siguronte gjasme leje per shtepi,dhe pasataj ne kembim hynte ne muhabet me neve,pyeste per kapterat per oficeret,per ushtaret,hahahah moster Golloborde.Po lere ate,por vite me vone erdhi ketu ne Vlore i Biri qe ishte Shef Komisariati,ai ishte me moster se i ati.tani dalin gollot Bullgar,hahahah sa do jeteojme do mesojme……

  • Si eshte e mundur qe te behen invetigime te tilla nga BE per pakicen bullgare qe nuk i afrohet numrit te 30-40 mije bullgarve ne Shqiperi? Po per shqiptaret etnike qe jetojne ne tokat e tyre stergjyshore mbi 7 (shtate) milion shqiptare (ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Serbi e Sanxhak, ne Presheve, Medvegje e Nish; ne Bllgari e Rumani…) pse BE nuk e thote asnje fjale te vetme, por me politikat e saj anti shqiptare don te krijoje “republika” per tjetersimin dhe asimilimin e tyre gradual? Kjo tregon qarte se BE eshte njerka e vjeter e Shqiperise dhe e shqiptareve dhe ua ka bere njerke edhe “Shqiperine” e tyre edhe “Republiken e Kosoves”, edhe IRJM, Malin e Zi, e te mos flasim per Serbine, Bullgarine, Rumanine…
    Duhet te turperohet BE per politikat e saj diskriminuese ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, per politikat e kushtezimit te paperspektives, per politikat fashiste politike, ekonomike, financiare…
    Çfare ben BE me Shqiperine dhe shqiptaret kur te gjithe shqiptaret duan te jetojne ne shtetin e tyre te vetem, ne Shqiperine e tyre Etnike dhe duan te kene pasaporta shqiptare dhe jo pasaporta te pushtuesve e te copetuesve te tokave shqiptare?…
    BE, keshtu, po ben diskriminim dhe krim ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve. Turp i madh! Interesohet per pak bullgare, serbe, greke e malazez… pushtues dhe nuk e çan koken fare per 10 (dhjete) milion shqiptare ne trojet e tyre autoktone!…

    DRENICA E KUQE

  • Bullgarèt na e kanè fajin, patjetèr ata.

    Pa dashur tè ofendoj gollobordasit aspak, njè Shqipèri me shqiptarè, do ishte pèr mua personalisht mè e pranueshme, ndaj e shoh problemin e pasaportave bullgare paksa ndryshe.
    Tè jesh bullgar nè KE sot, do tè thotè tè jesh atje ku èshtè asgjèja. Ky èshtè fakt.
    Tani tek gollobordasit. Nèse tipa tè tillè ndihen si bullgarè, atèherè rruga e mbarè, me ato pasaportat e bullgarève. Shteti shqiptar tu heqè nènshtetèsinè shqiptare mè parè dhe ti lejojè tè marrin rrugèn e lumturisè bullgare.
    Shkofshi dhe mos na ardhshi gollobordas. Seç kam njè ndjenjè tè keqe se do na vini prap dhe do pretendoni se jini shqiptarè, qè u gènjyet nga bullgarèt.

  • Si nuk ju vjen rende ?
    Tani e paskan fajin bullgaret?
    Po boshatiset shqiperia sepse po varin veten robt per buke.
    Votoni votoni prap komunisteto socialistet . Do arrini deri aty sa te iki e gjith shqiperia.

  • Per mua levizja e bullgareve te Gollobordes eshte ne perputhje me endrren e shqiptareve: Drejt Europes! Shqiperia u shumua 44 fish ne kohen e kazanit njerezor te Hoxhes, ku ne fakt mund te mbaje vetem 1 milion banore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *