Si dasmor i mallkuar nga Doktori

redaktor

Mbrëmë deri pas mesnate kam qenë me miq në dasmën e Ajolës dhe Erionit. Nuk kam shkruar për ndonjë dasëm në jetë, por sot kur u zgjova pash një vërshim histerie për të përbaltur një ceremoni martese, e cila më krijoi iden se kisha marr pjesë në një krim.

Po ua vizatoj pak dasmën për tu shuar kurjozitetin. Dasma u bë në një nga sheshet kryesore të Kalasë së Gjirokastrës, aty ku bëheshin festivalet folklorike. Nga pikpamja logjistike dasma ishte një guxim i madh, pasi deri në hyrje të Gjirokastrës na shoqëroi një furtunë e paparë shiu dhe askush nuk besonte që do të hapej koha pas pak orësh, për një dasëm në një mjedis të pambuluar.

Organizatorët në të vërtet e rrezikuan dasmën deri në një kufi cmendurie duke vënë bast me Zotin. Për fat e fituan bastin dhe dasmën.
U siguroj se nuk qe aq këndshëm të rrije jashtë, pasi ishte ftohtë dhe zonjat që kishin ardhur të veshura hollë i lanë burrat pa xhaketa. Unë dola i fitur se isha vetëm dhe ndenja me xhaketë.

Menuja ishte aq modeste sa unë nuk mbaj mend tamam cfarë na ofruan për të ngrënë. Ishte një menu kateringu e sjell nga Tirana. Vera ishte një prodhim vendës nga “Vreshti Sala”. Në fillim hezituam ta pinim si “tangërllëksa” por këmngulja e Bashkim Salës që e kishte bërë vet në një vresht në Vorë, na detyroi  ta kthenim gotën e parë për etik. Pastaj e thame gjithe shishen. Këtë foto po e postoj që ti heq merakun Doktorit që edhe vera ngjante me nofkën e tij “Sala”.

Nuk kishte asgjë luksoze pasi ske cfarë luksi të sajosh në një shesh kalaje ku një orë para dasmës ishte plot me ujë. Gotat e para të koktejit u detyruam ti pijmë në bodrumet e kalasë, ku dhe tualetet nuk kishin ujë. Torturë më të madhe se kaq për organizatorët e një dasme nuk mund të ketë.

Ceremonia e kurorëzimit më pëlqeu shumë. Nuk kisha qenë kurrë në një dasëm ku unazat i vendoste një pastor. Kisha parë ose prift ose hoxhë, që në të vërtet këtu tek ne duket sikur të bëjnë gjyq kur të martojnë.

Pastori i Ajolës dhe Erionit ishte një burrë i këndshëm dhe i lexuar. Ai citoi dy herë Kutelin gjatë predikimit të tij dhe e bëri shumë njerëzore betimin e të dyve.
Pjesa e festmit gjatë dasmës ishte në të vërtet ajo që mund ta ketë mërzitur Doktorin. Kishte vërtet shumë hare dhe dhjetra të rinj nuk u ulen kurrë në tavolinë. Ata vetëm vallëzonin.

Unë dhe Filipi u mërzitëm pak se një këngëtar kosovar i ftuar e zgjati shumë me muzikën Rep a Hip Hop. Filipit i hanin këmbët për një valle progonishte që ai e kërcen si grek dhe unë që ja ngatërroja ritmin nga pas si “antigrek”.
Të ftuarit ishin në të vërtet të përzgjedhur dhe kjo mund ta ketë mërzitur Doktorin.

Nuk e di shifrën por nga tavolinat besoj se ishin rreth 350 vetë. Ishin vërtet të veshur mirë dhe njerëz të njohur në shoqërinë tonë. Shumica ishin të rinj, miq të Ajolës dhe Erionit, politikanë gazetarë dhe biznesmenë. Shumica e tyre përvec pjesës politike besoj kanë qenë dhe në darkat e ceremonitë e Berishës. Disa biznesmenë natyrisht dhe në ankandet e Lirisë.

Dhe për ti mbylur këto reshta dua të them se ceremoni të tilla janë torturuese për organizatorët, por fitmiprurëse për qytetin dhe vendin ku bëhet. është një promovim i vlerave të turizmit, shumë me elitar nga ideja e Berishës që të bëj cdo kala kafene dhe qebatore.

Nuk di ckanë hequr ata që vendosën të bëjnë një dasëm në shesh të hapur, por di të them që e vetmja gjë luksoze ishte ideja për tu martuar në një kala të cilën Erioni ka dy vjet që e promovon si destinacion turistik duke cuar cdo korrik mijëra të rinj nga gjithë Shqipëria.
Unë u gëzova që Ajola dhe Erioni zgjodhën Gjirokastrën të martohen. Ja vlente të ishe i ftuar edhe pse ishe i rrezikuar nga ndonjë plevit nëse zinte shiu. Por Zoti ishte me ta. Aq shumë sa ka xhindosur dhe plakun që përgjon cifte nga kulla në Tiranë.

Share This Article
40 Comments
  • Por, pyetja e parë që të vjen ndër mend pas kësaj ceremonie madhështore është: a do të ketë edhe dasma e ministrit që mendon për të vobektit efektin e ditlindjes së Ilir Metës? Ndoshta krahasimet nuk janë të ngjashme, sepse asnjëherë deri më tani, Velia nuk është kapur me bllok në dorë, por gjithësesi dasma madhështore, me shpenzime marramendëse, me një përfshirje të televizionit publik dhe të policisë së shtetit, në një objekt monument kulture, nuk i shkon për shtat imazhit të ministrit që ngre në krahë romët për ti cuar në spital, as atij të bamirësit që mendon për handikapatët. Ndoshta është rasti që edhe njëherë të thuhet MJAFT, arrogancës shpërdoruesve të njerzve me pushtet.

    • O Mero! Unë s’e di sa serioze mnd të tigëllojë një dasëm e tillë gjigande në p.. të harushës, për një ministër që pretendon rilindjen e një vendi të rrënuar ekonomikisht, moralisht e politikisht. E gjitha kjo maskaradë më tingëllon shumë pompoze dhe snobiste athua se po martohet djali i mbretit X. Pa dashur të cënoj privatësinë e një sebepi të tillë siç është martesa, kjo vetëm sa ia ul pikët në sytë e publikut si Erionit dhe atij që i ka besuar seriozitetin e qeverisjes së këtij vendi si dhe ty që merr rrugët për t’u bërë pjesë e kësaj dalldije dhe i fut dhe një reklamë nga pas si për ta justifikar atë. Sinqerisht kemi humbur besimin në qeverinë e përbërë nga mëndje lehtë e snobë si puna e këtij Erion Velisë.

      • Po pse i ulet respekti ne syte e publikut? Kush eshte ai i ri qe nuk e mendon dasmen e vet si dasme endrrash?! Çfare kishte pompoze aty perveç listes VIP te te ftuarve qe i bejne mire ne çdo drejtim marketingut te Gjirokastres? Menuja, vera shqiptare apo ambienti pa çati mbi koke?
        Edhe me i dobti ekonomikisht mundohet qe te beje nje dasme sa me te mire e te veçante qe te kenaqi veten dhe te ftuarit, paçka se mundesite dhe imagjinata mund t’i kufizojne shume nga keto qe ndodhen ne dasmen e Veliajt.

        Pse nuk thua ti qe Veliajt i rritet admirimi ne publik kur te shtunen paradite dhe te dielen (para dhe pas darkes se dasmes) beri takime ne shkollat profesionale te Durresit dhe te Gjirokastres duke u bere apel prinderve qe te zgjedhin ate shkollim per t’i bere femijet e tyre te afte per tregun e punes? Nuk shkoi ne Maldive apo Dubai ne muaj mjalti edhe pse ka te drejten e zotit, nderkohe qe i biri i Berishes (historikisht i papune) shkon per qejf atje me te dashuren dhe shume politikane e ish-ministra shkonin me dashnoret kur u tekej. Ky eshte snobizmi per mire i atij djali dhe jo keto baltra qe po mundoheni te hidhni mbi personin e tij.
        Jeni te varfer ne shpirt, zemerligj dhe mendjengushte.

        Erion Veliaj te trashegohesh me jete te gjate dhe te lumtur! Qofte me bereqet martesa juaj porsi shiu i ketij fillim shtatori!

      • Po c’ne ti te kesh votuar te majten ndonjehere me sorre. Edhe nese e ke humbur ti respektin, per shkak te Erionit e kane fituar qindra familje te tjera qe per here te pare ne jete po gjejne nga nje pune qofte edhe jo fort mire te paguar, por ama po i largohen ndihmes sociale deshperuese qe merrnin ne muaj si lemoshe per varferine e tyre ekstreme.
        Qeveria po gjen respektin e qindra familjeve rome qe per here te pare po ndjejne se ka nje qeveri qe po hedh shikimin drejt tyre per strehimin, kujdesin shendetsor e arsimin e jo te debohen nga kasollet e tyre nga gangstere me mbeshtetje politike, sepse Kryetari i Bashkise ka “plane zhvillimore per zonen”. Kjo fal Erionit.
        Po ashtu respektin per qeverine po e gjejne edhe qindra emigrante qe kane punuar dhe kontribuar ne perendim, ndersa frytet e pensionit do i shijojne ne Shqiperi ne saj te marreveshjeve te nenshkruara mes qeverise shqiptare dhe atyre respektive.
        Respektin per qeverine po e fitojne mesuesit e arsimit privat te cilet ne saj te Erionit po u kthehet dinjiteti i dikurshem. Nga shkolla ku dikur regjistroheshin gjithe ngelesit per te marre nje diplome te shkolles se mesme, sot ato shkolla po reklamohen si nje nga mundesite me te mira per te ardhmen e ketyre nxenesve.
        Respektin per qeverine po e fitojne dhe punonjesit ne varesi te ministrise se Erion Veliaj. Atyre u eshte kthyer dinjiteti dhe rendesia qe kane, e nuk shkojne me ne pune thjesht per te marre rrogen duke ndejtur ulur ne ato vrima miu qe kane patur per zyra, por duke kryer me pergjegjesi detyrat per te cilat paguhen.
        Respektin per qeverine ne saj te Erionit po e fitojne dhe ata biznesmene shqiptare e te huaj qe ndjejne doren e shtetit me fondet per punesimin, por edhe me prezencen e vet ministrit ne fabrikat dhe punishtet e tyre te prodhimit. Nuk kam pare ndonjehere minister tjeter te kete promovuar me mire se Veliaj prodhimet Made In Albania.
        Respektin per qeverine po e fitojne ata minatore te cileve u ishte premtuar mosha e pensionit 55 vjec dhe u be. U ishte premtuar me teper siguri ne pune dhe eshte punuar mire ne kete drejtim, edhe pse fatalitetet nuk jane shmangur 100%.
        Respektin e qeverise e kane fituar edhe ata te moshuar e jetime qe per Vitin e Ri nuk u ndjene aq shume vetem, por u sherbyen nga vete ministri Veliaj, ndersa dikush tjeter ne vendin e tij do ishte ne Paris, Rome a Londer duke u argetuar me familjen.
        Respektin per qeverine e kane fituar dhe forcuar te gjithe ata shqiptare qe kane sy te shohin qe ky minister asnje dite nuk rri ne zyre per te ngrohur karrigen e te bere pazaret e tij, por rend nga nje cep i Shqiperise ne tjetrin ne promovimin dhe nxitjen e burimeve ekonomike dhe njerezore qe mund te permiresojne sadopak jeten e cdo shqiptari.
        Jepini hakun qe i takon, eshte me i miri ne punen e tij.

  • Na trego shpenzimet mero dhe krahasoj me deklaratat e pasurise se erionit. mos e bej dhe ky si rama qe me 6 mije eurot e fundit te deklarates lindi zahua e tani na ka ngel kryeministri pa buke

  • Mero je bashke me erionin kunder Kocos.
    Kete e dine te gjithe njerezit. Prit dhe pak se nga kandidat per bashkine e tiranes
    E hoqi rama. Deri ne fund te vitit do e heqi dhe nga minister.
    ti rroj kalaja dhe leket e vjedhura pastaj.

  • Perfundimisht, Meroja eshte epik. Nese ka e gjera qe kontribuan ne rrezimin e Saliut, pervec Edi Rames dhe Fiks Fare, Meroja me gazeten e tij Tema ka qene faktor kyc per rrezimin e alldaukut dhe satrapit Sali.

  • O Mero qe ky eshte nje plere kete e dine te gjithe, qe dhe çdo koment ne favor te tij e shkruan stafi i tij ministror ose me mire detyrohen ta shkruajne se ndryshe dalin ne rruge te madhe shko e pyet kush punon ne ate ministri e ti tregojne te gjitha

    • Po pse eshte pleher mor qurrash, mor llum? Apo pse punon me shume nga te gjithe ne ate qeveri?
      Po ajo ministri kush e di sa qindra vartes ka, komentet e tyre do kapnin disa qindra nese do shkruanin me 3-4 pseudonime. Po thuaj nje here c’heqin ata punonjesit e tij ta mesojme dhe ne qe s’e dime? Apo jane mesuar te rrijne neper zyra e te dredhin zinxhirin e s’u pelqen te dalin ne terren per te rritur performancen e Ministrise. Ishit mesuar me Kseren qe vetem bente koncerte 1 milion dollaresh me Ciljetat dhe fuste ne xhep gjysmen e parave, nderkohe qe nuk e shihje asgjekundi tjeter perkrah atyre shtresave qe duhet te perfaqesonte. Apo kur shperndante asistence ekonomike ne kembim te votave?
      Kur u bete te ndjeshem per trashgimine kulturore ju barbare qe s’keni lene kjoske e qoftore pa ngritur ne kalate shqiptare e as e keni care koken ndonjehere pse po binin ato muret e kalave dhe bashke me to historia e Shqiperise?! Dhe keni hedhur balte mbi kryeministrin kur ai u hiqte lejet e ndertimit vjehrrit te Majlinda Bregut e shume barbareve te tjere qe per 8 vjet e ben Shqiperine bahçen e tyre private.

  • ky lloj bashkimi eshte alegorik,butaforik,me nje fjale venia e kurores jo ne altar te bekuar,po ne nje shesh persheshesh,betejash,gjaku,burgjesh,eshte thjesht megallomani e semure,e nje mendjeje delirante.Me mire ta kishte bere ne burgun e SPACIT.Turp haram votat,
    “RANAE MALET u NGITEN HALET”

    • Lerini mo njerezit te gezojne, boll bete moralistin ju qe jeni mesuar te jetoni me kerma dhe shpenzoni gjithe ato energji per te nxjerr vrerin qe mbani brenda. Nuk ju nxorri nje here goja “te trashegoheni” si per çdo çift te ri, pastaj te filloni me kritikat.
      Kush je ti qe i thua harram votat? Ti qe voton Berishen si i verber prej 24 vjetesh?
      Sa pune dhe energji ka shpenzuar Veliaj per 1 vit ne Ministri nuk kane shpenzuar gjithe ministrat para tij ne 22 vjet pluralizem.
      Sa prozhektore i ka kthyer Veliaj Gjirokastres ne 1 vit, as Enveri nuk e beri per 40 vjet qe ishte nga ai vend.
      Ta bente dasmen ne ndonje lokal tymi perseri do thoshit e ben per show, ta bente tek Xibraku, Sheraton a Rogner, perseri do ia kishit nxjerr faturen 500,000 Euro a me shume. Ka bere nje dasme normale me sherbim katering, ne qiell te hapur dhe kini parasysh qe shpenzimet e darkes kryesisht t’i nxjerrin dasmoret. Nese ne dasmat e zakonshme hidhen nga 5-10 mije Lek, presupozoj se te ftuarit ne dasma te tilla mund te hedhin nga 100-500 Euro ose edhe me shume. Bejini vete llogarite dhe mos hani shume mxt.

  • ka nje d.mth. mos pjesmarrja e rames se ky eshte nje by..e q.r duket qysh ne surrat bashke me ate cu..en ka nevoje populli per dasmen e tij si sivjen turp bravo RAMA

    • Dergoji nje here motren per prove, na trego pastaj nese e ka prekur a jo edhe pse ka arsye morale per mos ta prekur.
      Ti si ushtarak rri pas deres i veshur me uniforme t’i mbash pishen dhe te pregatisesh akt-raportin.
      Shko o lyrash pastro nje here dhembet e krimbur, laj gojen e pastaj jep opinione te vlefshme dhe jo palacolliqe te tilla qe s’kane vend ne forume te tilla.

  • te sharet vetem shajne , mjere keto ERIONI TE TRASHEGOHET ME GJITHE NUSEN . AI ESHTE NJE DJALE FANTASTIK .MJERET JU QE VETEM SHANI E NUK SHIKONI VEHTEN DHE PJELLEN TUAJ QE KA DEGJENERUAR KOMPLET

  • Cdo shqiptar a ka mundesi te beje dasmen ne nje monument kulture te mbrojtur nga UNESCO edhe kur ka leke?.Besoj qe jo dhe keshtu eshte.
    Sa sa ka harxhuar,sa ka pasur te ftuar ne nuk na intereson shume,por cfar behet me vlerat kulturore te vendit tone.Kush ka dhene lejen duhet te pergjigjet per kete krim.Ne qofte se ka prokurori duhet te hetoje demet e vlerave kulturore dhe shkeljen e ligjit se behet si me banken e shtetit.

  • Mero Baze: Dikur u quajshit i riu revolicionar se ju paditen babajn tuaj qe e kishe komuniste,per pervetsim te pasuris socialite.Masa e pare heqje te dekumentit te partis,denim me burk.

  • Te sharet shajne dhe te qeshurit te qeshin.
    Celen rete
    Pushoi stuhia
    U martu Erion Velia
    —-
    300 krushq nga shoqeria
    kercet vallja
    digjet shamia
    ——
    Ce hedh vallen pogonishte
    200 qillo
    barba Lipe
    ———
    Moj kalaja me bedena
    hidhet vallja
    dhe hareja

    Por tek kulla bri sahatit
    plasi sherri
    Malukatit
    ———
    Plasi sherri i Salise
    Per dasmen e
    Erion Velise
    ———–
    Gjegjet Mero,krushk i pare
    Qe piu veren
    e vreshtit Sale
    ———
    Dasma Erionit,or miqt e mi
    Kushtoi sa nje qime
    e hajdutit Sali!

  • O Merooooooo ,,,, na merove me idiotesira . Nuk mbulohet dielli me shosh o meroooooo. Prandaj nuk kishte nevoje Erioni per WC se po ja mbane ti bidene ? Edhe bideja e Veliajt te kishte mbetur mangut ordyfytyrsh?

  • Pse gjithe top channel eshte ne darkat madheshtore te ketyre , nuk e kuptoj… Ne asnje vend te botes nuk ndodh qe te martohet nje minister dhe i ftuar te jete stafi i tere i nje televizioni. Provincializem i rrezikshem, pervec te tjerash.

    • Po ku e lexove top chaneel ti o alban. Pi Filipi nuk eshte gjithe top chaneel. Jeni qep topit po topin do i hani.JETE TE LUMTUR CIFTIT dhe ziliqaret le te plasin

  • NOTE
    PER ERJON VELINE, KETE NASTRADININ MODERN TE SHOQERISE TONE

    Ky vend perfundimisht mbeti ne mesjete, persa i ka mbetur vetem nje alternative, te sundohet vetem nga plebejte dhe komediane te tipit Veliaj. Kam qeshur me lot dje, po kaq edhe jam trishtuar teksa degjoja njera pas tjetres genjeshtrat e ketij grafomani, por ajo qe me beri me shume pershtypje eshte fakti sesi ky njeri ne nje kohe kaq te shkurter kerkon te zbukuroje me cdo kusht historine e jetes se tij, nepermjet mashtrimit, duke u paraqitur si nje hero apo lider i lindur me investim te larte per kete vend… Edhe lidhjen me Ajolen e tij ne vitin 2004, e paraqiste dje ne nje gazete prane tij, sikur ishin lidhur me Inbox pasi ishin njohur duke lexuar e komentuar artikujt e njeri-tjetrit neper faqet a blogjet e internetit, a thua ti, se te dy keta personazhe kane qene editorialistet me te medhenj te organeve te medias shqiptare me opinionet dhe alternativat e tyre brilante kaq te domosdoshme per shqiptaret, kur ne te vertete ky Erjoni yne hynte ndonjehere neper faqet e tyre nepermjet perversitetit, ashtu si nje shegert i vogel, me Tanga, recipeta apo bente ndonje parade me fustane nusesh, ndersa per zj. Xoxa, as qe mund te thuhet jo me te behet fjale dhe ekzistenca e emrit te saj mund te gjendej vetem ne regjistrat e zyres se Gjendjes Civile ne njesine administrative te banimit, se neper faqet e shtypit shqiptar as qe behet fjale te gjesh ndonje gjurme te shkelqimit, erudicitetit apo vizionit te tyre se bashku sic pretendon Viladin Qyrku d.v. mjafton te shfletosh bibliografine e periodikut shqip ne BK dhe bindesh per megallomanine dhe genjeshtrat e tij per tu vetelavderuar…?!!

    Te shkofte mbare dasma e kurorezuar ne Kalane e Gjirokatres me kaq zhurme e artifice per nga bemat o milioner i ri me nje vit pune si minister, se ne nje vend normal nuk do te besohej te drejtoje as bashkine e Kucoves e jo me m…, o Nastradini yne, o shakaxhiu i perparimit, dhe bekoje fort perjetesisht ate qe te ka dhene doren, duke te mbajtur pa asnje merite ne krye te piramides se shtetit dhe te nje partie te madhe qe normalisht kurre nuk mund te vinte radha per nga kontributet te dilje mbi lidershipin e saj historik… Kjo histori e jotja le te sherbeje si burim per ndonje producent a DigitAlb per te zbavitur me humor audiencen e tyre me nje komedian qe per nga bemat nuk gjen shembull sot ne te kater kontinentet.

  • Ky Mero Baze qe eshte nje lepires i paskrupullt dhe medioker kete e dime prej vitesh.

    More zoteri ti tall inteligjencen e popullit tend dhe i ofron opinione vdekjeprurese demokracise se Shqiperise. Ajo dreka te ngecte ne fyt ty dhe te tjereve, pasi keni henger kateringun e ca varfanjakeve neper cepat e Shqiperise qe jane me shumice…

    Erioni, ministri yne i mieqenjes sociale, ka bere disa festa ne kuader te dasmes se tij, me nga 1000 veta te ftuar per secilen feste, ti ke qene te njera qe mundet te te plevitoseshin dhe mollaqet, por kjo ka qene preferenca e sebepcive, si variacion ne kalane e Gjirokastres. Po ministri ka bere edhe feste dielen dhe ka njoftu edhe nje te henen (ne fshatin Peze te Tiranes, ku kushtet do te jene ndryshe :P).

    Ministri mundet te bente edhe nje dasem me te vogel dhe te trashegohej me jete te lumtur, por keshtu sic e beri tallet me popullin dhe behet akoma me pak i besueshem.
    Ku i gjen leket Ministri qe bene disa festa me nja 4000 veta se paku, te ftuar per martesen e tij, paga e te cilit nuk eshte me shume se 2000 $??????

    PS: Lene Berishen, se ia dha populli cka meritonte, po merru me ato qe na qeverisin, qe po behen si ai… Mos u lepi tek Erioni, se do ta hash si me Berishen ti dhe te tjeret si puna jote. Tung

  • Ne fakt eshte interesante qe Erjon Veliaj nje njeri qe ka vetem nje vit pune dhe kete pune e ka per here te pare si MINISTER guxon te beje dasma miliardieresh, kete nuk e kuptojme??! Me thoni o njeres a ka ndonje institucion ne Shqiperi qe ben hetime, ne fakt provat jane publike, per te prere faturen e nisjes drejt 313…

  • Mungesa e Rames pa asnje arsye dhe per me keq akoma e shoqeruar me foto qe shtynte karrocen e Zahos,nuk eshte pa domethenie. Rama ne festa eshte tip minimalisti dhe nuk i pelqejne shpenzimet. Ne rastin e zarit te tij Erion e ka te lehte ti bej dalje duke i bere si dhurate perpara dasme heqjen nga lista si kandidat per Tiranen. Nuk duhet gjykuar per ditelindjen e Likes se atje duhej te shkonte per ti bere fresk Likes dhe Monikes,mbasi keta po te duan e lene pa pune dhe i mbetet Zahua pa buke. Nese Sali Bishes ju deshen 8 vite qe te nxirrte kthetrat e grabitqarit,ketyre Kucedrave Pink i kane dale kthetrat per 8 muaj. Mjere populli qe i voton keta halera…..

  • A eshte normal qe nje ministri te beje nje promotion per Geraldinen? A nuk ka konflikt ketu? Mbasi harroj ministri jone se eshte ministri i Republikes, e jo plakard publicitar per geraldinen,propozoj qe te shkarkohet ‘keshtu do jeté i lire per promovim te geraldines,veres se sales ,WC e porcelaines etj etj ….

    • Po qe je idiote e lindur ta ka thene kush? Cfare konflikti ka moj bibe se ju ta nerversni nje lajm kur e lexon me keto komente “inteligjente”? A e martoi qeveria Veliajn apo u martua vete o cope debile? A e pagoi Geraldinen me paret e tua si taksapaguese apo me te vetat? Po ti dele, si qytetare nuk ke te drejte te komplimentosh fotografin e dasmes, dyqanin ku ke marre fustanin e nuserise apo lokalin ku ke bere ceremonine? Ti c’konflikt interesi ke kur cdo gje e ke paguar ose jo nga xhepi yt, apo ti s’je figure publike dhe i ke keto te drejta? Shko hap ndonje liber se je per te qare hallin per formimin mendor qe ke.

      • Ti me pseudonimin Gjithe Keta Idiot, qeke vete nje krye idiote qe nuk paske shok. lili, une dhe gjithe te tjeret kemi te gjithe te drejten e botes, te gjykojme, komentojme dhe vleresojme ministrine dhe megallomanine e tij, pasi e kemi zgjedhur dhe pavaresisht se ka realizuar kete mega skandal me dasmen e tij pompoze dhe lluksoze. Ti mund te shprehesh shume mire mendimin tend ndryshe nga lili.
        Ne llogari te fundit, Ministrin e kemi vendosur ne aty, per te na qeverisur mire, jo per te na cqeverisur dhe per te bere marrina te ketij lloj. Me vjen keq per shkallen e qytetarise tende. Do ta justifikoj vetem ne qofte se ha buke nga pricipata e Ministrit. Se ne llogari te fundit njerezit me barkun bosh jane dhe duhet te bejne edhe sherbesa.

        Ministri duhet hetuar per shpenzimet e dasmes, pasi mund te kete perdorur edhe taksat e mia. Te gjithe kemi te drejt per te kerkuar llogari, pervec sahanlepirsve… Ministri duhet te japi llogari para qytetareve dhe opinionit publik…

        • Gimi, shyqyr e kam pas barkun mbushur normal dhe kjo fale shpatullave te mia pa ia shtrire doren kujt as djathtas e as majtas. Veliajn s’e njoh fare, thjesht nga rrjetet sociale dhe TV, por tezat tuaja jane shume qesharake duke kaluar nga trashgimia boterore sikur ne kala u ndertua nje pallat pa leje dhe jo nje strukture fleksibile shume here me e lehte per t’u cmontuar nga ato te festivalit folklorik, deri tek pretendimet e lili trapes per konflikt interesi pse ka permendur Geraldinen.
          Shpenzimet shume mire i kane shpjeguar te tjeret qe mund te jene mbuluar nga dasmoret dhe si nga fotot ashtu dhe nga deshmite e te pranishmve duket qe s’ka patur asnje ekzagjerim krahasuar me dasmat e tjera shqiptare. Po njerez malinj si ju duan te bejne pis cdo gje qe shkelqen, ngase nuk u ka dal ende merzia e thyerjes se qafes pas 23 qershorit. Mesoni ndonje zanat nese keni ngel pa pune pas 23 qershorit dhe lereni llogaridhenien se eshte ende heret dhe nuk jeni ju qe e keni zgjedhur Veliajn si minister se s’keni votuar ndonjehere majtas.
          Me pare eshte radha e dosjeve te skandaleve te ish-qeverise qe i ka kapice duke fjetur ne Prokurori dhe ajo e hajdutit me cizme qe po zjen keto dite. Mos u mundoni te paralelizoni ngjarjet e vjedhjes se bankes me ate te dasmes se Erionit, eshte sforcim i kote.

  • Mesa kuptoj nga shkrimi i Meros dasma më shumë ju ka kushtuar të ftuarve (qoka e majme plus rruga e gjatë) sesa Erionit? Eh mor Mero,- thonë një gjë të bukur devollinjtë “për një koskë deri në Poloskë”!? Dasëm pa mish nuk bëhet? Më tërhoqi vëmëndjen ky “pastori”,ç’është dhe ku rri ky? Mesa di në ushtrinë amerikane ky ështé një lloj prifti për përpunimin shpirtëroro-fetar të ushtarëve? Çne Erioni me baba e nënë myslymane promovòn martesën me pastor? Pastaj,a është e ndarë feja nga shteti dhe për rrjedhojë dhe nga shtetari ? Nejse,çifti të trashëgohet dhe jetë të lumtur në shërbim të popullit fukara shqiptar që i ndoqi përkarshi ! Tung!

    • shume qesharak jeni kur thoni eshte feja e ndare nga shteti. Ca lidhje ka kjo???

      Njerezit zgjedhin te martohen ne Kishe dhe pike.

      • Janë të renda ca koncepte të medha për trurin tënd të vogël o enea i janullës dhe i kishës greke! Atje në greqinë tënde feja nuk është e ndarë nga shteti dhe shtetarët, kali nga gomarët , priftërinjtë nga idiotët dhe shërbyesit e saj nga donkishotët!

    • Z.Zaimi,

      Pastori ka pak a shume funksionin e nje prifti.
      Dallimi qendron ne faktin se pas Reformes se Kishes Katolike, nga Luteri e tutje u krijuan shume rryma brenda tre ndarjeve kryesore: Kalviniste (kryesisht Zvicera), Luterane (kryesisht vendet gjermanike dhe nordike) dhe Anglikane (Anglia, ku mbreti ka edhe funksionin e kreut te kishes angleze te ngjashem me ate te Papes se Romes).
      Me sa jam ne dijeni Veliaj eshte pagezuar ne ritin batist, nje rryme e puritaneve qe u shkeputen nga anglikanizmi. Ishin pikerisht puritane eterit themelues qe u nisen drejt Amerikes per te ringritur kishen mbi baza te reja dhe nder ta kishte edhe batiste. Batistet jane shume te perhapur e aktine ne SHBA. Pastoret ndjekin shkolla te posacme universitare per tu pergatitur dhe urdheruar me pas pastore. Nje nder me te famshmit pastore batiste ka qene Martin Luther King.
      Perfaqesuesit fetare qe kryejne funksionet fetare ne ushtri quhen Kapelane. Qellimi i tyre eshte plotesimi i nevojave shpirterore te ushtareve besimtare, pak a shume sic ndodh edhe ne burg me te burgosurit.
      Ato mund te jene katolike, protestante etj ne varesi te besimit qe kane ushtaret
      Fakti qe Veliaj mund te kete pasur prinder myslimane nuk perben pengese qe ai te konvertohet ne te krishtere. Me rigorozet ne kete pike jane cifutet qe nuk pranojne konvertimin, biles edhe trashegimia e perkatesise fetare vjen vetem nga gjaku i nenes.

  • Per ceshtjen : “a eshte ndare feja nga shteti?”
    Eshte njesoj sikur te pyesesh a eshte ndare shpirti nga trupi. Si istitucion feja eshte e ndare nga shteti por kjo nuk do te thote qe nje shtetar te mos jete besimtar. Jane dy gjera qe nuk e perjashtojne njera tjetren. Koncepti i ndarjes se fese nga shteti ka te beje me faktin e ndarjes se pushtetit fetar me ate shteteror, ku psh kreu i shtetit nuk mund te jete njehersh edhe kreu fetar.
    Vatikani mund te merret si shembull persa i perket rastit ku pushteti shteteror dhe fetar jane perqendruar tek i njejti person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *