Si dhia që lëshon ku të mundet kakërdhi

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

 

Idetë e M.Velos s’janë as të reja, as risi. I gjen (si format paragjykimesh fetare e krahinore) të përhapura gjithandej, që nga njerëzit e rrugës e gjer tek njerëzit e “salloneve”, se po s’gjej dot fjalë tjetër si ta përkufizoj vip-ërinë e këtyre kohërave që jetojmë. Në ndryshim nga të parët e edhe nga këta të fundit, që i mbajnë e i ndajnë zakonisht vetëm mes tyre, Veloja u jep zë e i shpërndan publikisht – një çiltërsi, e vetmja e mirë kjo, për të cilën duhet falenderuar në njëfarë mënyre. Sa për ato ç’thotë, është njësoj sikur dhia që ecën e i lëshon ku të mundet kakërdhitë, të ngrihet e të thotë që ato janë gurë oniksi. (Në një koment këtu kërkoheshin kundërargumente e shifra ndaj fjalëve të Velos, a thua se ai vetë, para se t’i lëshonte ato përtokë, kish fjetur mbi statistika.) Nuk më duket se ka kushedi çë “performancë artistike” nga ana e tij – janë thjesht idetë e një njeriu të rritur, si zakonisht këtu, me paragjykime e pastaj të lënduar keq nga jeta, që rrugës ka mbledhur jo vetëm art e shkollë, por edhe shumë vrer. Shkurt, prej tij nuk është se pritej ndonjë gjë tjetër, as zbulim, as reflektim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *