Për vendosjen e diagnozës rekomandohet kryerja e testit të matjes së dendësitetit kockor (BMD test). Të gjithë individët mbi 50 vjeç, veçanërisht gratë në menopauzë, dhe ata të cilët kanë një faktor rreziku duhet të bëjnë matjen e densitetit kockor.
Duke qenë se humbja e masës kockore gjatë osteoporozës ndodh gradualisht dhe është e padhimbshme, ajo nuk ka simptoma të dukshme që tregojnë se një person është duke zhvilluar këtë sëmundje që në stadet më të hershme të saj. Për këtë arsye osteoporoza quhet “epidemi, apo sëmundje e heshtur”.
Megjithatë, disa shenja si dhimbja e lehtë, reduktimi i gjatësisë trupore me disa centimetra, apo frakturat mund të jenë të lidhura me osteoporozën. Një pjesë e mirë e rasteve janë fare pa shenja dhe osteoporoza konstatohet rastësisht mbas kryerjes së një testi të matjes së dendësitetit kockor.
Osteoporoza prek si femrat, ashtu edhe meshkujt. Keqkuptimi më i zakonshëm është se osteoporoza prek vetëm femrat. Sipas ekspertëve të shëndetit publik, është e vërtetë se gratë në menopauzë janë më të rrezikuara për osteoporozë, por ajo prek miliona meshkuj anembanë botës. Rreziku i frakturave te meshkujt është më i madh se rreziku i zhvillimit të kancerit të prostatës.
p.k/dita
