Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Si do bëhet rikonstruksioni i 9 konvikteve në Qytetin Studenti
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Si do bëhet rikonstruksioni i 9 konvikteve në Qytetin Studenti
AktualitetLajmi i fundit

Si do bëhet rikonstruksioni i 9 konvikteve në Qytetin Studenti

Leda Hysa
Published January 20, 2019
Share
SHARE

 

Brenda 4 muajve do të përfundojë rikonstruksioni i konviktit të parë të studentëve meshkuj në Qytetin Studenti. Drejtoresha e Rezidencës Studentore, Anila Shehu në një intervistë për ATSH tha se do të rikonstruktohen plotësisht 9 godina konviktesh dhe se ato do të ofrojnë standarde shumë të mira për studentët.

“9 konvikte i janë nënshtruar projektit të KfË-së. Për këtë konviktin e meshkujve që po rikonstruktohet i pari dhe tërësisht kontrata është për 120 ditë. Pra parashikohet që ky konvikt të përfundojë brenda 4 muajve”, tha Shehu për ATSH.

Të gjitha dhomat janë të njëjta në sipërfaqe, çdo dhomë do të ketë mobilim të ri, sistem i ri i ngrohjes, nyje sanitare dhe hidrosanitare të reja. Salla e leximit do të ketë një sipërfaqe më të madhe dhe do të jetë moderne, duke plotësuar të gjitha konfortet që ofron një sallë leximi, si dhe do të ketë edhe një bibliotekë.

Në të gjithë konviktin është vendosur një sistem i ri elektrik, hidraulik dhe do të ketë internet falas për të gjithë studentët, tha Shehu për ATSH, duke shtuar se dhomat e konvikteve mund të jenë me nga dy studentë, por do të ketë edhe miniapartamente

“Gjithashtu është duke u realizuar edhe izolimi i jashtëm i konviktit nga i cili do të përfitohet edhe kursimi i energjisë elektrike në masën 30%” , tha drejtoresha Shehu.

l.h/ dita

Leda Hysa January 20, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Nunuja nga Cepani says:
    January 21, 2019 at 10:24 am

    Shume bukur zonja drejtoresh! Po ku ishe deri dje ? A e kishe pare gjendjen e konvikteve ? A kishe shkuar si grua qe je tek dhomat e tyre e sidomos tek ato te vajzave ? A i pyete si laheshin ato e sidomos ne ditet me te veshtira te tyre ? A e quaje veten nene per konviktoret ? E une e kujtoj me nostalgji kujdestaren time ne kohen e diktatures si e quani ju tani. Po,po zonja drejtoresh nuk e them per propagande,por ishte realitet. Ne skishim dushe,por nje kazan i madh tek mensa rrinte vazhdimisht me uje te ngrohte . Eshte e vetret qe e mernim me kova,por laheshim ama ? Megjitheate pershendetja Bashkise se Tiranes per punen e nisur. Me kete rast u bej thirrje studenteve qe vazhdojne akoma te bejne greve: SHONI NE MESIM! DETYREN E KRYET. Po nuk vazhdoi puna ,protesta aty eshte dhe athere dote jet edhe me e forte. jam i bindur se kur te behet Cuni i Fari Balliut ,Klevisi,kryeminister ,ju do te hani me luge floriri te prodhuara nga floriri qe i ka tepruar ILIR Flororit e MONIKa Kryemadhit….

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?