Qeveria britanike ka porositur 50 milionë teste serologjike me shpresën që do të ndryshojë lojën e luftës kundër pandemisë.
Kështu besohet se përparimi që do të bëjë një ekip i shkencëtarëve britanikë do t’i lejojë njerëzit të punojnë, nëse janë të sigurt nga virusi, kur testet të përfundojnë në qershor.
Britanikët do të jenë në gjendje të bëjnë testin dhe do të lejohen t’i kthehen jetës sociale dhe në punë, si në kohën para koronavirusit.
Testet pritet të kushtojnë 10 paund dhe gjithçka duhet është një mostër gjaku. Ai do të tregojë nëse jeni imunë si në rastin e një testi shtatzënie, ku dy vija që do të shfaqen pas 20 minutash do të tregojnë nëse i keni antitrupat.
Qeveria shpreson se 1 milion teste mund të prodhohen brenda 1 javë gjatë verës për të ndihmuar Britaninë të përparojë sërish.
Planet qeveritare janë që përdoruesit ta fotografojnë rezultatin e testit dhe ta dërgojnë në një njësi komanduese, e cila do të regjistrojë rezultatin në një ‘database’.
Zyrtarët shëndetësorë më pas do të jenë në gjendje të krijojnë një pamje më të plotë sesa e sigurt është Britania nga virusi, derisa të zhvillohet një vaksinë.
l.h/ dita

50 milion teste perkthehen 500.000.000 Stelina !
————
Po komisari kapter Ramiu ku eshte ?!
Ha,ha,ha,ha,ha…….–qeshi kapter RAMIU ! Pastaj ju kthye marinarit
-“Po puna e Komisarit ishte Looooooooja ! Ha,ha,ha,ha, po pse ti kujtove vertet se ne po kerkojme Komisarin ?!!
Puna e komisarit ishte Loja !
————
Ju vertet besoni se problemi kryesor eshte “parandalimi e/pandemise korona virus ?!!!!
Ju vertet besoni ne Humanizmin mbrojtjes se jetes se njeriut ?
Hipokrizia globale e atyre qe kentrollojne diktojne boten eshte jashzakonisht e madhe !
Eshte mashtrim !
Si mund te krijohen ndryshe 5000.000.000 Sterlina ?!! Nje analize gjaku e detyrueshme e diktuar, ne emr te mbrojtjes nga virusi e ben te mundur kete !