Intervistoi Entela Resuli
Botuar në DITA
Sistemi arsimor ka kaluar dy vite të vështira. Për herë të parë është përballur me një pandemi botërore ku është detyruar herë të mbyll dyert e shkollës dhe herë të zhvillojë mësim në platformat online. Për Shqipërinë një terren i ri ky, jo shumë i praktikuar më parë. Sapo kemi hyrë në vitin e tretë të kësaj periudhë, ku me sa duket do përballemi sërish me masa kufizuese.
Në fillim të këtij viti shkollor ne kemi folur me një nga njerëzit më me eksperiencë në fushën e arsimit. Jetmir Aliçka ka një përvoje 45 vjeçare në fushën e edukimit, 44 prej të cilave ka shërbyer si drejtues shkolle, drejtues i Institucioneve arsimore në qytetin e Tiranës, drejtues dhe ekspert i shoqërisë civile në fushën e edukimit. Sot ai drejton një nga shkollat private elitë të kryeqytetit, shkollën 12-vjeçare, “Elitë”.
Kjo është një nga periudhat më të ngjeshura të vitit për të pasi regjistrimet e reja, bisedat më prindërit, mbledhjet me stafin pedagogjikë janë intensive; pasi ka lënë pas Covidin i cili i ka hequr disa kilogram në trupin e tij, tashmë është gati për një fillim të ri, me masat që janë marrë, por edhe në mënyrën e punës.
Më poshtë biseda në Dita me profesor Jetmirin:
– Profesor, shkolla ka kaluar 2 vite të vështira, me ndërprerje, prej pandemisë, mësim online, sa mendoni se i ka penguar kjo në punën e tyre, mësuesit dhe nxënësit?
Padyshim, që kanë qenë 2 vite shumë të vështirë për të gjithë, por, bazuar në studime të mirëfillta, edukimi, shkolla, nxënësit kanë qenë ndër më të dëmtuarit e mëdhenj. Është dëmtuar misioni i shkollës, si institucioni unikal që prodhon dhe rrezaton edukim.
Shkolla e mirorganizuar e mirekonsoliduar ndër vite, bazuar në rregulla, rregullore, struktura, kurrikula, burime njerëzore e materiale, nuk është më, ajo e mëparshmja, sigurisht jo për faj të saj. Është dëmtuar procesi i nxënies. Nxënësit, në rastin më të mirë, mësojnë në shkollë me orë mësimore të reduktuara dhe me turne, në rastin më të keq, qëndrojnë me orë të tëra para xhamit të akullt të kompjuterit, Iphon-it.
Nxënësve j janë kufizuar gjithnjë e me shumë lojërat, komunikimi, shoqërizimi. Ata janë të dënuar të komunikojnë, të luajnë , të mësojnë , në shumicën e kohës nëpërmjet këtij xhami të akullt. Të jemi realistë, fëmijët dhe adoleshentët nuk po jetojnë dhe shijojnë fëmijërinë dhe adoleshencën e tyre. Atyre ju mungon normaliteti dhe kjo nuk është pak.
Mësuesi, në rastin më të mire ndërton dhe realizon procesin e nxënies e mësimdhenies në vetëm 20 – 25 minuta në klasë dhe në rastin më të keq, edhe ai, përpara xhamit “të akullt” komunikon me nxënësit e tij. Një nxënie e mësimdhënie virtuale. Padyshim, një cilësi e dyshimtë.
– A e kaluan provën mësuesit, pasi për here të parë e përdorën kaq intensivisht metodën online?
Për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë që mësuesit kanë përballuar me sukses sfidën e një procesi nxënie mësimdhënie online. Ata, që në ditët e para të kalimit të mësimit online, shumë shpejt, individualisht apo të organizuar në bazë shkolle, apo edhe në nivel zyrash arsimore arritën të trajnohen e kualifikohen për përdorimin e mjaft platformave si What’s up, google classroom dhe zoom.
Ata nxitën e motivuan me durim dhe efikasitet nxënësit dhe prindërit e tyre për të marrë pjesë në aplikimin e këtyre platformave. Provën, mendoj që ata e kaluan që vitin e parë. Vitin e dytë ata, tejet të sigurt, vetëm kanë përsosur performancën e tyre.
Por duhet të pranojmë gjithashtu, që pavarësisht performancës së tyre, efikasiteti i mësimit online nuk mund të kalojë më shumë se 50 – 60 % në raport me mësimin në klasë.
-Si e parashikoni këtë vit që sapo ka filluar?
Është vështirë të parashikosh, pasi gjithçka varet nga ecuria e pandemisë. Nga çfarë po ndodh aktualisht, mendoj se shumicae shkollave do të punojnë me orë mësimore të reduktuara, me turne. Nuk besoj se do t’i kthehemi masivisht mësimit online.
Nëse qëndrojnë përfundimet e studimeve shkencore të deritanishme, sipas të cilëve fëmijët infektohen më pak dhe e kalojnë më lehtë, plus fakti qe vaksinimi po ecën, por edhe që mutacionet e Covid-it janë të panumërt dhe nuk i ndalon dot, do të thoja që po shkojmë drejt pranimit tê një bashkëjetese me Covidin. Pra jemi duke shkuar gradualisht drejt një normaliteti të ri, të pranueshëm nga të gjithë, ku shëndeti i fëmijëve duhet të prevalojë mbi gjithçka.
– Ministria e Arsimit ka vendosur që kjo periudhe deri me 27 shtator të shërbejë si kohë përsëritëse a e konsideroni të drejtë?
Për mënyrën si është zhvilluar mësimi vitin e kaluar shkollor, mendoj se një periudhë përsëritje do të duhej dhe mendoj se vendimi i Ministrisë është pozitiv. Por ajo që më shqetëson është fakti që frekuentimi shkollës, si edhe zhvillimi i përsëritjes, apo në vend të përsëritjes, zhvillimi i veprimtarive jashtë kurrikulare, është lënë në dëshirën e nxënësve dhe prindërve të tyre.
Mendoj se në këtë mënyrë brenda një klase, brenda një shkolle, qasja dhe starti i nxënësve nuk është i njëjtë. Mendoj se ky vendim nuk duhet të ishte kaq evaziv.
– Po në shkollën tuaj, si është përballuar viti që lame pas dhe sa jeni përgatitur për këtë vit?
Shkolla Elitë që unë drejtoj, për shkak të një numri jo shumë të madh nxënësish rreth 380 dhe infrastrukturës së saj, ka krijuar mundësi menaxhimi më komode, për të respektuar protokollet e Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.
Vitin e kaluar shkollor falë një investimi në zëvendësimin e bangave dyshe ne banga teke, zbatimit të një higjiene intensive, u krijuan mundësitë për të zhvilluar mësimin normalisht konform protokolleve. Pra mësim në klasë dhe jo me turne, mësim në klasë dhe jo i reduktuar. Edhe këtë vit , po kështu mësimi do të zhvillohet normalisht.
-Në gjykimin tuaj a e ka menaxhuar mire Ministria e Arsimit këtë periudhë?
Duke marrë në konsiderate infrastrukturën e shkollave tona, megjithë përmirësimet e bëra këto vitet e fundit, mendoj se Ministria ka zgjedhur alternativat e duhura. Prevalimi i shëndetit të fëmijëve dhe zbatimi i protokolleve kushtëzojnë mësimin e reduktuar dhe atë me turne. Nuk besoj, se në këto kushte do të gjendej një zgjidhje më e mire.
Po ashtu, përgatitja e orëve mësimore dhe transmetimi i tyre ne televizion, konsiderohet një investim shumë pozitiv i Ministrisë së Rinisë dhe Sporteve në ndihmë të fëmijëve, që nuk sigurojnë internet, por jo vetëm.
–A jeni vaksinuar ju dhe a jeni pro vaksinimit?
Jam vaksinuar dhe kam kaluar Covid jo lehtë. A jam pro vaksinimit? Kur nuk ka diçka më të mirë, padyshim që jam. Megjithëse në rastin tim jam pak dyshues lidhur me vaksinat. Kalova 1,5 vite midis 380 nxënësve dhe 70 punonjësve pa u infektuar. Ne mars – prill u vaksinova me të dy vaksinat, në gusht u infektova.
Post-Covidi i vështirë. Mësuesit e mij nuk janë vaksinuar të gjithë, por 90% e tyre e kanë kaluar Covid-in. Për sa i përket vaksinimit me detyrim, në se ky vaksinim sikur edhe vetëm 1 % do të shërbente për parandalimin apo mbrojtjen e fëmijëve, padyshim që do ta pranoja.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

mjere ata qe cojne femijet tek shkollat edroga.
i lane budallenj
Sipas teje ti lem pa shkolle?
Apo ti cojme jashte shtetit sic bejne politikanet lojen e te cileve ben edhe ti o komentues mjeran
@Vlora 97 sipas ketij duhet me i cu ne xhami me i shkollu
Problem është,
por nëse i heq fëmijët nga shkolla edroga për shkollë private duhet edhe të tërheqësh kuotën mujore 5,000 lek për nxënës që paguhet nga buxheti.
Kështu thatë, i bie që këto para tonat ja lëmë edrogës t’i bëjë viza kokaine
Une desha me terhek vemendjen tek pjesa e intervistes per vaksinen.
Nxirreni ju lutem ne pah cfr thote profesori: NUK U INFEKTUA ne kulmin e pandemise, mgjths ne nje ambjent si shkollat !!
DHE U INFEKTUA pasi beri vaksinen!!
E kuptoni more popull qe po na shesin sapunin per djath politiqenrit???
Ore ju fansat e Alfred Bole Cakos nuk jeni ne terezi hic.
A merr vesh ti o rob zoti qe dikush mund te mos ket siptoma dhe ai prapë mund të jetë infektues.??Dhe kjo është një nga gjërat sfiduese me këtë sëmundje. Ju dhe unë mund të infektohemi prej dikujt që është plotësisht asiptomatik, pra nuk shfaq simptoma të këtij virusi.
Për të nuk është një virus shumë i fortë por për ne, kur na infekton mund të na vrasë!!!!
Pra, kemi parë raste të sëmundjes që kanë rezultuar fatale pasi janë infektuar prej njerëzve të cilët vetë kishin simptoma fare të pakta.
U budallepsen femijet o zoti Alicka.
Nje pjese te trurit ua kishin pushtuar me keto celularet dhe rrjetet sociale.
Tani, me nderprerjen e shkolles per dy vite, ua hoqen dhe ate cope qe kishte ngel.
Mjere ky brez e mjere bota e se ardhmes se afert
Synimi i atyre qe i futen friken globit me kete virus ky eshte: Budalleosja e brezit te ri. Edhe profesori i nderuar ne interviste e thote me rezerva por e thote: Demet tek arsimimi i femije e keta tre vjet jane te pariparueshme.
Une nuk kuptoj pse kaq shume drejtues shtetesh e mbeshteten kete poshtersi.
Njerëzimi po përballet me një krizë globale. Ndoshta me krizën më të madhe të gjeneratës sonë.
Po, stuhia do kalojë, njerëzimi do të mbijetojë, shumica prej nesh do jenë akoma gjallë – por ne do të jetojmë në një botë ndryshe.
Shumë masa emergjence afatshkurtra do të krijojnë ndikime të përhershme në jetën tonë. Kjo është natyra e emergjencave. Ato përshpejtojnë procese historike. Vendime të cilat në kohëra normale do të kërkonin vite shqyrtime merren tashmë në çështje minuti.
Teknologji të papjekura dhe të rrezikshme vendosen në shërbim, sepse rreziku i të mos bërit asgjë është akoma më i madh.
Edhe vaksina e tille eshte.
Shtete të tëra po luajnë rolin e kavjeve në eksperimente sociale në shkallë të gjerë. Çfarë ndodh kur të gjithë punojnë nga shtëpia dhe komunikojnë vetëm në distancë? Çfarë ndodh kur shkolla e universitete të tërë zhvendosen online?
Në kohëra të zakonshme, qeveritë, bizneset dhe bordet edukative nuk do të binin kurrë dakord të merrnin përsipër eksperimente të tilla.
Ja edhe profesorin po ta pyesni, me siguri do thoshte KURRË.
Por tashme vendimet jane marre. Pasojat do ti shohim vetem ne te ardhmen
Ja edhe nje fans tjeter i Alfred Boles Cakerimes. Po mjaft ore se lat nam, mjaft!! Njerzit e semure duhette kurohen dhe qeverit po meren me ket pune, kaq!
E para, ruaj qetësinë kur komenton.
E dyta, kete Alfredin nuk e njoh.
E treta, mos na mallëngje me qeveri qê kujdesen për popujt se kjo përrallë ka mbaruar.
Po me mend dhe do të kuptosh po të them se teknologjia e survejimit po zhvillohet me një shpejtësi të rrezikshme, dhe çfarë konceptohej si fanta-shkencë para 10 vitesh tashmë është lajm i vjetëruar.
Një eksperiment i menduar:
Konsidero një qeveri hipotetike që kërkon prej çdo nënshtetasi të mbajë veshur një byzylyk biometrik që monitoron temperaturën trupore dhe rrahjet e zemrës përgjatë 24 orëve të ditës.
Të dhënat e rezultuara vihen mënjanë dhe analizohen nga algoritmet qeveritare. Algoritmet do të arrijnë të llogarisin nëse je i sëmurë para se ti vetë të jesh në dijeni dhe gjithashtu do të marrin vesh se ku ke qenë dhe kë ke takuar. Zinxhirët e një infeksioni kështu mund të shkurtohen drastikisht dhe madje të këputen.
Një sistem i tillë mbart potencialin ta ndalojë pandeminë në çështje ditësh. Tingëllon e mrekullueshme, apo jo?
Por disavantazhi i saj është sigurisht, se kjo do t’i jepte legjitimitet një sistemi të ri tmerrues vëzhgimi. Nëse ti di p.sh se unë klikova një adresë të Ditës në vend të një të TV Klanit, kjo mund të të mësojë diçka rreth bindjeve të mia politike; ndoshta edhe rreth personalitetit tim.
Por nëqoftëse ti mund të monitorosh çfarë i ndodh temperaturës time trupore, presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës teksa shikoj videon, ti mund të mësosh se çfarë më bën të qesh, çfarë më bën të qaj dhe se çfarë më bë shumë, shumë me nerva.
Është thelbësore të kujtohet se zemërimi, gëzimi, mërzitja dhe dashuria janë fenomene biologjike po ashtu si ethet apo kollitja. E njëjta teknologji që identifikon të kolliturat mundet gjithashtu të identifikojë të qeshurat.
Nëse koorporatat dhe qeveritë arrijnë të korrin edhe këto të dhëna tonat biometrike në masë, ata mund të arrijnë të na njohin shumë herë më mirë nga se njohim veten. Dhe nuk munden thjesht të parashikojnë ndjenjat tona, por gjithashtu t’i manipulojnë ato dhe të na shesin më pas çdo gjë që dëshirojnë – produkt apo politikan.
Pershendetje profesor Alickes. Me shume duhet te sillni ne media zerin e specialisteve te cdo fushe.
Dikur kishim nje shprehje: FEMIJA LIND ME TRE BRIRE, TE PARIN IA HEQ FAMILJA, TE DYTIN SHKOLLA, TE TRETIN USHTRIA.
Sot nuk kemi më, asnjiren nga te trija. Ndaj dhe shohim njerez me brire qe kane mbushur rruget
Nje analize tejet realiste e kushteve ne te cilat gjendet shkolla ne kete fillimviti, pasoje e dy viteve kaq te veshtira! Sikurse e citon edhe gazetarja, kete analize e ben nje nga njerezit me me eksperience te arsimit shqiptar, nje nga njohesit me ekselente te drejtimit te shkolles, fale, vec te tjerash edhe te qenit drejtues per 44 vite. Ajo qe te ben shume pershtypje, eshte vleresimi dhe mbeshtetja qe Profesori i jep mesuesve, jo vetem te shkolles “Elite”, por te gjithe mesuesve ne Shqiperi, pershtatjes se tyre me platformat online dhe me cdo veshtiresi tjeter qe solli pandemia. Mesuesit dhe drejtuesit, thuhet ne rreshtat e kesaj interviste, per hir te misionit qe kane, per te miren e shendetit te femijeve, ndonjehere duhet te pranojne te bejne edhe ndonje gje qe nuk u shkon shume per shtat: vaksinen!
Per secilin nga personet qe merr persiper te bej koment ne nje material te tille ..mendoj qe duhet te kete njohuri te mira mbi arsimin edukimin dhe gjithcka tjeter…me pak fjale te arsyetojme dhe te japim ide dhe shkembim pozitiv…..dhe jo partiak…..
Kur lexon shkrimet e prof Alickes gjithmone ne mendje te shkon e verteta e gjerave …..kjo si rrjedhoje e qarte e filozofise dhe njohjes se mire te edukimit dhe arsimimit tr brezave te ndryshme ….me pak fjale duhet lexuar mire dhe te kuptohet thelbi……
Mendoj qe jane prekur sa duhet te mirat dhe dyshinet mbi sitiaten e pandemise dhe ecurise se shkollave ne te ardhmen sepse duhet kuptuar qe nuk eshte e lehte kjo periudhe per nje vend te vogel sic eshte shqiperia….
Prandaj shkrime te ketij niveli nga njerez te vecante qe kane kontribuar ne Arsimin Shqiptare nder vite dhe me perkushtim te jashtezakonshem duhen vlersuar padyshim……….sepse keto figura ne arsim do i kerkojme me pas por ….a do i kemi…?????……….flm dhe suksese te gjithe femijeve ne rrugen e bukur te dijes…
Rasti dyte qe lexoj sot qe eshte semurur pasi ka bere vaksinen.
E lexuat ate te fizioterapistit te Kombetares?? Vdiq edhe pse kish bere te dy vaksinat!!
Kur lexova mbiemrin Aliçka (çfare mbiemri, nuk gjeti ,donje tjeter!), e lashe nuk e lexova; çfare te prese nga ky, ka nje mbiemer me fluturen e moçaleve te Holandes, abababaaaaa, çfare gjallese e peshtire! Pse u be keshtu ky njeriu?! Edhe nen diktature kishte pak rakubet, tani jane bere ca qe tu futesh nje hu nga poshte e tu a nxjerresh siper.
Në fshatin tim arsimi po vdes se nuk ka më nxënës!
Në fshatin që klasa e parë arrinte të kishte edhe 40 nxënës,kjo klasë do të mbyllet dhe nxënsit e klasës së parë do të shkojnë të plotsojn numrin e një klase në qytet prandaj
i propzoj ministrit ton të arsimit (të vërtetit) shokut Edi që bagladeshasit që do të trafikohen për të punuar si skllevër tek kusarbiznesmenët tanë të vijnë me të gjithë fëmijët e tyre , pa fëmijët asnjë të mos pranohet dhe kjo të sanksionohet me ligj të Kuvëndit,
Kjo është zgjidhje e vetme që të mos dështoj arsimi ynë nga emigrimi total i shqipëtarëve dhe
mendoj që mësuesët të mësojnë urgjentisht gjuhën bangladeshase që të japin mësim pa vones kur klasat e shkollës së fshatit tim të arrij si dikur numrin 40 por me nxënës që, për kënaqsinë e shokut Rama dhe kusarbiznesmenëve,nuk do flasin shqip.
Shpresoj që ministri i arsimit , poliministri shoku Edi , (strategu i teksteve të përkthyera nga anglishtja si tekstet e fizikës që nxënsit e mënçëm kur mbaron programin bëhen budallenjë plotësisht bashkë me mësuesët që përdorin këto tekste),
do ti mar parasysh sugjerimet e mija për të ringjallur shkollat e fshatrave që po zhduken njëra pas tjetrës dhe po frekuentohen vetëm nga kukumjaçkat sepse nuk ka më nxënës sa
më shpejt të vijnë nxënësit nga Bagladeshi që të shpëtoj arsimi Elitar që duam i shokut Edi.
Edhe njehere, si edhe ne shume momente te tjera, profesor Jetmiri nuk mungon ne media, apo organizime te vecanta per ceshtjet e arsimit, te shprehe opinionin e tij kompetent prej specialisti e drejtuesi i fushes prej dekadah te tera, duke e vene theksin jo thjesht tek kostatimi i problemit por tek zgjidhja e tij.Ne rastin konkret ai sjell edhe pervojen e vleveshme, se si ai e ka drejtuar institucionin e vet arsimor, pra shkollen private Elite, ne kushtet e pandimise, edhe duke zbatuar udhezimet e MAS, por edhe duke motivuar nxenesit, prinderit dhe stafin mesimor per ta vazhduar bashkepunimin e suksesshem ne mjedisin social te shkolles.Eshte kjo atmosfere optimizmi dhe bashkepunimi, sidomos zhvillimi i ores mesimore ne parametrat normale, qe sipas pervojes qe sjell profesori, ndihmon jo vetem arritjen e efektivitetit te procesit mesimor,por edhe te shendetit psikologjik te nxenesve e stafeve, ne kete rruge zgjatje te pandemise.