Kryeministri Edi Rama tha sot se grupi i tij i punës po punon për zvogëlimin e administratës dhe qeverisë së re. Nga një takim me qytetarët e Durrësit pasdite e sotme, kryeministri Rama la të kuptohet se qeveria e re do të jetë me e vogël.
“Ka zyra dhe agjenci të tepërta që janë kosto e që mbahen me rrogë parazite. Do të bëjmë një shkurtim drastik për të lehtësuar burokracitë në zyrat e shtetit”, – deklaroi ai.
Kryeministri tha se puna po vazhdon për kabinetin e ri, ndërsa shtoi se kushdo që do punojë në administratë duhet të jetë i gatshëm, për të realizuar përgjegjësitë e tij.
“Ne po punojmë për qeverinë e re, që të mos jepen rroga parazite. Kushdo që do jetë në punë duhet të përmbushë përgjegjësitë e tij. Une jam këtu që të bëjmë ndryshimin, mos paguhen punonjësit e administratës siç ndodhte deri dje, jo për nevojat e qytetarit, por për ata që i kishin vendosur në punë, sipas ndarjes së tepsisë.
Nëse do e doja siç ishte, do isha në zyrë duke dëgjuar kërkesat e secilit sipas tepsisë. Por qveria e re duhet të jetë më e vogël, më efikase dhe duhet të ketë kapacitetin që të garantojë bashkëqeverisjen me njerëzit.
Nuk duhet të ekzistojnë më ministri dhe agjenci që nuk u kthejnë përgjigje letrave dhe ankesave që bëjnë njerëzit. Nëse dikush bën një kërkesë, dhe s’merr përgjigje, do shihet ku ka ngecur puna. Nëse dikush nuk e ka bërë punën, do të largohet”, – tha kryeministri Rama.

E terbove Monen, lesbiken e Likes.
Bravo, jeni me i miri dhe me transparenti,vazhdo,puno per Popullin,ju ndihmoft Zoti….
Te shpresojme se do behrt zjo qe nuk u ba gjzte 4 vjete.
Shsiptaret nuk jzne me si i mendoni se ishin .Do kerkojne pergjehjrsi neser per premyimet bodh