Email në adresën
Perseri ky muaj i zi, ky shkurtan…mori edhe nje jete te vyer, nje brilant, nje figure tjeter te shquar te artit dhe kultures sone kombetare, Skender Sallakun! Na nxiu perseri ky kallkan, na e preu ne buze te qeshuren tone, humorin tone. Skenderi shkoi por ai na la pas nje art te madh, nje histori te shquar ne skenat e humorit, ne arenat e cirkut, ne tapetet sportive, ku ai derdhi gjithe talentin e tij te madh, ku hodhi zemren dhe shpirtin e tij te thelle. Skender Sallaku mbetet nder ne i gjalle dhe madheshtor si vete arti dhe humori i tij popullor. Kur te na pushtoje merzia dhe sikleti do te kujtojme Skenderin tone; I perjeteshem do te mbetet kujtimi i tij,vepra e tij! Ngushellime familjes se tij, me lutjen qe ta perpjetesojne mundesisht kete humbje, kete dhimbje te madhe te tyre me ne, me spektatoret e tij, me popullin qe e donte aq shume! Me nderime e respekt te pakufishem, Bashkim Pitarka, diplomat ne pension.
