Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Më duhet të shpreh sot një opinion që ma nxit mënyra se si opozita edhe ndonjë zë jashtë saj blasfemon fjalën e zakonshme e normale “burg”. Po të dëgjosh çdo ditë të zotit fjalën “kriminel”, domosdo do të duhet t’i dëgjosh të dyja. Krim e burg. Lidhje e përjetshme. Por ajo që më neverit është slogani opozitar për Shqipërinë e “mjerë” të zhytur në krim. Deri diku jam dakord, por se si do e zgjidhte këtë masivizim të krimit pa ndëshkim nuk na e thotë asnjëra nga të dy B-të. Megjithatë unë mendoj se ajo që i ka munguar Shqipërisë dhe është kthyer në gangrenën e saj është pikërisht dhunimi i ligjit. Është e mundimshme në fillim, por është rruga e vetme që na çon atje ku dëshirojmë të shkojmë. Këtë aspiratë që e dëshiron çdo shqiptar nuk e ndihmon aspak qëndrimi krejtësisht i shtirur e demagogjik deri në neveri i z.Basha apo Blushit. E përsëris. Është detyrë qytetare e jetike për të gjithë ne të mësohemi me çdo kusht të zbatojmë ligjin. Nuk ka rrugë tjetër. Profeti.
