Si do të dukej kontinenti nëse çdo separatist do kërkonte pavarësinë

redaktor

Europa shumë më e ngjashme me atë të Mesjetës. Kështu do të shfaqej sot kontinenti i vjetër nëse çdo lëvizje separatiste do të realizonte ëndrrën e saj të pavarësisë. Disa orë para referendumit skocez, Daily Mail ka publikuar dy harta krahasuese.

E para, e bërë nga Aleanca e Lirë Evropiane (European Free Alliance) tregon se si do të ishte Europa në qoftë se 40 lëvizjet për pavarësi të përhapura në BE do të merrnin autonominë e kërkuar. Ndërsa e dyta, është rindërtimi i pamjes së Evropës qysh më 1360, kur grupe të ndryshme kulturore kishin shtetin e tyre para bashkimeve të mëdha kombëtare.

Në hartën e parë shfaqen lëvizjet separatiste shumë të famshme, të tilla si nacionalistët baskë në veri të Spanjës dhe në jugperëndim të Francës ashtu si dhe Liga e Savojës, që kërkon pavarësinë e rajonit të Savojës nga Franca që ka një popullsi prej 405.500 banorë. Harta tregon Gjermaninë të ndarë nga Bavaria e cila ka një popullsi prej 12.5 milionë. Nacionalizmi bavarez ka qenë një fenomen i fortë që prej inkorporimit të Bavarisë në shtetin gjerman në vitin 1871.

Nacionalizmi venecian është një tjetër lëvizje regjionaliste që promovon ri- zbulimin e trashëgimisë, traditave, kulturës dhe gjuhës së Republikës së Venedikut.

Republika Veneciane ka ekzistuar për 1100 vjet prej 697-1797 dhe ishte një nga republikat e para moderne të botës. Çështja e pavarësisë ka qenë mjaft pasive deri në vitet 1970 dhe 1980, kur zhgënjimi me taksat, burokracia dhe mosefikasiteti i qeverisë italiane u tejkaluan. Lëvizjet separatiste pretendonin se pasuria lokale shkonte në dobi të një klase njerëzish të korruptuar dhe jokompetentë si në Madrid edhe Romë.

Kjo çështje është ushqyer në vitet e fundit nga papunësia e lartë dhe trazirat ekonomike. Sipas një studimi të kohëve të fundit mbi nacionalizmin baskë, 59 % e baskëve kërkojnë një referendum mbi pavarësinë, një rritje prej 5 % në vetëm një vit.

Gianluca Busato, udhëheqësi i separatistëve të Venecias, kohët e fundit ka thënë: “E drejta e vetëvendosjes që është duke triumfuar në Venecia është e vetmja mënyrë për të liruar veten nga përbindëshit më të këqij të botës perëndimore, bishës gjakatare të shtetit Italian. Në Itali vihen re të paktën pesë rajone që kërkojnë pavarësinë, nga Sardenja në Venecia, nga Aosta në Sudtirol.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *