Si do të dukej politika pa burrat? Përgjigja është “bosh”. Revista e njohur “Elle UK” ka nisur kohët e fundit një fushatë për rritjen e pjesëmarrjes së grave në politikë, duke publikuar fotografi të cilave u ka hequr me “photoshop” të gjithë politikanët meshkuj.
Fushata mban titullin #MoreWomen (Më shumë gra), e realizuar nga Alex Holder dhe Alyssa Boni.
Për të realizuar këto fotografi, në të gjitha tubimet politike me ndihmën e “photoshop”-it u larguan të gjithë meshkujt, duke mbetur dhoma të zbrazëta me shumë pak femra në të.
“Historia se si gratë në pozita të rëndësishme vazhdimisht mbështesin dhe fuqizojnë njëra-tjetrën është injoruar vazhdimisht. Ne duam ta ndryshojmë këtë tregim në çështjen tonë të feminizmit dhe për të reflektuar fuqinë e grave, si dhe për të mbështetur barazinë globale”, thuhet në faqen e fushatës #MoreWomen në Elle.
