Si do të jetë Shqipëria në vitin 2030?

Saimir Lleshi

Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria do të ketë tre plane kombëtare. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni deklaroi sot se do të krijohet Plani i Përgjithshëm i Kombëtar i Territorit, Planit i Integruar ndërsektorial për Bregdetin dhe Plani i Integruar ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë–Durrës.

Përpara se të krijohen këto plane. 31 njësi vendore duhet të krijojnë planet e tyre urbanistike.

“Veç 3 planeve kombëtare, që janë vizioni dhe paraqesin se, si do të jetë Shqipëria në vitin 2030, ne po punojmë bashkërisht për të gjitha njësite vendore, në mënyrë të veçantë për 26 prej tyre për të realizuar planet e tyre të përgjithshme vendore. Siç jeni në dijeni, 26 bashki do të kenë planet e tyre vendore duke u ndihmuar me asistencë dhe ekspertizë nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe nga AKPT. Them se është proces historik, sepse nuk ka ndodhur ndonjëherë që njësitë vendore të marrin fonde, apo ekspertizë në mënyrë të tillë intensive që të hartojnë planet e tyre të përgjithshme vendore”, tha ministrja Gjermeni.

Deklaratat e saj u bënë gjatë prezantimit të manualit për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, plan i cili mbështetet nga USAID. /Dita/

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *