Bashkia e Tiranës pas ndarjes se re territoriale do të pësojë edhe ndryshime strukturore ku sigurisht, administrata drejtuese do të rritet, pasi do të vijohet të ofrohen shërbime edhe për komunat e reja që tanimë janë nën ombrellën e bashkisë së madhe të kryeqytetit. Kështu Bashkia Tiranë do të ketë plot 24 administratorë lokalë.
11 administratorë janë falë 11 njësive që ishin edhe para reformës se re administrative-territoriale, ndërsa 13 administratorët e rinj do të jenë për komunat e reja që i janë bashkuar Bashkisë Tiranë. 24 administratorët e rinj do të jenë përzgjedhja dhe puna e parë e kryebashkiakut të ri të Bashkisë së Tiranës. Kjo sepse në të gjitha ish-komunat që ju bashkuan Tiranës zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve do të vazhdojë normalisht, siç dhe në të 11 njësitë ekzistuese të Tiranës.
Ky ka qenë zotimi i Veliajt dhe burimet thonë se do të jetë hapi i parë i nisjes së punës së Erion Veliajt në krye të bashkisë më të madhe në vend. Nga ana tjetër, falë shtrirjes së re që ka Bashkia Tiranë, nuk do të ketë më dy nënkryetarë, por katër të tillë. Kryetari i ri do të ketë në krah të tij edhe 4 nënkryetarët e bashkisë të cilët mesa duket janë duke u diskutuar intensivisht midis aleatëve të ASHE-së.
Sigurisht, dukë u bazuar gjithmonë te numri i votave të marra në 21 qershor, do të ndahet edhe “torta” e nënkryetarëve. Dy nënkryetarë do t’i përkasin Partisë Socialistë të Shqipërisë, një nënkryetar i jepet Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe nënkryetari tjetër Frymës së Re Demokratike të Bamir Topit. Aludohet se Fryma e Re Demokratike ka propozuar Andi Seferin për nënkryetar të bashkisë Tiranë. Andi Seferi ishte zgjedhur në vitin 2013 nga strukturat e FRD si drejtues i Departamentit të Politikave të Administratës Publike, të Decentralizimit dhe Pushtetit Vendor.

Sherbetoret e popullit,po ndajne torten,ndersa populli ndan hallet e fukarallikun,keshtu vazhdoni e mos u ndalni kurre !!
.
50 % LGTB
50 % ROM
KJO DIHET, PERSE KA NJERI ILUZIONE PER KETE.
NE FUND TE FUNDIT PER KETE E VOTOI POPULLI SYPETRIT I TIRANES.
HA HA AH AH AH AH AH