Prej 1 janarit të vitit 2015 formula e përllogaritjes së pensioneve do të jetë e njëjtë, si në zonat urbane ashtu dhe në zonat rurale. Këshilltari i ministrit të Mirëqënies Sociale, Enkelejd Musabelli,shprehet se aktualisht mbi 400 mijë persona nuk janë pjesë e skemës së sigurimeve shoqërore, edhe pse rezultojnë të vetëpunësuar në sektorin e bujqësisë.
“Me formulën dhe me skemën e re të pensioneve, që do të hyjë në fuqi në 1 janar 2015, formula e llogaritjes së përfitimit do të jetë unike, e vetme. Që nga vitit 2015, nga janari i vitit 2015 dhe deri në vitin 2018 do të ketë një rritje graduale të pjesës së kontributeve që paguan një i vetëpunësuar në bujqësi. Në vitin 2018 do të jetë e barabartë me atë që paguan një i vetëpunësuar në zonat urbane”, tha Musabelli.
Sipas skemës së tre të përgatitur nga qeveria,parashikohet që të mos ketë pension më të ulët se pensioni social, i cili aktualisht ka nje vlerë prej 6 600 lekesh.
Eksperti i Ministrisë së Mirëqënies Sociale shprehet se rritja më e ndjeshme e pensioneve në fshat do të vihet re tek pensionet e pjesshme.
Nfryshime pozitive priten dhe tek të rinjtë e vetëpunësuar në bujqësi, të cilët do të kenë mundësi reale për të përfituar pensione më të larta sepse të gjitha vitet e punës pas vitit 1994 kanë vlerë më të lartë monetare.
