Në momentin e parë që do t’ju duhet të rinovoni patentën tuaj, ajo do të ketë disa ndryshime.
Materiali i kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa.
Këtë patentë do të mund ta marrin të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë dhe ata, të cilëve ju ka skaduar afati.
Sipas ekspertëve këto patenta mendohet se do të jenë të pandryshueshme të paktën për një periudhë 20 vjeçare.
Modeli i ri është miratuar që në janar të 2017.
Aktualisht janë në përdorim të dyja modelet e patentave.
