Si do t’i sigurojnë të ardhurat njësitë e reja

Dita

Pas kryerjes së procedurave të mandatimit të 61 kryebashkiakëve të rinj, një sfidë që paraqitet për njësitë e reja vendore është konsolidimi fiskal dhe sigurimi i të ardhurave më të larta. Strategjia e re e decentralizimit, e miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave, parashikon një serë masash me qëllim rritjen e burimeve financiare për njësitë e reja vendore.

Referuar strategjisë, janë të paktën 5 burime kryesore që gjenerojnë të ardhura për njësite vendore. Burimi i parë i të ardhurave për njësinë vendore janë të ardhurat nga burimet e veta. Përveç rishikimit dhe miratimit të legjislacionit, do të ndërmerren masa të rëndësishme për rritjen e kapaciteteve për mbledhjen e taksave të njësive të qeverisjes vendore, ashtu sikurse do t’i lihet më shumë liri veprime njësive që të përcaktojnë nivelin e taksave. Burim tjetër janë të ardhurat e përbashkëta dhe qeveria është angazhuar për hartimin e një ligji të ri integral për financimin e qeverisjes vendore dhe hartimin e një pakete të re fiskale të decentralizimit që do të aplikojë konceptin e ndarjes së taksave kombëtare.

Po ashtu, do të studiohen mundësitë e taksave të reja të përbashkëta në mënyrë që njësitë vendore të sigurojnë të ardhura nga ndarja e tatimit mbi të ardhurat personale dhe nga tatimi mbi fitimin. Një burim tjetër të ardhurash janë transfertat ndërqeveritare, ku rritja e territorit në administrim për njësitë vendore do të shoqërohet nga rritja e transfertave financiare nga qeveria qendrore. Grantet e pakushtëzuara do të ndahen sipas censusit të realizuar në vitin 2011.

Zbatimi i taksës së pasurisë parashikohet të jetë një burim i rëndësishëm të ardhurash për njësitë vendore.

Taksa e pasurisë do t’i nënshtrohet një reformimi rrënjësor duke ndryshuar parimin kryesor të kësaj takse nga një taksë mbi bazë sipërfaqen, në një taksë mbi bazë vlerën e pasurisë së paluajtshme.

Si rezultat i reformës në taksën e pasurisë parashikohet që në një periudhë afatmesme kjo taksë të jetë burimi kryesor i të ardhurave të qeverisjes vendore. Ndërsa burimi i pestë është huamarrja vendore. Kuadri ligjor i huamarrjes vendore do të rishikohet për të përmirësuar situatën në lidhje me kapacitetin e qeverive vendore për të marrë hua me qëllim financimin e projekteve të infrastrukturës.

Share This Article
1 Comment
  • Te ardhurat me te mira jan tani qe vijn refugjatet.Mund ti zhvatesh me njeqind menyra.
    Megjithese zhvatja ka pasur pasoja,shumkush nuk vjen me ne Shqiperi.
    Biznesi qe ben shteti me pashaportat e refugjateve.
    Pashaporta nga 60 mije Leke eshte bere 75 mije Leke.Por koha per nje Pashaporte,si garanci eshte mbi nje muaj,kur shumica e refugjateve qendrojn me pak se nje muaj.Por atyre u duhet Pashaporta patjeter,ndryshe probleme pa fund dhe kosto nje dreq e gjysem.
    Por Shteti te nxjerr faqe bardhe.Paguaj 180 mije Leke dhe e merr mbrenda tre diteve.
    180 mije Leke,105 mije Leke me shume,105 mije Leke vjedhje,sepse puna eshte po e njejte.
    Ne Gjermanine e varfer,nje Pashaporte kushton 50 Euro dhe koha e marrjes mbrenda 3 javeve,ndersa procesi eshte rutine perfekte,terheq bileten elektronike,kerkesen dhe fotot,dhe paguan.Perse nuk i dilet perpara kesaj situate ne kohen qe dynden refugjatet,
    perse abuzohet ne kete menyre te turpshme?Do behet i pasur shteti shqiptare me dy tre milion Euro?Kurren e kurres,por me i varfer,sepse shume shqiptareve i ka ardhur ne maje te hundes me zyrtaret shqiptare,si jasht ne Ambasada ashtu edhe ne Shqiperi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *