Si do vejë kjo puna e parkimeve?

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje DITA! Jeni të mrekullueshëm! Kisha dëshirë ta lexonte Rama gazetën tuaj dhe hallet tona njëkohësisht. Unë personalisht e besova dhe e votova se me Salën u lodha. Kisha një pyetje për kryeministrin: Me trafikun çfarë do bëhet se është një kaos i vërtetë. Parkojmë makinat dyshe për të pirë kafe, bllokojmë korsinë e rezervuar për të pirë kafe, i lëmë makinat në mes të kryqëzimit për të pirë kafe. Kur janë makina luksoze aty kalon rendi, mbyll sytë, kalon bashkia, të njëjtën gjë bën, kalon rrugorja, po ashtu, kalon ‘Shqiponja’ dhe asaj i janë këputur krahët. Ku çalon problemi? Ato e marrin rrogën, thjesht nuk bëjnë detyrën. Mendoj se nuk e prek buxhetin kjo pikë për t’u përmirësuar gjendja kaotike, se më shumë uniforma blu ka në Tiranë se sa popull të thjeshtë. Respekte! Dashi, Taksisti. Tiranë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *