Letër e nënshkruar
Pëllumb Meçaj, Tiranë.
Përshëndetje të gjithë personelit të gazetës Dita! Qeveria, ministritë, duhet të reagojnë për shqetësimet që ngrihen në gazetën tuaj të nderuar. Ministria e Financave e filloi punën që ditën e parë të saj duke bërë ndryshime në dogana dhe fill pas këtij ndryshimi filloi rritja e të ardhurave nga doganat, ndryshime në Drejtorinë e Tatimeve, rriti efiçencën e kërkesës së llogarisë karshi bizneseve të palicensuare duke i detyruar bizneset infomale që të hapnin licensa dhe të punojnë me rregulla si gjithë bizneset e tjera.
Përsa i përket Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor, ajo nuk e ka rritur efiçencën në punën e saj, por ka rënë në krahasim me qeverinë e mëparshme përsa i përket problemeve të taksive të paligjshme. Policët e trafikut të Tiranës zgërlaqen duke bërë muhabete dhe pirë kafe me ta në sy të taksive të licensuara me të gjitha regullat. Këta të tillë policë të trafikut të Tiranës, jo që nuk i ndihmojnë taksitë me rregulla, por ju thonë taksixhive: “I hapni vende dhe këtyre që kane licensë komune dhe me targa të bardha!”
Ja, njëra prej tyre me licensë Kamze dhe punon të rruga “Myslym Shyri”, te “Rio” Bar, ngjitur me taksitë, targa TR 740 B. Ja, shembuj si ky lloj nëpër Tiranë numërohen me mijëra, prandaj i kërkojmë ministrit të Brendshëm zotit Tahiri që të marrë masa për këtë problem të ngritur nga ana jonë me qindra herë, por ka rënë në vesh të shurdhët.
I kërkojmë personave përgjegjës të shtypit të ditës në ministri të vënë në dijeni ministrinë për këtë shqetësim të taksive të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Ju bëni punën, për çfarë paguheni, që këto lekë vijnë nga taksapaguesi, që një pjesë dërrmuese janë dhe taksistët në shërbim të këtij komuniteti. Me shpresën se personat që mbulojnë këtë punë do ta vënë një dru në zjarr. Respekte!
