Si do veproje ti Andrea?

Dita

E pohove vetë, i dashur Andrea, në fund të shkrimit tënd të fundit (shpresoj të jetë i këtillë: i fundit!). Gjermani, anglezi, francezi dhe amerikani kanë mposhtur sundimin e bashkatdhetarëve të tyre përkatës. Po si, harron, bre, Andrea, se ata kanë pasur tradita qytetare (por edhe kolonialiste, ama!) shumë më të hershme se ne, deri shumëshekullore?! Sa për Enverin, ai ishte si ti dhe unë: produkt “Made in Albania”, pra, me të mirat dhe të ligat që kemi ne si popull. Veçse ai kish më tepër aftësi, zotësi dhe kurajë për të bërë histori! Jam kureshtar të di se si do të veproje ti në ato kohëra, po të ishe në vend të Enverit, kur edhe konfigurimi gjeopolitik i asokohshëm, i imponuar nga Fuqitë e Mëdha, ishte krejt ndryshe nga ç’është sot? Të uroj shëndet, mendje më të kthjelluar dhe gjykim më të thelluar! Yti, Aglind Ibraj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *