Si doli nga burgu vrasësi i gjyqtares

DITA Online

 

Nëse Gjykata e Kavajës dhe më pas ajo e Apelit të Durrësit do t’i kishin qëndruar kërkesës së Prokurorisë, atehërë Fadil Kasemi, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqtares Fildez Hafizi, do të ishte ende pas hekurave për tentativën e parë që kishte bërë për ta vrarë atë.

Të paktën kjo është ideja që të krijohet kur lexon rekursin që Prokuroria e Apelit të Durrësit ka bërë në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e dy vendimeve të Gjykatës së Kavajës dhe të Apelit të Durrësit dhe rritjen e masës së dënimit ndaj Fadilit nga tre në pesë vjet burgim, shkruan Top Channel.

Në pjesën argumentuse të rekursit, prokurori, Ferdinand Elezi, e cilëson Fadil Kasemin dhe krimin që ai kishte konsumuar në vitin 2015 si me rrezikshmëri të lartë dhe që meritonin masa dënimi më të larta dhe jo me 3 vjet burg, siç kishin vendosur dy shkallët e para të gjyqësorit.

Madje, në fund të argumentit të rekursit, prokurori nënvizon se Gjykata në dhënien e  vendimit duhet të vlerësojë rrezikshmërinë e veprës penale si dhe rrezikshmërinë e autorit, si dhe të vlerësojë rrezikun që i pandehuri pas kryerjes së dënimit mund të kryeje veprat penale për të cilat po gjykohet, ose akoma më të rënda.

Por, mesa duket ky parashikim i prokurorit nuk është parë i tillë nga gjykatat e dy shkallëve të para, ndërsa Gjykata e Lartë nuk e pati mundësinë ta shqyrtojë këtë rekurs në kohë për t’i shpëtuar jetën gjyqtares Hafizi.

Pjesë të zbardhura nga rekursi i Prokurorisë:

“1.Masa e dënimit, dhënë nga gjykata për të gjykuarin, ka qenë në kundërshtim me kërkesat e parashikuara nga nenet 47 të Kodit Penal, në mënyrë të veçantë me rrezikshmërinë e lartë të krimeve të kryera si dhe të vetë të gjykuarit. Masa e dënimit, dhënë nga ana e gjykatës, është rezultat i qëndrimit subjektiv të gjykatës. Ajo vjen në kontraditë gjithashtu edhe me qëllimin e vetë dënimit penal, atë të parandalimit të përgjithshëm dhe në mënyrë të veçantë të parandalimit të posaçëm. Në masën e dënimit, gjykata duhej të vlerësonte sidomos rrezikshmërinë e lartë të krimeve të kryera nga i pandehuri, të vetë të pandehurit, elementët e anës objektive, të cilat kanë qenë në kufirin e kryerjes së krimit të vrasjes në tentativë të dëmtuarës.

E dëmtuara ka qenë duke bërë plazh në bregun e detit dhe nuk e ka parë të gjykuarin, i cili po shkonte në drejtim të saj me vrap. Në krah ka patur një çantë marsupio, të cilën ka tentuar ta hapë. E dëmtuara edhe për shkak të sjelljeve të mëparshmë të të pandehurit, i cili ka tentuar të hapë çantën dhe të nxirrte diçka prej saj, ka vlerësuar me të drejtë aty për aty dhe e ka kapur nga duart të pandehurin për të mos nxjerrë armën e zjarrit. Ajo i ka thënë të pandehurit që të mos e vriste dhe të linte fëmijët jetimë. I pandehuri e ka goditur me grushta në fytyrë dhe ata janë përleshur me njëri – tjetrin, ku dhe të pranishëm kanë qenë fëmijët e tyre. Djali i tyre, Erlindi ka ndërhyrë si dhe persona të tjerë, pushues të rastit. Në përleshje e sipër, e dëmtuara ka mundur t’i marrë çantën të pandehurit, brenda së cilës ndodhej arma e zjarrit pistoletë, ëhstë larguar me vrap dhe është futur në hotel “Horizont”, ku është ndihmuar më pas nga persona të personelit dhe të rastit.

2.Gjykata ka detyrimin ligjor, që në dhënien e masës së dënimit, të bazohet në parashikimet e dispozitës së pjesës së posaçme të ligjit penal material.  Ajo duhet të vlerësojë rrezikshmërinë e veprës penale, rrezikshmërinë e të gjykuarit, shkallën e fajësisë, rrezikut që nga i pandehuri pas vuajtjes së dënimit, të kryejë këto vepra penale apo më të rënda ndaj të dëmtuarës dhe në tërësi të gjitha rrethanat që kanë konkuruar, në rastin e këtij të gjykuari ato rënduese. Vlerësimi i bërë nga gjykatat në masën e dënimit është i gabuar, nga ana jonë vlerësohet se masa e dënimit duhet të jetë më e lartë për të dy veprat penale të kryera nga ana e të gjykuarit.

Nuk jemi njohur me vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Apelit, shkaqe të tjera që lidhen me arsyetimi ne këtij vendimi do të paraqesim në gjykimin në Gjykatën e Lartë.

Për këto arsye, në mbështetje të neneve 432 dhe 441/1 pika “b” të Kodit të Procedurës Penale:

Kërkojmë:

Ndryshimin e vendimit numër 620 (10-2016-1773) datë 14.09.2016 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe vendimit numër 76 (12-2016-664) datë 28.04.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, rritjen e masës së dënimit me burgim për të gjykuarin Fadil Kasemi.

-Lënien në fuqi të vendimeve për pjesët e tjera të disponimit.

Durrës, më 10.10.2016

Prokurori i Apelit

Ferdinand Elezi”

Share This Article
4 Comments
  • Bashke me kete mostren , duhet te shkojne ne qeli edhe gjyqtaret . Se edhe ata Jane pjese e vrasjes . Tani , ky kellira shkon me nje çante ku Brenda mban nje pistolete . Qe ketu duket qarte se ky e kishte ndare mendjen per ta vrare te gjoren . Kurioziteti me shtyn te mendoj , a eshte Po e njejta arme qe ky e mbante qe heren e pare ? Nese eshte Po e njejta , atehere ketu jemi ne kushtet me ekstreme te antiligjit . Po nese ky bastardi ka sajuar pistolete tjeter , qofte edhe Duke e blere , atehere bashke me te , te shkoje ne qeli edhe bastardi qe ja ka dhene kete arme . Nuk do habitesha me drejtesine plere qe kemi , sikur ta fusin ne ca nene lehtesuese . Si zakonisht marifetçinjte avokatet dhe gjyqtaret e korruptuar i dine mire keto praktika . Po ishte nen efektin e alkolit . Jo Po ishte me depresion . Jo Po ajo e qelloi me shpulle , dhe ky s’u permbajt . E te tjera qelbesira qe na degjon veshi , e Na sheh syri . Me te kenaqurit ne kete histori makaber , jene ata pantallona treçerekshit , imamet e veteshpallur , apo hoxha Krasniqi qe i ben grate kurva Po qe se lahen ne det .

  • Kjo qe ndodhi eshte me te vertete nje ngjarje shume e rende, per te gjithe shoqerine tone, por me se pari per familjen e viktimes. Eshte, gjithashtu, dhe tregues i gjendjes se shtetit e kryesisht i sistemit te drejtesise nga i cili vuajne qe te gjithe njerzit e thjeshte, perjashto ata qe jane te lidhur me te ne menyra te ndryshme. Ngushellimet me te sinqerta per familjen e viktimes. Ajo qe me ben pershtypje eshte se pothuajse te gjithe gazetaret e shtypit te shkruar apo asaj vizive po e shtremberojne kete ngjarje, nuk e di e bejne nga injoranca apo me qellime te caktuara. Vrasja nuk u krye per shkak te cilesise se viktimes, si gjyqtare, por ne raportin me bazik, ate ne cift (ne se mund ta cilesoj te tille). Pra pse duhet klasifikuar viktima ne kete rast, “gjyqtare”? Vrasesi vrau ish gruan e tij. E te tilla raste ka shume dhe nuk eshte bere kaq zhurme. Pse kjo gje? Ju lutem gazetare, duhet te jeni me te ndergjegjshem per ate qe shkruani, te mendoni dhe pasojat dhe ndikimet e tyre te njerzit qe ju ndjekin. Vrasesi nuk eshte arrestuar per vrasjen e gjyqtares por te nje personi te cilen e ka pasur grua dhe per kete do te gjykohet. Sistemi i drejtesise nuk u godit vetem dje, me kete vrasje. Jo, eshte goditur me pare, kur nje shkeles i ligjit i shpeton ndeshkimit si pa te keq, madje del me i vendosur per ta shkelur prape dhe me rende. Po ata qe japin amnisti, a nuk jane pergjegjes qe nuk gjykojne drejt veprat e atyre qe lirohen? Po ne si shoqeri qe sot perpiqemi te gjykojme a nuk kemi pergjegjesine tone. Te gjithe, ne nje menyre apo tjetren, jemi edhe dhunues dhe viktima dhe kurre nuk marrim hapat e duhur deri sa nje dite ndodh me e keqja e mandej veme kujen per ate qe ndodh. A nuk jane komentet e ndryshme, per fat te keq shume shpesh, shprehje e dhunes verbale qe bejme ndaj njeri tjetrit, dhune qe kulmohet ne akte te tilla. Pse duhet ti kerkojme vetem ketij vrasesi qe duhej te mos kryente akte te tilla dhune ndersa vetes ja lejojme, edhe duke fyer njeri tjetrin? Pershendetje dhe respekte. Familjes ngushellime, vecanerisht femijeve.

  • SI DOLI NGA BURGU KY???!!!!

    NJESOJ SIC DO TE DALE PAS 5 VITESH

    DJALI I DEPUTETES SE RAMES, ASAJ AKTORES

    ME ARSYETIMIN,

    “NE SHQIPERI DUHET TE VRASESH 10 VETA E

    SIPER, QE TE MBYLLESH NE BURG PERJETE,

    KY MIKU KA VRARE VETEM 5, KESHTU QE

    DO TE DALE NGA BURGU”

    NJE PERSON, I CILI SI PJESE E GJYQESORIT

    TE KORRUPTUAR, ESHTE BASHKEFAJTORE

    PER KETE, BIE VETE VIKTIME E ASAJ QE

    KA NDERTUAR PER POPULLI SHQIPETAR, DHE

    GAZETAT NA CAJNE DERRASAT NJE JAVE RRESHT

    PO POPULLI, QE I KA NE RUTINEN E PERDITSHME

    KETO KRIME????!!!!

  • Te kontrollohen te gjithe vendimet gjyqesore te marra nga gjyqtaret qe nga viti 1990 e deri me sot dhe kush ka shkelur ligjet dhe ka marre vendime te padrejta,te cohet para gjyqit dhe te denohet me burg!
    Jane bere padrejtesi te medha me pasoja te renda jetike,prandaj vetingu nuk duhet te merret thjesht me pasurite e gjyqtareve,por se pari me vendimet e tyre te kunder ligjeshme qe kane sjelle pasoje korrupsionin!
    Vetem nga marrja e nje vendimi te pa drejte mund te jape tjetri miliona e jo per qejf!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *