SMS në DITA
Në 0689073730
Përshëndetje DITA. Marr shkas nga sulmi i paprecedent që i bëhet ikonës së shqipfolësve në mbarë botën dhe burrit të urtë të kombit shqiptar, z.Rexhep Qosja. Ky sulm i bëhet nga njerëz të cilëve edhe emri “njeri”, ndaj tyre duhet të përdoret me rezerva. Jam i bindur se kryetari i Akademisë së Shkencave të Kosovës nuk është gjë tjetër veçse një aparatçik i rëndomtë, njëlloj si “historiani”, “Dr.prof.” Beqir Meta në Tiranë, si “Dr.prof.” Xhelal Mziu i Kamzës, si dhe i ngjashëm me “intelektualin” e shqyer shqiptar, kok tulin Fahri Balliu. Këta lloj intelektualësh kanë të njëjtën kulturë komunikimi, të njëjtën edukatë debati, të njëjtën sjellje publike. Unë si qytetar i thjeshtë i këtij vendi, nuk e shoh të pamundur që çdo person që në komunikimin mediatik përdor shprehje të tilla siç i ka përdorur “akademiku” Hivzi Islami, kundër urtësisë dhe mençurisë shqiptare ndaj të nderuarit Rexhep Qosja. “Njerëz” të tillë, vetëm intelektual nuk mund të quhen, por mund të quhen thjesht servilë, sahan lëpirës, rrogoza, puthadorë, robër etj. Më duket vetja se jam tejet i privilegjuar kur gazeta DITA më jep mundësinë të flas për ikonën e gjallë, monumentin e gjallë, të madhin Rexhep Qosja. Faleminderit DITA. Nga Gjon Nezha, Laç.
