Kur “fluturat në stomak” papritur zhduken

Ornela

Ndonjëherë, në një lidhje të gjatë ose edhe të shkurtër, ndodh që njëri prej partnerëve nuk ndjen më flutura në stomak për gjysmën e tij më të mirë.

Në fillim të lidhjes fluturat në stomak janë të natyrshme, por mos prisni t’i keni gjithmonë ato.

Me kalimin e kohës lidhja juaj stabilizohet, por kjo nuk do të thotë që të mos ketë pasion mes jush, shkruan “Psychology Today”. Thjesht ju ndiheni më të sigurt me njëri-tjetrin. Mirëpo, çfarë ndodh kur në një moment sigurie partneri ju thotë se është ftohur marrëdhënia juaj, ose të paktën ai ju ndjen më larg.

Si duhet të reagoni në këtë moment?

Mundohuni të kuptoni arsyen pse

Mos e merrni menjëherë si ndarje. Mundohuni të gjeni arsyen pse ai ndihet kështu. Mbase edhe ju për shkak të punës, e keni neglizhuar pa kuptuar. Flisni me të, nëse mund ta shpëtoni këtë lidhje.

Nëse nuk ka arsye tjetër, kërkojini një mundësi të dytë

Nëse në mes të kësaj historie nuk ka një arsye tjetër që fshihet, kërkojini një mundësi të dytë dhe jepni maksimumin që gjërat të kthehen si më parë.

Bëni diçka ndryshe

Një udhëtim, një dalje nga monotonia mund ta shpëtojë lidhjen tuaj. Pra, kërkojini të shkoni në një vend vetëm ju të dy, mbase si një muaj mjalti për t’i “ngrohur” sërish gjërat mes jush.

 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • thuam se ajo nuk je ti ,
    kjo,
    se ndiesh ngroht ,ashtu si
    do,
    thuam se barku jot ,eshte ajo Lendina e bukur ,
    ku fluturat festojn pranveren ,
    ku un ulja koken shtrire , e enderoja ardhjen e shumpritur,
    thuam se je po ajo zemer , qe ka vetem nji adress –
    zemren time ,
    thuam se fluturat jane kthyer ,perseri e asgje s’ka ndryshuar ,
    ksaj zemre qe gjakoset per ty
    e zhvishu nga iluzionet Amore afrohu pran Zjarrit
    te shkij mendimet e ngrira ne ate fluturim

  • “fluturat në stomak” ose emocioni,është e vështirë të mbetet gjallë tërë jetën për të njëjtën gjë!!emocioni,tek njeriu,zëvëndësohet nga vetdija,nga ndërgjegjia!!
    nëse nuk je në gjëndje ta përdorësh ndërgjegjen,pra nëse nuk je në gjëndje ta kontrollosh emocionin!?
    atëherë do të duhet ta ndjekësh atë në çdo moment që të paraqitet!!
    në jetën tonë emocione ka jashtëzakonisht shumë!!
    po të përqëndrohemi vetëm tek “fluturat në stomak”,mund të kemi aq shumë sa vështirë se mund ti ndjekim dhe mund ti arrijmë!!gjithnjë do të ketë diçka që do të na tërheqë vëmëndjen,nxisë emocionin,pas asaj që nuk është më emocionale,sepse nuk është më e befasishme,është bërë e përditëshme!!

  • Per Ty ,
    do ndermerrja ate Aventure ,
    do shetisja gjithe Boten ,
    gjithe Lendinat ku Fluturat thithin Nektarin e jetes ,
    t’i grumbulloja me kujdes ,
    me delikatesen e duarve me te ndjeshme ,
    pa lenduar ate Tach ,
    e me nji tufe lulesh shumngjyreshe me kurore Fluturash
    lart ,
    te vija megjezit pa zbardhur mir fshehur si
    nji Fantazme ne mjergull ,
    ndekohe qe ti fle …
    e vendosja ate buqete me kuroren e Fluturave shumengjyreshe ,pran fytyres tende ,
    nen mbishkrimin ;

    Per ty Farfalina mia …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *