Ndryshimi i statutit të FSHF-së me modifikime të rëndësishme në pikat e saj sa u përket kandidaturave për poziconet drejtuese si presidenti apo anëtari i Komitetit Ekzekutiv, penalizon ndjeshëm pjesëmarrjen në garë të disa prej ikonave të futbollit të vendit tonë, të cilët kanë ushtruar dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre të përditshëm sportiv jashtë territorit të Shqipëtisë. Me ndryshimin e ri në statut, Duka ia bën të pamundur një emri si Igli Tare, Besnik Hasi, Rudi Vata, Foto Strakosha që të garojë për president apo për anëtar të Komitetit Ekzekutiv.
Veçanërisht emri i Tares qarkullon prej vitesh në ambientet futbollistike dhe para çdo lloj Asambleje Zgjedhoire, ai ka qenë shpesh shqetësimi më i madh i kreut të institucionit të futbollit, duke pasur parasysh se aftësitë drejtuese të ish-sulmuesit të Kombëtares janë të njohura botërisht.
Për të garantuar pozitat e tij, Duka ka vendosur që të bëjë një modifikim të statutit të FSHF, duke ndryshuar një pike të tij. Kështu, nga “Të jetë shtetas shqiptar dhe të banojë në Shqipëri”, pika e statutit është bërë “Të jetë shtetas shqiptar me banim të përhershëm në Shqipëri”.
Në këtë mënyrë, një emër si Tare, Hasi, Vata apo Strakosha, që jetojnë jashtë Shqipërisë, do ta kishin të pamundur të garonin për një nga postet drejtuese në FSHF, edhe pse janë nga personat më kualifikuar për ta bërë një gjë të tillë. Gjithçka për të garantuar që Duka të vazhdojë të qëndrojë i palëkundur në kolltukun e pushtetit, mundësisht pa garë.
j.l./ dita

Llogje Kavaje. Po te kishin keta vullnet ishte e thjeshte. Jane me pasaporta shqiptare dhe zhvendosen ne Shqiperi.
Ata jane shprehur se per momentin nuk iu intereson. Vata eshte i djegur qe ne start se perdite shprehet qe djali i tij nuk do te luaje kurre per Shqiperinë.
Tare eshte nje nga Drejtoret Sportive me te mire ne bote. Mund te lesh Lazion per Juventusin por jo per Federaten Shqiptare. Ne fund te karrieres ndoshta por tani ai eshte ne kulmin e tij.
E pra, duka duhet te pergezohet per kete kusht: Eshte nje kusht ma se normal edhe eshte minimumi qe kerkohet per dikend qe do te kujdeset per footballin shqiptar!
Ata le te kthehen ne Shqiperi nese dojne me udheheq footballin shqiptar nje dite!
Nuk duan te gjithe me veptuar d si ikur 40 direktoret e veliajt qe paguhen me taxat tona e ´ kishe punojne ´ per ne po jetojne jashte
Deka duhet te hape krahun me te mire qe te mos perfundoje tek Lefteri dhe Sajmiri!
Ne fakt ia ka zene radhen Erioni dhe pa shkuar ai ne burg, nuk shkon dot Duka. Keshtu qe, durim.
I zgjidhi te gjitha hallet e Tiranes dhe tani i mbeti ishulli i FSHF pa marre nen kontroll. Me ta marre dhe kete, do fokusohet tek shoqata e gjuetareve.