Grekët janë në hall. Më duket ca e tepruar të merremi me ta në këtë periudhë. Veç krizës së rëndë, ata kanë qindra probleme të trashëguara në mentalitet. As njolla e zezë e diktaturës së kolonelëve, e as fakti që Greqia mbetet vrima e fundit e kavallit në Komunitetin Evropian, nuk kanë ndihmuar për t’ua shëruar pak plagët. Gjithsesi ne shqiptarët, veçanërisht, duhet të jemi në gjendje t’ua kuptojmë sfilitjet e brendshme e në këtë proces të sqarohemi një çikë më mirë për kusuret tona, se edhe ne kërcyem nga iluzionet perandorake të kohës së sulltanëve në mjerimin total të kohës së komunizmit, pa përmendur marrinat e tanishme post-komuniste.
Grekë e shqiptarë, rrimë shullëhemi në diell mbi një gur, si dy hardhuca me kujtesë dinosauri, dhe herë pas herë i vërshëllejmë ndonjëherë me gjuhë njëri-tjetrit. Komike, për ata që kanë kohë të na bëjnë sehir.
Email nga adresa: [email protected]