Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Interesant është edhe fakti që njerëzit që kërkojnë të shkruajnë sot historinë, janë të gjithë jo të brezit të saj. Ne jemi të gjithë të brezit pas lufte dhe të tranzicionit. Ne kemi 24 vjet në tranzicion dhe akoma nuk e kemi të qartë se çfarë u bë në këto vite, kush ishte prapaskena e “demokracisë”; me çfarë platforme punoi Nano dhe Berisha; kush janë udhëheqësit e vërtetë të “tranzicionit”. Kur nuk jemi të zotë të analizojmë dhe njohim realitetin ku jetojmë, si mund të jemi të zotë për të kaluarën që nuk e kemi jetuar? Por si gjithmonë, shumica jonë me injorancën që na karakterizon, do luajmë kompetentin. Edhe kur dalin fakte në dritë ato do të sulmohen, dyshohen duke vënë pikëpyetjen për personin që i thotë, pse i thotë, si në rastin e shkrimit të T.Camit.
Mendimi im është që çdo njeri duhet t’i shtrijë këmbët sa ka jorganin edhe në drejtim të dijes, pra t’ia lëmë historinë historianit. E vetmja gjë që mund të bëjmë ne është të mbledhim dhe të japim fakte.
Për mua, shkrimi i z.Kulla është pa vlerë dhe subjektiv, që flet më shumë për një karakter narcist, se sa një analizë objektive dhe për më tepër aspak historike.
