Disa ditë më parë, Halim Kosova, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, u mundua të shpjegonte në emisionin “Opinion” mënyrën se si, diku nga viti 1994, kishte ngjizur idenë për krijimin e një klinike private gjinekologjike në Tiranë. I njohur në komunitetin e mjekëve si njeriu që solli në Shqipëri, gjatë atyre viteve, modelin e dypunësimit të mjekut, e atij që paradite punonte në spitalin shtetëror, ndërsa pasdite i kushtohej plotësisht klinikës së tij private (një model i cili sot është kthyer në mënyrë jetese për shumë mjekë), Kosova do ta shpjegonte kështu idenë e tij për klinikën, gjatë emisionit Opinion:
“Rreth vitit 1994 m’u desh, me ndihmën e një miku zvicerian, që sot e kësaj dite e kam si me e pas vëlla; ai pati ardhur në Shqipëri për të ndihmuar në përgjithësi dhe për të parë situatën dhe në një moment të caktuar më tha: unë dua të ndihmoj ty. Unë i thashë se nuk kam nevojë, se ka spitali, ka kështu e ka ashtu dhe pati prurë disa gjëra.
Pastaj, më mori prapë në telefon dhe tha: ore unë dua të ndihmoj. Kur u hap këtu në Shqipëri mundësia për të punuar edhe si mjek privat, atëherë unë i thash: tani kam nevojë për ndihmën tënde. Pse? Se rroga filloi të mos mjaftonte më për shtëpinë dhe për punët e përditshme. Dhe para çdo mjeku kishte dy mundësi: ose t’i shtrinte dorën pacientit, që ishte rruga më e lehtë, por jo e ndershme, ose të punonte pasdite, pasi doli ligji që mund të punoje edhe privat. Unë zgjodha këtë rrugën e pasdites.
Pasi e vura në vijë këtë punë dhe klinika filloi të funksionojë mirë, për hir të asaj që edhe unë kisha mundësi të blija aparaturën që unë kisha qejf dhe që ishte bashkëkohore. Atëherë në një moment të caktuar thashë që unë po i shërbej 30 apo 40 vetëve në ditë, po sikur të bëj diçka për 150 shtretër dhe nja 100 ambulatorë që hyjnë e dalin në maternitet? Mos është më e vlefshme? Dhe mora këtë hap, e pranova përgjegjësinë e drejtorit (të maternitetit) në mënyrë që të bëja diçka ndryshe, për t’i shërbyer afro 300 pacientëve në ditë”.
Por, nga viti 1994, kur Kosova ngjizi idenë e të pasurit të një klinike private, e më pas kur ai e realizoi idenë e tij duke e forcuar klinikën sidomos në vitet kur ishte në krye të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ka rrjedhur shumë ujë dhe sot ai ka një klinikë shumë të madhe dhe të njohur private në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet, një nga më luksozet dhe me pajisjet të teknologjisë më të fundit, e cila sipas ekstraktit të QKR-së rezulton në pronësi të bashkëshortes së tij, Elsës, dhe me administrator të birin, Gentin. Ndërkohë që Kosova pajiste klinikën e tij me aparatet dhe mjetet e teknologjisë së fundit, është fakt se spitali shtetëror për shumë vite ka funksionuar me një eko të vjetër, që datonte me vit prodhimi 1950.
Por, fakti më interesant që zbulon ekstrakti i QKR-së është pikërisht te vlera kapitale e gjithë kësaj pasurie të jashtëzakonshme të vendosur ndër vite nga Kosova. Vlera kapitale e klinikës gjinekologjike “Petal” kap vlerën marramendëse të 2.6 milion eurove, të cilën sipas deklarimeve të Kosovës në emisionin Opinion u nis nga miqësia me mikun zvicerian, i cili kërkonte ta ndihmonte me çdo kusht rreth 20 vjet më parë. Automatikisht, një shifër e tillë e vendos ish- ministrin e Shëndetësisë si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri.
Sipas përshkrimit të bërë në QKR, klinika private gjinekoligjike “Petal” merret dhe ofron shërbime për “tregti produkte kimike dhe kits per diagnostikime produktesh mjeko-kirurgjikale, aparatura dhe mjete mjeksore dhe elektromjeksore, pajisjesh spitalore në përgjithësi, tregtimin e aksesorëve (pajisje ndihmese) dhe pjesëve të ndryshme, si dhe asistencë dhe mirëmbajtje për të gjitha produktet e lartpërshkruara. Furnizimin e strukturave shëndetësore në përgjithësi dhe strukturave të veçanta që ushtrojnë teknika dhe diagnostikime gjenetike në fushën e fekondimit artificial. Shërbime dhe diagnostifikime të mirëfillta mjekësore në Obstetri-Gjinekologji (vizita gjinekologjike, vizita echografike, analiza laboratorike biologjike, fekondime invitro, pap teste, mamografi, histeroskopi ndërprerje shtatzanie, mikrokirurgji gjinekologjike, etj, të lidhura me këtë fushë), si edhe shërbime në mjekësinë patologjike dhe në atë të profilizuar”.
Ndërkaq, në media është publikuar edhe një fakt tjetër, që ka lidhje me ProFarmën. Sipas mediave, pretendohet se pak vite më parë Kosova ka qenë aksioner i ProFarmës bashkë me deputetin Tom Doshi, çka do të thotë se veç klinikës së tij private, kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës ka lidhjet e tij edhe në biznesin e ilaçeve.
Nga ana tjetër, pak ditë më parë, në shtypin e shkruar u publikua edhe deklarata e pasurisë e Kosovës, ku rezultoi se viti 2013 (kur ai ishte ende në detyrë si Ministër i Shëndetësisë) ka qenë një vit me shumë shpenzime për shlyerje kredie për kandidatin e djathtë që do të garojë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Plot 260 mijë euro janë shlyer për vitin 2013, ndërsa është marrë edhe një kredi me shumën e 280 mijë eurove nga Kosova për vitin 2013. Ndërkohë që, për vitin e kaluar, djali i Halim Kosovës, Genti, ka deklaruar një kredi në emër të klinikës “Petal”, me shumën e 280 mijë eurove, ku ka pa shlyer rreth 230 mijë euro. Djali i Kosovës i është bashkëngjitur deklarimit të pasurisë për vitin 2014, si administrator i klinikës private të doktor Kosovës, ku si fitim neto të kësaj klinike deklaron se fiton 1 320 383 lekë.
Për vitin 2012, gjatë kohës kur Kosova ka qenë drejtor në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ka të deklaruar një shlyerje kredie prej 242 770 eurosh. Ka kredi tjetër të marrë me vlerën e 200 000 eurove në 2013-n, ku i ka mbetur shuma prej 157 994 euro për t’u për të shlyer. Për vitin 2013, kandidati demokrat ka deklaruar blerjen e një automjeti të shtrenjtë që kap vlerën e 63 176 eurove, të cilin mesa duket e disponon ende pasi në deklaratën e pasurisë për 2014-n nuk ka asnjë shtim të ardhurash nga shitja e atij.
Përpara këtyre fakteve, ajo që na lind natyrshëm është një pyetje e thjeshtë: Si e ngriti Dr. Halim Kosova klinikën e tij private, e cila me vlerën e tregut sot kap vlerën e 2.6 milion eurove? Automatikisht, një shifër e tillë e vendos atë si një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, i cili duhet të ketë kursyer shumë para si mjek dhe njëkohësisht si drejtor i maternitetit Mbretëresha Geraldinë. Por, a mund të vihet një pasuri e tillë ndër vite, duke punuar si mjek paraditeve në shtet dhe pasdite në klinikën tëndë private?/JAVANEWS

Kusar,vrases dhe serbo-shpellar keshtu behen milionat ne Shqiperi.
Thjeshte se atit i puno truri dhe naten 😛 !!!
Me i hap letrat atij zvicerjani qe ndihmoi dr.Kosoven,do te shikoni qe nuk i ka fitu kaq miljona euro sa ka fituar dr.Kosova!
Atehere,a bie ere kjo pune me dr. Halimin?????
Thjeshte se atit i puno truri dhe naten …..tmerr ne per ket kandidat qe kemi
Jane paret e popullit dhe te korupsionit! Te gjithe ,e dime, se si behen dhe beheshin parate ne Shqiperi! Nuk i ka fituar Halimi por e shoqja dhe i biri?! Po Gjin Gjoni ne emer te kujt i ka ?! Po Bode dhe me radhe deri tek Berisha ne emer te kujt i kane! Keta pasanike te varfer kane vjedhur shtetin ,te huajt,donacionet e tyre, dhe popullin!Ne vend qe te shkojne para drejtesise behen deputete dhe milionere?! Cili eshte ndryshimi Mark Froku,Doshi me Halimin dhe te tjere?!
Duke shitur vaj makinash per 20 vjet, i ka bere ato leke ai.
Ej, mos ja kajni nonen ! Ikni pyesni sa kushton vila ne Surrel, apo dasma ne Gjirokaster, qofte dhe dhite e Bojaxhiut ne Farke, po lejeni Halimin rehat. Ca jane 2 milion eur per nje klinike private qe egziston per 20 vjet ?
Edhe dicka, mos t’ju rreje mendja qe populli i ha keto lajme. Me keq do i beni Lalit me keshtu gjerash.
Tani dac botojeni kete koment, dac jo. Nuk ma ha palla.
…veshtire te gjesh politikan te ndershem ne Shqiperi…Halimi eshte nje monster bukurosh , i plakur dhe i lodhur , por te jete i ndershem ai , eshte njesoj si te shkosh ne bordello dhe te gjesh nje vajze te virgjer…ose…ne lindjen e dyte , dr Halimi , nxjerr nje vajze te virgjer…
Shteti Shqiptar u muar nga Kosovaret (Berisha )dhe Parane jua dha Kosovareve , plus edhe si Myslyman i Dyfishte ( edhe nga ana e grus ) pare edhe nga bota arabe e turke , plus pare edhe lukunia e sejdineve te holldingut dhe keshtu doli spitali qe nuk e dime kush eshte pronari i vertete
baltosje qe nuk ju ka hije ,si gazete e pa varur qe jeni 😛
ka nje profesion ,ka nje diplome , eshte nje nga me te miret ne fushen e tij dhe nga me te zgjuarit .ka dhe specializime qe i ka kryer ne menyre ekselente .
sa per ate frazen “njihet si ata qe e ktheu paraditen ne pune shteti dhe pasditen ne privat”
kuptohet shume mire se nuk dini si te lani keta te pasurive
“o milet do tu jap nje sihariq kam shitur pasdite fiq”
spitalin shteteror te 1950 ,ik kerkojeni diku tjeter ,jo te HALIM KOSOVA
Para se te ushqeni turmat me ate “armikun imperialist” ,qe do JU MARRE bashkine
kerkoni pasurine e atyre qe librezen e punes e hapen direkt si kryeminister
qe as profesion dhe as shkolle nuk njohin … dhe pastaj vazhdojeni me te gjithe
kopilat qe na lane ata te 1950 , te cilet po i hane milionat e nxjerre nga gjaku i ketij populli
ne kokaine ….te pakten ky eshte ngushellim per ne .
Miku zvicerian : Ajdin Sejdia. A e mbani mend ?
Sjam me pd, po lat nam o dita se si i shikoni gjerat.
Sa taksa ka paguar ne shtet ky halimi dhe sa punonjes ka siguruar se po na del shum I paster dhe e paska ven kete pasuri me djers, ndersa ajo vila ne surrel me mir I vini emrin kacoll se vetem vil nuk mund te quhet.
Edhe po i ka vjedh i ka hallall se edhe punon,jo si ky hajduti i Rames qe nga pabuks u be super milioner.
Te tregoje pagesat e bere prane tatimeve nga biznesi Z.Halim dhe mandej te gjykojme sa evazion ka dhe ku i gjen parate
..nuk mund te baltos nje njeri te nderuar ne profesionin e tij..,per shkaqe politike.
Shume flasin, shume perqeshin, shume pergojojne, por asnje s’e pohon qe: Si kur ishte Halimi i Kosovasve DREJTOR i Materniteteve si kur ishte Minister Shendetsie ky tip nuk u hoq vesi i mjekeve, ne vendet qe KY drejtonte, i marrjes se LEKEVE nga familjaret e PACIENTEVE.
Duke qene Drejtor ne Maternitet, njerezit shkonin ne menyre te vullneteshme ne Kliniken “PETAL”, (prone e H.K.), sepse ne ambjentet shteterore nuk i afroheshte cilesia e sherbimit.
Mua vet me ka thene kur erdhi koha me lind nusja ime: A je lidh me ndonji mjek ne Maternitet?
Pregatitu Shpirterisht, Moralisht dhe Ekonomikisht se nusja do lindi me OPERACION.
1000 vota te kisha asnji s’do ja jepsha, qoftë edhe per gjynah!
Nje klinike e ngritur me pune dhe me djerse eshte me e ndershme se sa nje dasem e bere me pensionin dyshues te mamit te z.Valiaj!
Andej nga anet tona keta tipa barkbuxhaker quhen shejtan…budalla.
Eshte mjek i zgjuar ka shitur edhe Sharqinje.
Ju në çdo lloj të vështirësive financiare? A keni nevojë për një kredi për të pastruar borxhet tuaja? A jeni duke shkuar për të rritur financat tuaja? Ju jeni një person i biznesit i cili dëshiron për të zgjeruar kompaninë e tij / saj. Ju jeni në këtë mënyrë kërkohet të kontaktoni, besimin hero të vërtetë dhe efektive të kompanisë kreditimit kredi kredi. Kam mësuar të dy individëve dhe qeverisë për efikasitetin tonë të lartë.
Shërbimet përfshijnë:
* Kredi personale (Sigurt dhe të pasigurta)
* Kredi Biznesi (Sigurt dhe të pasigurta)
* Përmirësimi Faqja kryesore
* Kredi Inventor
* Kredi Auto
etj ..
Ju lutemi të kthehet tek ne, nëse jeni të interesuar, nëpërmjet [email protected]
Ne jemi të certifikuar,
të besueshëm, të besueshme, efikase, të shpejtë dhe dinamik.
[email protected]
sinqerisht,
Louis Banner
Ne ofrojmë kredi me norma shumë minimale vjetore e interesit aq të ulët sa 3%. Nga 1 vit deri në 30 vjet shlyerje kohëzgjatjen e periudhës në të gjithë. Ne u japim kredi prej $ 5,000.00 deri në 50 milion dollarë shteteve të bashkuara. Ne gjithashtu japin kredi të biznesit për individët dhe kompanitë, ne japim atyre kredi për të filluar një biznes apo të përmirësuar biznesin e tyre në një normë prej 3%. Ne mund të japë deri në $ 50 milion. Për të marrë më shumë informacion, E-mail: [email protected]