Si e dhunuan shefin e Kufirit në Triport, autorët kishin ndjekur lëvizjet e Cekës

DITA Online

 

Personi në foto është Sadi Ceka, Shefi i Stacionit të Pikës Kufitare Triport në Vlorë i cili u dhunua pranë banesës gjatës natës.

Autorët i kanë ndjekur të gjitha lëvizjet duke i zënë pritë pranë banesës rreth orës 01:25, ndërsa ka qenë vetë i plagosuri që ka kërkuar ndihmë në polici.

Sipas policisë së qytetit bregdetar, 3 personat e kanë dhunuar dhe goditur 49-vjeçarin Sadi Ceka me sende të forta pranë banesës në lagjen ‘1 Maji’ ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi.

Polici i plagosur është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërsa vijon marrja në pyetje e policit që u dhunua, pasi për momentin dihet vetëm që ishin tre persona.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *