“Shqipërinë time e dua të pastër e me rrugë të shtruara. Me fabrika e uzina të ndërtuara në periferi që të mos ndotin mjedisin dhe njerëzit të kenë mundësi të punojnë. Shqipërinë e dua pa njerëz të këqinj. Etj etj”.
Këto janë pak a shumë ajo që do të lexoni në një projekt fëmije 10 vjeçar. Emri i tij është Geri. Ai është një kaçurrels i vogël që nuk ta mbush syrin, por shumë i zgjuar. E ëma tregoi se ishte shqetsuar pak për temën e projektit, por zgjodhi temën e projektit “Shqipëria nesër?”. Mamaja e tij më tregoi se e kishte ndihmuar që ai të rregullonte gabimet por fjalitë ishin të tijat. Për ilustrim kishin vënë disa foto nga pritshmërtë e një projekti të Bashkisë Fier për një park që po ndërtohet tek ish – fabrika e miellit. Por ju do të habiteni edhe më shumë…
Vajza ime si çdo shoqe në moshën e saj nuk e ka ka vendosur akoma se çfarë do të bëhet. Dëshirat e saj variojnë, por një ditë më habiti shumë kur më tha, se donte të bëhej kryeministre. “Se dua të rregulloj Shqipërinë o ba”, më tha. Po mirë si do të jetë Shqipëria atëherë? – e pyeta unë. Po ja – filloi ajo, – nuk do të ketë asnjë rrugë me gropa, të gjithë do të kenë një punë, edhe ti që je me aftësi të kufizuara do të punosh, do të ketë parqe për fëmijët, shkollat do të jenë të ngrohta në dimër dhe të freskëta në verë, nuk do të ketë pallate dhe shtëpi të vjetra, nuk do të ketë shumë makina që të ndotin ajrin, nuk do të ketë plehra të hedhura andej – këtej etj etj”.
E pra, fëmijë dhe e dinë se çfarë i duhet këtij vendi. Po ata që na qeverisin vallë a e dinë se çfarë i duhet Shqipërisë? Pres që vizioni i Gerit dhe Amit (vajzës time) t’i frymëzojë ata.
Letër e nënshkruar,
Gëzim Hoxha
