Ky peticioni i “intelektualëve të PD-së” më ngjan me një shfaqje palaçollekuj ish-kinez, por sigurisht i pershtatet më së miri Jozefinit të Parlamentit. Pse mendoj kështu… Sepse kjo lloj komediet, disi e veçante do te thoja, eshte e pamundur te realizohet jashtë realitetit politik shqiptar, sepse nevojiten cilesi njerezore jashtëzakonisht te rralla, ekstraterrestre gadi. Duhet qe autori (ose autoret) te mos kene talent, por vetem mediokritet, injorancë, ligesi, idjotesi.
Por ajo qe eshte me rendesishme, duhet ne menyre kategorike qe te kete ne vend te trurit, tallash dhe sidomos guximin e herojve mitollogjikë per te kapercyer paturpesinë dhe felliqesinë qe ndjell inskenimi i saj per publikun.
Dhe “veshtirsite” nuk marrin fund me kaq. Sepse per te kompletuar kete lloj komedijet, jane te nevojshem edhe aktoret paljaço, ose me saktë, intelektualet paljaço. Megjithate mendoj se edhe kjo “veshtiresi” eshte lehtesisht e kalueshme, sepse kjo specie e rralle planetare në shoqerinë tone shqiptare plluskon me bollek. Biles,ata vetë-afrohen. Por edhe sikur mos ngjase nje gje e tille, eshte Jozefini i Parlamentit qe i kap per zhelesh e i hjedh ne skene.
Email nga adresa: [email protected]