Pse padia e Metës ndaj Dvoranit rrezikon bllokimin e KED-së

J L

Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë e përcakton Këshillin e Emërimeve në Drejtësi si organ me mandat 1-vjeçar, që nis më 1 janar dhe mbyllet më 31 dhjetor të çdo viti.

Anëtarët e KED zgjidhen me short.

Shorti organizohet nga Presidenti nga data 1 deri në datë 5 dhjetor.

Nëse Presidenti refuzon hedhjen e këtij shorti, atëherë kreu i Kuvendit duhet ta hedhë atë brenda datës 10 dhjetor.

Sipas këtyre përcaktimeve, shorti për KED-në e vitit të ardhshëm po afron.

Por, padia që Ilir Meta dorëzoi në ngarkim të kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi rrezikon që të ketë pasoja jo vetëm për Ardian Dvoranin, por edhe për vetë funksionimin e KED-së për 2020.

Nëse njëra nga tre Prokuroritë ku Presidenti dorëzoi padinë vendos që të pranojë atë, atëherë Ardian Dvorani rrezikon të mos përfshihet në shortin për KED-në e re.

Kjo do të pasonte një efekt zinxhir që mund të cënojë funksionimin normal të këtij institucioni.

Ligji përcakton se kryetar i KED-së zgjidhet një anëtar i Gjykatës së Lartë.

Ardian Dvorani dhe Medi Bici janë dy anëtarët e vetëm që i mbijetuan vettingut në këtë gjykatë.

Me skualifikimin e mundshëm të të parit, atëherë mbetet vetëm i dyti.

Por, çështja ndërlikohet juridikisht për shkak se Medi Bici aktualisht është pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, një organ i përhershëm produkt i reformës në drejtësi, i zgjedhur në dhjetor të 2018, pas shortit që ngriti KED-në.

Detyra e Bicit në KED bie ndesh me  detyrën e tij si anëtar i KLGJ-së.

Kjo konfirmohet edhe nga fakti që emri i Bicit nuk është në listën që Gjykata e Lartë ka dorëzuar për shortin e KED-së për 2020 në Presidencë, por vetëm emrin e Ardian Dvoranit, që në të tilla rrethana ishte automatikisht i zgjedhur.

Ndërlikimi juridik shkon më tej nga përcaktimi ligjor se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi zgjidhet anëtari i Gjykatës së Lartë, ndërsa zëvendëskryetar anëtari më i moshuar nga dy anëtarët që zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese.

Pika 2 e nenit 227 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit në drejtësi parashikon shprehimisht se, “Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë, ose pamundësi të këtij të fundit”.

Kjo, mund të ishte zgjidhja sa i takon zëvendësimit të kryetarit, por në rast përjashtimi të Dvoranit dhe me Medi Bicin të angazhuar në KLGJ, Gjykata e Lartë nuk do të përfaqësohej në KED.

Çka bie ndesh me nenin 220 të ligjit për organet e qeverisjes së sistemit në drejtësi.

Ky do të ishte rasti i parë që një institucion i përcaktuar nga ligji nuk do të kishte mundësi përfaqësimi në KED, por nuk do të ishte hera e parë që ky institucion do të funksiononte me më pak anëtarë nga sa parashikohet në ligj.

Kjo sepse më 7 dhjetor 2018, pas refuzimit të hedhjes së shortit nga ana e Presidentit, shorti u hodh në Kuvend. Nga ky short, KED u ngrit i cunguar me 8 anëtarë, nga 9 që duhet të kishte në total.

Cungimi u përkeqësua 10 ditë pas hedhjes së shortit, kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Që prej këtij vendimi, KED ka funksionuar me 7 anëtarë.

j.l./ dita

Share This Article
5 Comments
  • Kur luanin shah ata qe nisen reformen ne drejtesi Likja ngrinte pesha. I dine gjithe levizjet e katunareve ata dhe ka edhe levizje si ai betimi tek noteri.

  • Pas bllokimit te gjykates kushtetuse,Ilir Meta po tenton te bllokoje edhe keshillin e larte te emerimeve ne drejtesi .Keshtu , ky “Njeri Banal”po ve ne jete planin e hershem te deshtimit te reformes ne drejtesi,te cilen ai bashke me bashkepuntoret e tij jane perpjekur qe ta pengoje e zvarrisin ne cdo hallke te zbatimit te saje!

  • Ja sa i poshter eshte Ilir Meta.Kerkon te pengoi reformen ne drejtesi.Fatkeqesi qe u be ai president,i cili bashkepunon me kryekriminelin me te madh te kombit shqipetar Sali Berishen.Tani per Meten ngelet vetem burgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *