A jeni kureshtarë të dini shifrat e pasurisë dhe si e krijuan atë personat më të pushtetshëm të botës? Po ju paraqesim shifrat e pasurisë së diktatorëve dhe politikanëve më të njohur:
Adolf Hitler, Gjermani
Diktatori nazist Adolf Hitler kishte grumbulluar një pasuri prej 3.6 miliardë paund, sipas studimeve të fundit. Ai kishte në pronësi një numër të madh shtëpish luksoze, dhe një koleksion prej 8500 veprash arti të vjedhura, me vlerë prej qindra miliona paund. Por ai nuk është i vetmi diktator që ka abuzuar me pozitën e tij.
Muammar Gaddafi, Libi
Para se të rrëzohej pas kryengritjes së Pranverës arabe, Kolonel Gadafi kishte grumbulluar një pasuri familjare që shkonte deri në 47 miliardë paund, nëpërmjet skemave korruptive të fitimit të parave apo nga marrëveshjet e naftës. Paratë e tij të shumta, dëshmonin jetën e tij luksoze që bënte, sidomos për fëmijët e tij, Saif al-Islam dhe Muatassim, të cilët vetëm për një natë paguan këngëtaren e njohur Beyonce me 1.2 milion paund për të kënduar. Familja e çmendur, gjithashtu bleu një pjesë të klubit italian, Juventus.
Saddam Hussein, Irak
Kur Sadam Huseini u arrestua në vitin 2003, ai kishte një pasuri me vlerë 1.2 miliard paund, të cilën e kishte fituar duke kontrolluar dhe korruptuar ekonominë e vendit dhe fushat fitimprurëse të naftës, për më shumë se 30 vjet. Trupat që zbarkuan në pallatin presidencial të al-Sijoud në Bagdad, dëshmuan se banesa e diktatorit, ishte e gjitha e larë në ar, duke filluar që nga tualeti, furça e dhëmbëve e deri tek armët. Diktatori madje urdhëroi disa projektues të ndërtonin një dru palme të bërë nga kristale, për të shkruar një kopje të Kuranit me gjakun e tij.
Kim Jong, Korea e Veriut
Djali i Kim Jong-ut, trashëgoi në pasuri prej tre miliardë paund nga vdekja e të atit të tij. Në vitin 2012 ai e dyfishoi në gjashtë miliard paund atë që babai i kishte trashëguar, duke u marrë me importimin e mallrave të luksit. Kjo përfshinte makina luksoze, një teatër privat për aleatët e tij më të ngushtë dhe një koleksion pianosh.
Bashar al Assad, Siri
Pasuria personale e diktatorit shkon deri në 900 milionë paund, por në se përfshihet pasuria që zotëron e gjithë familja e tij në Siri, shifra mund të shkojë më shumë se 70 miliardë paund.
Fidel Castro, Kubë
E diskutueshme është çështja mbi Fidel Castron pasi gjithmonë është supozuar se ai bënte një jetë të thjeshtë dhe modeste. Por, revista “Forbes” shkruan se pasuria e tij arrin deri në 530 milionë paund.
Vladimir Putin, Rusia
Sundimtari rus pretendon se ka jetuar një jetë relativisht modeste me pagën e tij zyrtare 110.000 paund, por analistët e biznesit besojnë se ai ka një pasuri që shkon deri në 40 miliardë paund, duke përfshirë pronësinë e firmave të mëdha me gaz dhe naftë në det të hapur. Thuhet se kushton një miliard paund në vit, vetëm për të ruajtur shtëpitë e tij, aeroplanët dhe makinat.

Te gjithe kundershtare te Amerikes. Po sheiket e naftes ku jane?! Apo ata nuk jane diktatore?! Po mbreti i Japonise, ai i Jordanise dhe kompani?! Ky eshte manipulimi dhe lavazhi i trurit qe shtypi perendimor i ben popullit te thjeshte
Po diktatorit gjirokastrit s”ja keni bere llogarite ??? Sa trashegon familja e tij sot ???? Pa llogaritur fitimiet e nipit ( te burgosurit te Xhibrakes . ) !!!
E cuditshme qe te gjithe diktatoret ne Bote kane lene nje pasuri te llatarshme, vetem DIKTATORI HOXHA NUK I LA FEMIJVE TE TIJ PER TE NGRENE NJE COPE BUKE DHE KJO PER NJE DIKTATURE 50VJECARE.
Enveri oshte koqe pasi te gjithe qe kane qeverisur o komanduar Shqiperine e kane bere nga jadhte atdheut.Everi ndenje brenda na la dhe ne drenda dhe femijet ne mut.Po politikanet e sotem qe jane (te ndershem) sa pasuri kane.Jane nga 35 _40 vjec dhe kane miliona euro po punuar nje dite.
Kjo teme do rahur ne TV-ion,jo me blendi koke tullen, por me nje drejtonjes neutral.
Cuditem si e keni harruar diktatorin me te tmerrshem ne bote Enver Hoxha,apo u doli huq……………………….
Ja pra qe nuk ka qene aq dictator sa e quani ju specialistet e Qen Berishes..
Mos harroni sundimtarin e Albanistanit,qe ishte sherbetori besnik i tiranit,sepse pasurite e e Sal-ram-rrumpalles nuk gjenden as ne fantazite e perralles,te cilat i ka grabitur duke vjedhur, duke vrare e duke shpifur.