ARKIVAT: Kur Arben Imami merrte tankun për të rrëzuar Berishën nga pushteti

anazapta

Historianët britanikë, James Pettifer dhe Miranda Vickers, kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje sa i përket vitit të errët 1997 dhe rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti.

Në librin e tyre “Çështja Shqiptare, Riformësimi i Ballkanit” (The Albanian Question: Reshaping the Balkans), ata kanë rrëfyer mbi rolin e Arben Imamit në përmbysjen e Berishës nga pushteti.

Sipas përshkrimeve që bëhen në libër, Imami ka qenë një ndër kundërshtarët më të fortë të Sali Berishës, edhe pse sot është deputet i Partisë Demokratike.

Dy historianët kanë treguar për lidhjet e tij me banorët e Jugut në ’97-ën, të cilët nisën protestat e para anti-qeveritare pas falimentimit të firmave piramidale.

“Me një iniciativë individuale, një nga krerët e Partisë Aleanca Demokratike, Arben Imami, shkoi në Sarandë nëpërmjet kanalit të Korfuzit në përpjekje për të nisur bisedimet me drejtuesit vendorë. Kjo iniciativë e mbështetur nga grekët ishte më e suksesshme dhe çoi në daljen e shpejtë të Bashkim Finos, kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, si një udhëheqës i ri në shkallë vendi”, thuhet në librin e tyre, raporton “Sot”.

Ashtu si ta edhe shumë historianë të tjerë i kanë dhënë një rëndësi rolit të Imamit, i cili gjatë protestave për rrëzimin e Sali Berishës është dhunuar edhe fizikisht. Madje ka dhe prova që ka hipur mbi një tank në trazirat e ’97-ës.

Share This Article
1 Comment
  • Nga roli i violincelit te filmi ” Necdo stine” ku u shqua si rezervist i talentuar ,kaloji me levizjen nacionalclirimtare te” Ilegalet” dhe pastaj u bashkua me ‘ Vajzat me kordelete kuqe”,por nuk e mbajti dot ate ideal te paster , qe e pati si aktor ne filma.
    ai tentoji por ju pershtat kohes dhe se hypi ne tank kundra nje ditktature me fashiste se komunizmi me 97, por si nje rol, pasi si rezervist i dalluar u be minister po
    me ate diktature,qe nuk e shtypi me tank, minister i mbrojtjes dhe qe beri kontrabanden me pasurine ushtarake te popullit, me forcat me destruktive e reaksionare kundra aleances qe e pranoji vendin e tij,shqiperine ne NATO….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *