Bedri Islami
Për shumë vite me radhë ishim mësuar se “ne”, që jetonim në këtë vend, që nuk e kishim lënë atë, megjithëse të strukur si në palcën e vetëdijes sonë, ishim kombi, ishim atdheu, ishim identiteti, tek “ne” ishte gjithçka e mirë që mund të kishim bartur nga njëri brez në tjetrin.
“Të tjerët”, të vetlarguarit, të mënjanuarit, humbësit ishin njerëz pa identitetin e tyre, ata identifikoheshin me atë që nuk duhej të ndodhte, ishin të pandryshueshëm në urrejtjen e tyre.
Ata, ndryshe nga “ne”, domosdo do të ishin antikombëtarë, përhapës të së keqes, tempulli i të cilëve ishte mëkati ndaj vendit ku kishin lindur.
Dyshimi i parë kishte lindur sëbashku me përhapjen e lirisë së fjalës. Nuk kishin qenë të gjithë djajë, ashtu si nuk kishin qenë të gjithë engjëllorë.
Hapja ishte mundësia e vetme e njohjes dhe vetë njohja kishte sjellë mundësinë e mendimit ndryshe. Nuk kishte qenë e thënë që për të vetlarguarit, të arratisurit të mishërohej ajo që ishte thënë në njërin nga librat e shenjtë, Biblën, se “Dhe ti do të jesh një endacak dhe ikanak mbi tokë” (Zanafilla 4-12).
Ata, që ishin menduar se nuk do e kishin kurrë shtetin e tyre, nuk do të kishin as arkivat dhe kujtesën e tyre, në fakt e kishin bartur kombin, vendin, ashtu si edhe fatin e tyre. Kur do të vinte koha e duhur ata do e shpallnin të vërtetën që fillimisht do e kishim vështirë ta njihnim se, edhe këmbëpërgjakur, nga një dënim i rëndë dhe i pashpjegueshëm, nuk kishim humbur atë që do të ishte primare dhe e domosdoshme, identitetin.
Njëri prej tyre, ndoshta më domethënësi, kryelartë dhe i përkulur njëkohësisht, do të ishte Ekrem Bardha, tek i cili shpirti i njeriut kishte qenë më shumë se gjithçka dhe se braktisja e atdheut nuk kishte qenë asgjë tjetër veçse afrim drejt tij.
Nuk e kam njohur në një ditë të vetme. Njohja ka ecur rrëmujshëm gjatë viteve, pa e parë dhe pa u takuar me njëri tjetrin, si dy njerëz që nuk do të kishin pasur shumë të përbashkëta, nëse mes tyre nuk do të ishte një emër: Kosova.
Ekrem Bardha është njëri ndër simbolet e shkrirjes së jetës për një pjesë Shqipërie , të cilën , sa ishte në vendlindje, nuk e kishte njohur, kishte ditur shumë pak për të, krejt pak, vetëm atë që mund të ishte thënë në fisin e tij, por që si një normalitet njerëzor do të bëhej një gjymëtarë e tij, një vazhdim i jetës së natyrshme dhe si një domosdoshmëri e përcaktuar. Kosova do të jetë malli, megjithëse nuk e kishte parë; do të ishte përkushtimi, në vorbullën e jetës do të kishte dallgëzuar më shumë se sa kaq; do të ishte qëllimi dhe kësaj ia arriti.
Ndodh që një njeri të të bëhet i njohur ende pa e takuar asnjëherë. Bile, të fillosh të përfytyrosh edhe tiparet e tij, të folurën dhe shtatin. Ta mendosh atë në salla të ndryshme, në konferenca dhe takime presidenciale, në takime të pafund dhe debate të shpeshta; një njeri në lëvizje uliksiane, nga njëri cep i botës në tjetrin, i preokupuar dhe një përcaktim të qartë për kombin e tij.
Kjo më ndodhi me Ekrem Bardhën. Emrin e tij e kisha dëgjuar shumë vite para se të takoheshim, e kisha ndjekur në lëvizjet e tij, në mesazhet që kishte përcjellë dhe në një përkushtim të veçantë që kishte për Kosovën.
Emri i tij në fillim nuk më kishte thënë shumë gjëra , ose, më saktë, më kishte thënë gjërat e zakonshme për njërin nga shqiptarët e larguar nga vendi i tij.
Kallëzomë udhënë e dërejtë, pash bukënë – do të shkruante Frang Bardhi në vitin e largët 1636.
Cila do të ishte udha e drejtë e Ekrem Bardhës?
Do e kishte menduar gjatë asaj nate, kur ende 20 vjeçar, do të arratisej nga Shqipëria. Shteti i parë i huaj ku do të vinte këmbën ishte Greqia. Një familje e tërë, që kishte lënë pas një varr vëllai, do e kishte stacionin e parë dhe më të vështirin. Viti 1953 ishte i skajshëm mes dy shteteve. Nëse nuk do të mund t’ia prisnin kokën njëri tjetrit, do ia nxirrnin sytë me shumë dëshirë.
Në Greqi do të jetë ndaj një udhëkryqi të parë, që kurrë nuk u bë pikëpyetje: shteti grek, shërbimi i tij, i kërkon të bëhet bashkëpunëtor i tij. Nuk ka asnjë lëkundje se kjo nuk është udha e drejtë, por, edhe nëse do të kishte një fillesë luhatje, atë ia shuan menjëherë nëna e tij, nëna Bule: Ikëm për t’i shërbyer vendit tonë, për njerëzit tanë e jo për të huajt që vrarë na kanë dhe shuar kanë dashur të na kenë. Pastaj do i thotë vetes së vëllai i tij i madh, Sami Bardha, i ekzekutuar në burgjet e pas luftës, nuk kishte qenë për një shtet të copëtuar, barbarisht të ndarë, ai nuk e kishte dashur komunizmin, por Shqipërinë e kishte dashur.
Rrugëtimi do të jetë i gjatë, por udhën e drejtë e kishin gjetur. “Regjimi është diçka tjetër, atdheu është tjetër. Regjimi edhe ndryshon, atdheu mbetet i njëjtë”.
***
E ka menduar gjithnjë Ekrem Bardhën si një banor i veriut të Shqipërisë, diku në zonat kufitare, kur ende nuk dija rrugëtimin e tij të gjatë, gati pesë dekadash drejt Kosovës. Mendoja se mund të ishte nga rrethinat e Kukësit apo të Tropojës dhe gjithçka e lidhja me Kosovën. Nganjëherë mendësia e rrafshimit të kufijve futet me droje dhe e ankthueshme drejt nesh. Sepse pyetja më e zakonshme që i kisha bërë vetes ishte pikërisht kjo: si mund të lidhej ndryshe, kaq shumë me Kosovën, një banor që nuk ishte pjesë e saj?
Vonë, shumë vonë, kam mësuar se ishte kolonjar. Kishte thyer një tabu të pavendosur, por të menduar. Kishte sjellë pranë vetes vise e troje të panjohura , për t’i njsuar me ato të vendlindjes së tij. Ishte një fillesë e pazakontë, në dukje e papërballueshme, tepër e rëndë për t’u bartur nga njerëz që ishin kaq larg vendit të tyre, ku edhe e kishin të ndaluar të hynin, por që kishte nisur bulimin në një kohë kur pak vetë, vetëm një grusht idealistësh e mendonin këtë. Vizioni është më i fuqishmi ndër të gjithë mendimet njerëzore.
Drejt vizionit do e shpinte një njeri i njohur; më shumë mendimtar se sa luftëtar; ballist dhe me njërën këmbë në idetë sociale, sa që shërbimi i fshehtë amerikan do e klasifikonte si përfaqësues i krahut ballist socialist, Abaz Ermenji.
Nuk e di ende se ku janë njohur me njëri tjetrin; të dy ballistë, ose më saktë, Ekrem bardha nga një familje nacionaliste e lidhur me Ballin dhe, tjetri, drejtues i formacioneve të Ballit. Të dy të mallkuar, por që nuk e mallkonin vendin e tyre. Për Ermenjin ishte hedhur një mal mbi shpatullat e tij, për Ekrem Bardhën kishte mjaftuar e shkuara e dy vllezërve të tij.
Këto dy njerëz do të takoheshin një ditë. Edhe nëse nuk do të kishin qenë pjesë të Ballit, do të takoheshin.
Ekrem Bardha i tregon se si e kanë lënë vendin e tyre, atë jetë të braktisur dhe është i gatshëm të marrë përdsipër shumë më tepër se sa mund të pritej. Ermenji i tregon një rrugë tjetër, po ashtu të drejtë. I thotë se Shqipëria, në mos sot, një ditë tjetër, do të ndryshojë. Ajo nuk do të zhduket, nuk do të shpërbëhet. Do të vuajë, por do të mbijetojë. Kosova, pjesa tjetër e atdheut, është në fillin e perit. Nëse ky fill këputet, atëherë nuk do të ketë më Kosovë. Do të jetë një pjesë e harruar, ashtu si viset e tjera shqiptare. Komunizmi është armiku ynë, do i thotë Ermenji, por Serbia është dy herë e armiqësuar me shqiptarët. Nëse nuk do të ketë Kosovë, atëherë nuk do të ketë as Shqipëri.
Është viti 1966. Ekrem Bardha kishte udhëtuar deri në Paris për të takuar profesor Ermenjin dhe nuk e kishte ditur se ky rrugëtim do të ndryshonte përparsinë e qëllimit të jetës së tij.
Është një bisedë që do i mbijetojë viteve, sepse bëhet ide, qëllim, vizion, përkushtim, mendim i përditshëm dhe lëvizje.
Fjalët e Ermenjit janë testamentale.
Tregomë , zot, rrugën e drejtë!
Në Amerikë Zoti ka dërguar apostujt e shqiptarisë. Njëri prej tyre ka lënë pas veprën e shkruar dhe erudicionin e lakmueshëm, si shqiptari më i ditur dhe më fammadh në atë shtet të largët; tjetri jeton ende dhe është simboli i një shqiptarie të habitshme.
I pari, Konica, është njeriu që ka zbuluar dhe bërë publik flamurin e Skënderbeut. E ka gjetur i vetëm, duke gërmuar në arkivat e gjithë botës. Tjetri, Noli, krejt i vetëm, ka bërë po ashtu një akt të pashembullt: ka krijuar Kishin Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Një vepër titani, frut i vullnetit të fortë che i mendjes së zgjuar.
Konicën ai, Ekrem Bardha, e ka njohur përmes librave dhe kujtimeve, me Nolin lidh miqësinë që do të vazhdojë deri në aktin e fundit. Noli, i cilësuar si i majtë dhe, Bardha, i trajtuar si i djathtë, kanë mes tyre një urë lidhëse: të drejtën sociale në perceptimin e së përditshmes dhe nacionalen në kujtesën e vazhdueshme.
Për të ngritur rrugën e Kosovës do të kishte vetëm një rrugë: Shtëpia e Bardhë, senati dhe Kongresi. Është e pamundur t perceptohet një rrugë tjetër. Ndoshta, pa e ditur atë thënien e vjetër dukagjinase se, “ kur ke zotin dajë, nuk ke nevojë për ëngjujt”, ai i drejtohet pikërisht atyre.
Tanimë nuk është i panjohur. Është një njeri i pasur, i virtytshëm, idealist; çdo gjë e ka ndërtuar me mendjen e guximin e tij, edhe në ato dusha ku të tjerët nuk guxonin dhe që i quanin të papërshtatshme për shqiptarët: sallonet e modës dhe gastronominë.
Duhen njohur dhe afruar kongresmenë, senatorë, ligjbërës, figura të shquara të mendimit politik amerikan. Përmes tyre mund të ketë një mendim për Kosovën dhe në këtë rrugëtim ka fatin të mos jetë i vetëm. Një pjesë e emigracionit shqiptar në Amerikë, ku bën pjesë edhe Ekrem Bardha, e kuptojnë fare mirë se mllefi ndaj komunizmit nuk duhet të errësojë kombin.
Është një lobim i vështirë. Ndoshta më i vështiri që ka pasur në fillimet e tij hezitime të shumta, pengesa, moskuptime dhe , ndoshta, pengje të harresës.
Përmenda “harresën” se ishte një rrugë që zgjati 40 vite, gjatë të cilëve, zyra e një njeriu të zakonshëm, arratisur një mbrëmje qershori të vitit 1953 nga vendi i tij, bëhet institucioni i vetëm shqiptar, ku janë bërë takime të nivelit të lartë me figura të shquara të politikës amerikane, shkëmbehen korrespondenca, projektohen lëvizje të reja, mendohet për krijimin e një lobi amerikan pro çështjes shqiptare; afrimet bëhet ngadalë, fillimisht është mosbesimi ndaj çështjes që zbehet gradualisht me besimin ndaj njeriut që e përcjell këtë mesazh; kur zyra e tij nuk është e mjaftueshme, e gjithë shtëpia e tij kthehet në një qendër bashkëbisedimesh; kur personeli është larguar , atëherë përveshin mëngët pjesëtarët e tjerë të familjes; dyshimet e moskuptimeve të para fillojnë dhe i lënë vendin shpresës, nis e zgjohet besimi se rruga është e drejtë dhe se mundësitë po hapen.
Takimet e para janë të mbushura me heshtje dhe një ndjenjë pritje, pasi gjithçka zhvillohet larg shtetit të madh amerikan, ku e dhëna e rreme ka zënë vend për fatin e Kosovës dhe kjo duhet shkundër. Shumë kush do të ishte tërhequr, do kishte heshtur. Nganjëherë lodhja do të jetë aq e madhe , sa që do të mendohej se , edhe kaq, sa është bërë, është e mjaftueshme për të mbushur një jetë njeriu. Por tanimë, ai ka marrë përsipër jo vetëm rolin e tij, por edhe të tjerët; gjithçka është shtrirë në sinorë të tjerë dhe Kosova fillon e bëhet një emër i dëgjuar në hallet e administratës së lartë të Amerikës.
Presidentët Amerikanë
Në rrugën e drejtë që zgjodhi Ekrem bardha do të takohej me gjashtë presidentë të Shteteve të Bashkuara.
Me pesë prej tyre do të bisedojë vetëm për Kosovën; në njërin takim, në takimin e parë me një president të shquar, Riçard Nikson, do të bisedojë për Shqipërinë.
Zbuluesi shqiptar Hasan Luçi do të jetë i pari që do të informojë për këtë takim shërbimin e tij të zbulimit të jashtëm. Ai do i shkruajë shefave në Tiranë se “ Ekrem Bardha, shqiptar i njohur, është takuar me ptresidentin Nikson. Tema e takimit të tyre nuk dihet, por, nga informacionet e ardhura, ka të dhëna se Ekrem Bardha i ka takuar Presidentit amerikan mbrojtjen e teritorit shqiptar nga nj agresion i mundshëm i Greqisë”.
Në Greqi është në fuqi junta ushtarake. Ajo sapo ka bërë një deklarat[ë për luftë ndaj shtetit shqiptar. Është një gjendje që trazon shqiptarët që e kishin dashur vendin e tyre, jo si sundues, por si shërbëtorë të tij. Është viri 1968. Ai e informon presidentin Nikson se juntae kolonelëve grekë kanë shfaqur haptas pretendimet e saj për aneksimin e jugut të Sqipërisë.
Një shqiptar i laruar nga vendi i tij futet në Shtëpin e Bardhë për të mbrojtur vendin që e ka braktisur.
Presidenti amerikan , në praninë e kongresmenit William Broomfeld, i thotë se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë. Më pas, duke i dërguar një letër përsonale, i premton se , “ unë nuk do të lejoj që pretendimet greke për territore shqiptare të realizohen”.
Udhënë e dërejtë Bardha e vazhdon më tej.
Nëse e kishte filluar me besimin se do të bëhej një ditë një ëndërr e tashme, duhej vazhduar. Shumë gjra do i mësonim më vonë. Koha e harresës do të grisej një ditë dhe habitshëm do të mësohej se çështja e Kosovës do të shtrohej para kongresmenëve amerikanë që me 20 maj 1975, se me 23 maj 1980 do i dërgohej një informacion i detajuar Departamentit të Shtetit për gjendjen e shqiptarëve në Jugpsllavi, se gjërat pastaj do të lëviznin më shpejt dhe pas ditë më vonë, me 28 maj 1980 Ekrem bardha, i sugjeruar nga Departamenti i Shetit, ftohet në Konferencën e madridit për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, për të diskutuar mbi të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi.
Kornizat e vjetra bien, traseja e re fillon e shtrohet. Ende pak vetë e besojnë se mund të ketë ndonjë dobi nga gjithë kjo lëvizje e një lobi shqiptar, të cilët, për më tepër, mgjithëse të pasuruar me punë të ndershme, nuk ngurrojnë të shpenzojnë pasurinë e tyre.
Dhe, që aty , nis e drejta legjitime e shqiptarëve për të qernë të pranishëm në politikën amerikane ndaj Ballkanit.
Çështja Ivezaj
Çdo shkulje miti të rremë e ka një fillesë. Ngulmuesit pro serbë se Jugosllavia është gjetja më e mirë e mundshme për të respektuar të drejtat njerëzore në një shtet socialist, ka në fillesën e saj një çsëhtje, e cila njihet si “Çështja Pjetër Ivezaj”.
Pjetër Ivezaj do të shkonte për pushime në vendlindjen e tij në vitin 1986. Befas, në komunitetin shqiptar në Amerikë u përhap lajmi, fillimisht i pabesueshëm, se Pjetër Ivezaj, ishte arrestuar. Autoritet jugosllave i kishin treguar atij disa fotografi, si provë fajësie, që tregonin pjesëmarrjen e tij në demonstratat e organizuara pesë vite më parë , në vitin 1981, në Uashington.
Gjykata e dënoi atë me shtatë vite burg.
Ekrem Bardha dhe komuniteti shqiptar në Miçigan u vu menjëherë në lëvije. U lajmërua kongresmeni Broomfled dhe çështja u vendos menjëherë në rendin e ditës në Kongresin Amerikan. Kongresi vendosi të thërrasë për të dëshmuar për këtë çështje përfaqësuesin e komunitetit shqiptar, Ekrem Bardha, në Nënkomisionin e Kongresit për të Drejtat e Njeriut, mbi çështjen Ivezaj dhe hartimin e dokumentit “ Përsekutimi i komunitetit shqiptar në Jugosllavi”.
Ky është edhe momenti i parë kur Kongresi Amerikan hap dxyert për një çështje shqiptare. Është data 8 tetor 1986. Kongresi amerikan, për herë të parë, ngriti akuzë ndaj Jugosllavisë, shtetit me statusin e vendit të favorizuar, për shkeljen e të drejtave njerëzore dhe qytetare në atë vend. Brenda ak orësh, 150 kongresmenë nënshkruan peticionin ku kërkohej lirimi i mënjehershëm i shqiptaro – amerikanit Ivezaj.
Shqipëria dhe familja Bardhi
Malli është pjesë e jetës, sidomos tek të mërguarit , të cilët kishin ëndrrën e tyre rikthimin dhe pamundësinë e riardhjes.
Nga familja Bardha, ende në vitet e fundit të monizmit, do të vinte Donika Bardha.
E kam njohur vonë atë, në muajt e fundit. Nuk e di pse ka diçka të përbashkët me vitet e shkuara të një kohe tjetër. Më shumë se një e ardhur nga Amerika , më ka ngjarë me daljen nga rrjeshtat e De Radës apo të Darës. M shumë se sa kolonjare më ka ngjarë me arbëreshe. Ndoshta nga mirësia dhe një ndjenjë malli , që endet gjithmonë në ndjenjën e saj.
Fluturimi kishte qenë i rrëmujshëm, i lodhshëm pritja kishte qenë e padurueshme. Dhe me vete një ndjenjë ankthi për këtë vend që e kishin dashur pa e takuar kurrë, për gjithçka që kishte të bënte me një fëmijëri të ëndërruar dhe të skajuar në sheshet e rrugët e mëdha të Miçiganit. Askush nuk mund t’i zevendësonte me rrëpirat kolonjare.
Në ardhjen e parë kishte pasur befasinë e parë dhe kishte prekur një realitet që nuk e kishte dashur. Nuk e kishin lënë të hynte në vendin e saj dhe e kishin kthyer prapsht. Në udhëtimin kthyes drejt Zvicrës, përmes lotëve të dhimbjes, i kishte treguar një bashkëudhëtari hallin e saj. Ai i kishte thënë të shkonte përsëri në udhëtimin tjetër, pas dy a tri ditësh.
Unë e dëgjoja historinë e saj, të atij viti të largët, 1988?, dhe merrja me mend mallin e saj për një tokë , të cilën e kishte dëgjuar, fillimisht përmes gjyshes se saj , e pastaj, përmes prindërve. Nuk i kishte bërë asnjë përshtypje ndjekja që i bënin, përgjimi i vazhdueshëm, ajo histori e mrzitshme kur njerëzit ngurronin të flisnin lirisht me një vajzë të bukur që shqipen e theksonte si një arbëreshe. Në mendje i kishte mbetur varfëria e njerëzve, rëndesa e mendimit dhe i ishte ngulitur dëshira për të riaardhur.
Pikërisht n Shqipëri, disa muaj më parë, e kam takuar fillimisht Ekrem bardhën.
Si shkrova më sipër, na lidhi Kosova dhe një ngjarje tejet e zakonshme.
Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, do të bënte një vizitë zyrtare në Shqipëri dhe, si këshilltar politik i tij, më kërkoi mendimin për dekorimin e disa personaliteteve të shquara të shtetit shqiptar, të cilët kishin dhënë kontribute të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Mes të tjerëve mendova edhe për Ekrem Bardhën. Nuk e kisha takuar asnjëherë, nuk ia dija moshën e as vendlindjen; në fakt e mendoja një verior, nuk kisha folur asnjëherë me të dhe , edhe pas disa muajve, nuk do e takoja.
Ekrem bardha dhe Donika Bardha janë dekoruar disa herë nga shteti i Kosovës dhe mendoj se edhe nuk është bërë e gjitha çka meritojnë.
Një ditë të zakonshme, kur isha në Shqipëri, më telefoni një mik i përbashkët, Dashnor Kaloçi dhe më tha se zoti Bardha, duke u njohur me historinë e familjes sime, kishte dëshirë të takonte edhe nënën tonë. I kujtonte nënën e tij, e cila, më shumë se sa jetën në një vend të huaj, kishte pasur mallin për fshatin e saj.
Jemi takuar disa herë me zotin bardha. E folura e tij është e habitshme, e figurshme, me ndjenjën e së mirës dhe me përkushtimin për të bukurën. Nuk mund t’i them i moshuar, megjithë vitet që ka pas vetes. Ka në vete një ndjenjë të habitshme rinore, sidomos ajo zgjohet kur flet për Kosovën dhe ëndrrën e tij.
Vajtëm sëbashku kur u përuruan Monumentet e Herojve të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe Xheva Krasniqi-Lladrovci. Një ceremoni e bukur dhe përtej ëndrrës së tij. Më bëri një vërejtje : kur të gjithë fjalimet kishin mbaruar, dhe aty ishin gjithë përsonalitet më të larta të Kosovës dhe Shqipërisë, më tha se “ mos e harroni kurrë Amerikën. Pa shtetin amerikan dhe njerëzit ligjbërës të tij, nuk do të ishin as këto monumente të lavdisë së Kosovës”.
Botuesi i gazetës “Illyria” gjatë viteve të luftës në Kosovë , njeriu që kishte hapur dyert e Departamentit të Shtetit për njerëzit e politikës shqiptare në Kosovë, që gjithë jetën kishte pasur një ëndërr të madhe dhe kërkoi një përjetim të madh, e dinte më mirë se të gjithë se kjo ishte një e vërtetë e pashoqe, e rrallë në historinë e kombeve.
Në fakt, përpara ser mbi qiellin e Kosovës të fluturonin “Migët” amerikanë kundër posteve serbe, kishin qenë këto njerëz , të cilët, pabujshëm, urtësisht, kishin përgatitur gjithçka.
Pa to nuk do të kishte pasur një mendim ndryshe në Shtëpinë e Bardhë
37 vite pas largimit do të ulej në aeroportin e Rinasit. Shqipëria kishte hyrë në pluralizëm. Gazetarët u nisën drejt tij dhe e pyetën se në cilën parti do të bëjë pjesë.
“ Unë i takoj së djathtës, por partia ime është Shqipëria”.
E kam besuar gjithnjë këtë kredo të tij. Pas njohjes me të, e besoj edhe më tej.

Faleminderit i nderuari Bedri Islami, per horizontin qe na hap, per keto figura atdhetare si, Ekrem e Donika Bardha . . .Parimi OPOZITARE po VELLEZER duhet te behet sundues.
Dashamiresi D.
Kete tha dhe Saliu ne fillim “Dashamires D: jemi opozitar, por vellezer ose jemi bashkevuajtes ” po ku mbrriti pastaj;…………………………………………………………………..
Nje President si zoti Ekrem Bardha do ta nderonte Shqiprine.z.Islami ben mire qe je realist kur pershkruan figuren e nje patrioti si Ermenji pasi Shqiperine mund dhe duhet ta duam pavaresisht bindjeve polities.
Edhe pa e takuar/njohur personalisht, mjaftojne shkrimet prolikse te tij, pèr ta dalluar se èshtè vetèm njè shkodran mèndjelehtè, “karajfilat qè ka Shkodra”! Dhè mè vjen aq shumè keq qè èshtè nipi i njè Krye-Trimi!!!
Pèr tè qenè i “modès/kohès”, del se ai s’e ka pèr gje tè lavdèroje edhe A. Armenjin apo E. Bardhin!
Mè vjen keq qè djali i njè miku tim, tè paharrueshém pèr mua, Ing. Dabullès. t’i
lèrè kaq shumè hapèsirè nè njè gazetè tè ndritshme, si “Drita”!
Sokol
O gjermono, ky paska qene ndermjetesi i skenarit te 91shit..?
Nje shkrim jo fort i sistemuar por e lexova se fliste per Ekrem Bardhen. E kam takuar zotin Bardha dhe ndaj mendimin se eshte kenaqsi te ulesh e bisedosh me te. Eshte nje burre I kendshem, qe te respekton, te degjon me vemendje, por dhe artikulon qarte ato qe thote. Me nje te folur qe se ka humbur theksin e krahines se tij te ben ta admirosh e ta respektosh. Zoti Bardha eshte nga ata qe gjithecka e ka arritur me pune te palodheshme, njeri qe ka ruajtur dashurine per atdheun e vet dhe i eshte perkushtuar asaj me vepra. Eshte e vertet se ka punuar shume per ceshtjen kosovare, dhe ndihet I lumtur qe kosova arriti pavarsine. Kur Serbet benin genocid ne Kosove vajza e tij ka ndikuar sidomos ne publikimin e rasteve te perdhunimeve qe serbet u benin femrave shqiptare. Faktet tronditese qe ajo paraqiste bene qe presidenti Klinton te takonte familjen Bardha e te merte nje informacion me te plote per cka ndodhte ne Kosove. Zoti Bardha eshte nje shqiptar I vertet, nje burre I thjeshte, I kendshem e me shije, me nje dashuri te natyrshme per punen e per njerzit. E takova para disa ditesh ne rruge, u pershendetem e ndersa po ecnim, u ndal, u kthye anash e dicka po shikonte. Ishte nje lulishte vogel, e sistemuar bukur, me bar te qethur dhe lule te stines mbjellur rreth pemeve te larta. “E ka bere bukur qerratai” – tha, dhe vazhdoi rrugen.
z.Bardha nuk e njoh,por z,Ermenji kam pasur nderin ta degjoj disa here gjate qendrimit te tij ne Tirane.Z.Bedri tani pas 60 vjetesh e kuptoi kush jane ballistet.Me mire vone se kurre.
Cdo progress e cdo miqesi e keni pasur fale njereze si bardha , kush n’amerikekuka shume te tjere prej prof Spahijes tek Zojat juka, prej idriz bashes ,prej studenteve shqiptare ne france,prej shume shume te tjere neper cdo vend te botes qe si Donika e ekrem bardhi nuk ekane harruar vendin etyre.
Puna per kosoven e lire u ba,tash kemi pune te tjera ku as qeveria e kosoves as qeveria e shqiperise nuk marrin pjese…po kjo nuk eshte gje e re,se ma antikomb_ et i kemi pasur ne krye te shtetit tash e sa esa vjete…Jemi mesuar me punuar pa ta,per ceshtjet kombtare : ne sandjak ,ne tuz nuk jane shtetet qe kemi kishe,janeshqiptaret tjere alla ekrem bardha qe ndihmojne cdo dite pa buje po me perkushtim qe hap pashapi shqiptaria te fitoje vendin qe i takon ne evropen juglindore.
SHkruaj te shkruajm i thone kesaj pune.
Z. Bardha ka bere nje liber para disa vitesh rreth autobiografise se tij. Atu i gjeni te gjitha nese jeni te interesuar.
“komentuesi dera e hapur”. po te lexoj von, po jam me ty…!? Ku jemi sot? pyetie qe ia ben vetes cdo shqiptar,qe kerkon pergjigje VOTIMI mbare populore eshte zgjidhia……
.Nene Pashako D.