Bënë histori! Ja si e pasqyruan mediat botërore fitoren e Shqipërisë

Elton Tafaruci

Me fitoren historike ndaj Rumanisë, Shqipëria ka bërë që e gjithë bota të flaës për të. Edhe para kësaj ndeshje të shumtë ishin mediat që i kushtonin artikull lojës së mirë të zhvilluar nga kombëtarja jonë pavarësisht dy humbjeve.

Gjithashtu na kushtuan shumë vëmendje për tifozerinë që nuk reshti në asnjë moment së mbështeturi ekipin deri në minutën e fundit të 3 ndeshjeve të fazës së grupeve.

Por kjo fitore e ka bërë Shqipërinë akoma më të njohur për botën pasi mund të jetë pjesë e një prej 4 ekipeve më të mira të vendit të tretë që mund të kualifikohen për raundin e dytë.

Italiania “Gazzeta Dello Sport” shkruan “Shqipëria fitore historike, De Biasi shpreson në 1/8”. Po ashtu edhe  “Corriere Dello Sport” e përjcell fitoren e kuqezinjve me titullin “Rumani-Shqipëri 0-1, Sadiku gol, De Biasi shpreson”.

Portali italian sportmediaset shkruan: Goli historik i Sadikut rrëzon në tapet Rumaninë, Shqipëria shpreson! E përditshmja e njohur “Gazzeta dello sport” fokusohet tek njeriu gol, Armando Sadiku, duke e cilësuar si vendimtar në suksesin e kuqezinjve.

“Historia shkruhet: Sadiku siglon vendin e tretë me golin e parë të Shqipërisë në Kampionatin Europian”, ky ishte titulli i britanikes “The Sun” në lidhje me fitoren e kombëtares sonë.

Jehona e përfaqësueses ka prekur edhe Spanjën. E përditshmja madrilene “Marca” shkruan:  “E gjithë bota tashmë e njeh Shqipërinë, kuqezinjtë ëndërrojnë 1/8-at”

Një tjetër media iberike si “As”përqëndrohet tek fakti që kjo ishte fitorja e parë e kombëtares shqiptare në një event madhor, duke shtuar se tashmë të besuarit e De Biasit ndodhen pranë kualifikimit.

Ndërkohë që një festë shqiptare e cilëson prestigjozja gjermane “Bild” suksesin e kuqezinjve në përballjen kundër Rumanisë, “kombëtarja e vogël arrin fitoren e parë Europiane”.

Vëmëndje ndaj përfaqësueses shqiptare ka ardhur edhe nga përtej Atlantikut, ku kanali i njohur sportiv ESPN shkruan: “Shqipëria është ende gjallë dhe shpreson tek kualifikimi”.

Nuk kanë munguar as mediat serbe që kësaj here nuk kanë thumbuar askënd, duke i dhënë meritat skuadrës së De Biasit.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *