Protesta e ditës së shtunë në Rrugën e Kombit që degjeneroi në dhunë, është pasqyruar edhe në mediat greke.
“CNN Greece” shkruan kështu:“Shqiptarët protestojnë kundër taksës së rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë. Opozita i kundërvihet qeverisë për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kane shkaktuar indinjatë të thellë te populli shqiptar dhe kosovar.”
Deri tani janë 23 të arrestuar që po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Qytetarë të shumtë kanë protestuar për lirimin e tyre, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës.

s.a/dita
