Turqia ka deklaruar se ka ritmet më të ulëta të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë. Sipas statistikave, Turqia rezulton më mirë se shumë vende të pasura evropiane. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, mjekët paralajmërojnë se vetëkënaqësia është e rrezikshme:
Kreu i Spitalit Sultangazi Haseki të Stambollit, Dr. Sonmez, bën vizitat e përditshme.
Spitali që ai drejton ka qenë që në fillim në vijën e frontit kundër COVID-19, duke shtruar pacientin e parë me këtë sëmundje. Pas trajtimit të 20 mijë pacientëve, Dr.Mehmet Sonmez, thotë se strategjia e reagimit agresive ndaj sëmundjes ishte çelësi i suksesit të Turqisë që thotë se ka ndër ritmet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë:
“Në trajtimin e pacientit ka shumë rëndësi që sëmundja të menaxhohet para se i sëmuri të kenë nevojë për kujdes intensiv. Kjo arrihet me masa të hershme dhe cilësore. Nëse pacienti ka nevojë për kujdes intensiv, rriten ritmet e vdekshmërisë”. Me rënien e numrit të të shtruarve me COVID, personeli mjekësor shprehet disi i çliruar:
“Ne jemi fitimtarët në këtë betejë, të paktën në këto momente. Tani jemi në gjendje shumë më të mirë pasi kanë rënë rastet. Kjo na ka rritur motivimin, por ka rënë edhe lodhja dhe intensiteti,” thotë kryeinfermierja Merve Altinkaya.
Sultangazi është një ndër spitalet e reja shtetërore të ndërtuara në kuadër të investimeve masive të qeverisë në shëndetësi. Po ashtu ka pasur zgjerim edhe të shërbimeve private spitalore në Stamboll. Prandaj kur epidemia goditi këtë qytet, sistemi nuk u stresua.
Po ashtu mjekëve iu dha liria e veprimit në reagimin me pacientët. Ekspertët përmendin edhe faktin që Turqia ka një popullatë mesatarisht të re, si faktor për ritmet e ulëta të vdekshmërisë, pasi të rinjtë janë në përgjithësi më rezistentë ndaj kësaj sëmundjeje.
Krahasuar me vende perëndimore, një përqindje më e vogël e turqve në moshë të madhe jetojnë në qendra për të moshuarit. Por vetëkënaqësia është armiku i ri. Tani që qeveria ka lehtësuar masat e izolimit fizik dhe po shtohen ritmet e testimit, ritmet e përhapjes së infeksionit rezultojnë dy herë më të larta.
“Sidomos në stinën e verës, njerëzit janë pak më të lirshëm, prandaj sëmundja bëhet edhe më e rrezikshme. Deri kur të zhvillohet vaksina, virusi do të jetë sfidë e pranishme në jetët tona. E kemi vetë në dorë, ne si shoqëri, për të mos e lejuar që ky moment optimizmi të kthehet në pesimizëm,” thotë Dr. Sonmez.
Specialisti dhe personeli i tij janë të vetëdijshëm se mund të kenë fituar betejën e fundit, por lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar ende. /Voa
l.h/ dita

Nga 35,000 të.vdekr në Itali, 20,000.ishin prej kurimit të gabuar. Mjekët ne Itali janë thjesht “noterë” të protokolleve mjekësore të pregatitura nga firma farmaceutike ( Soros dhe bill Gates) ndërsa në këto raste u është lejuar të ushtrojnë profesionin të lirshëm
Shumë “lajme” për Turqinë Erdoganiste po jepni. Skeni faj, ai është një diktator i suksesshëm.
Ky yni duhet ta marrë si shëmbull.
E mira do ishte të bëj dhe ky yni një grusht shteti. Do të na bashkonte grusht rreth partisë.
më duket se ja kanë filluar me tym të koqe kokdhimit këta!!
gjysmën e marrin ga erdogani dhe o burra të flasim për të mirat që ka diktatura!!
sikur nuk e provuam atë të enverit!!
megjithëse kjo e sotmja do të jetë alla erdogançe!!
diktaturë me besim fetar në lulëzim e sipër!!ndryshe nga enveri do të hapim shkolla fetare dhe do mbllim ato laiket!!
një artikull e kanë zhdukur,”ANALIZA: A po e izolon Franca Ballkanin për shkak të Turqisë?”!!
Erdogan në çdo rrethanë ka tregu se është i vendosur sa i takon kohës të coronës ishte ndihma totale e qevrisë por ishte edhe karantinimi total i popullit vetëm.për mosbartjen e mburoj gojës dënimi 150 € s’ka më tha i thashë
Fabrikat nuk u mbyllën 1 sekondë të vetme. Lëvizjet e lluksit u ndaluan.
Coronavirusi Covid-19 tregoj qe eshte nje virus i stisur nga nje grup njerezish negativ, pervers, mashtrues qe jane OLIGARK POLITIK dhe EKONOMIK qe nuk duan mireqenien e popujve dhe duan ti mbajne te shtypur dhe te mjeruar. Nuk duan as moshen e trete, pensionistet, qe i kane nje jete qe punojne dhe tani marrin pagen e pensionistit qe e meritojne per te cilen kane luftuar dhe punuar gjithe jete.
Kuptohet keto jane ne rrang boteror si tipa te tille Bill Gejt dhe Xhorxh Soros, etj., te cilet duan vetem fitime qofshin edhe te pamerituara, te cilet ne menyre te heshtur ndihmohen edhe nga oligarket dhe drejtuesit lokal te sht eteve te ndryeshme.
Ja kemi EDI RAMEN qe takohet sa here qe vjen ne Shqiperi, ne Sarande dhe kendej rrotull ne Oher, te Maqedonise se Veriut djalin e maskarait boteror XHORXH SOROS, ALEKSANDER SOROS.
Fatkeqesia eshte se kemi edhe nje OBSH (Organizata Boterore e Shendetesise) qe ndodhet ne Zvicer e drejtuar nga nje sharlatan TEDROS ADHANOM nga Africa, me origjine nga Etiopia, qe ka qene mik i ngushte dhe simpatizante i diktatorit te Zimbabve, ish Rodezia e Jugut, Robert Mugabe, tani i vdekur, i cili per qellimet dhe interesat e tij te erreta nuk e ka administruar situaten si duhet dhe bile saboton dhe disinformon ne çdo çast qe nga fillimi i kesaj pandemie, nentor 2019.
Vetem te marrim rastin e thene qe me ardhjen e stines se veres, me rritjen e temperaturave, te pakten ne muajt Korrik, Gusht ky virus Covid-19 ngordh.
Ky virus Covid-19 jo qe po ngordh, por rigjallerohet.
Eshte absurde te thuhet shpetimi eshte izolimi, mbyllja ne shtepi, por sa kohe??? Nje jave, nje muaj, sa muaj, sa vjet, arrihet deri atje deri ne 20-te vjet!!!
Duke punuar njeriu mban vehten, familjen dhe mbare njerezimin. Ku do te “kullose” ky njeri kur mbyllet ne “stalle” dhe nuk ka ushqim???
Del hapur, qarte dhe sakte qe politikat GLOBALISTE ne teori dhe ne praktike kane deshtuar.
Cdo shtet dhe çdo popull ne krie te vendit duhet te kete njerez te pergjejgjshem qe ta drejtojne ku duhet forcuar ne menyre vjetjake arsimin, kulturen dhe shendetesine dhe mos te vrapojme si “atlet” mbas vjedhjes, grabitjes, mashtrimit, mbas korrupsionit, mbas PPP-ve si po vrapon ky maskaraj i jone qe duhet qeruar sa me shpejt EDI RAMA. Jemi vendi i fundit per berje testimesh, shifrat e infektimit jepet sipas interesit te çastit, akoma jane larg shperndarjes te ndihmave monetare dhe ushqimore per individin dhe familjen shqiptare.
Kur ne nje kohe Maqedonia e Veriut ka shperndare per çdo familje pakon e trete me ushqime per çdo familje, pa perfshire edhe ndihma monetare per njerezit dhe familjet ne nevoje.
Keshtu eshte dhe keshtu do te jete kur ne krie te qenefrise kemi nje sharlatan, nje maskara qe mendon si te mbushe xhepat e vet me para, kur ne te vertete nuk jane xhepa, por jane thase ne kete kohe te veshtire pandemie.
Problemi eshte se nuk kemi as opozite si duhet dhe kemi edhe aty mashtrues te tipit LUL BASHA.
Ne pritje qe te veproje natyra per shkaterrimin e kesaj pandemie dhe te shkenctareve te vertet njerzor dhe mjekeve te vertet specialista dhe human qe nuk shkojne pas ketyre drejtuesve sharlatan. Tung.