Si e quan Myzeqenë nënkryetari i bashkisë Fier?

redaktor

Para disa ditësh mësova se z.Haxhi Kalluci, aktualisht nënkryetar i Bashkisë Fier, ka botuar një vëllim me poezi titulluar “Kollare akulli” dhe brenda saj ka një vjershë me titull “Liri, liri”. Një vjershë që fyen e denigron rëndë Myzeqenë dhe banorët e saj.

“Liri, liri…! / Thërret gjithëkahë Myzeqeja / Një mut!… / Liria është gjetkë e gjetiu…”

U shtanga prej lajthitjes së këtij “artisti”. Në fillim kam menduar se si skulptor që është i pëlqen arti i ngrirë dhe padyshim që edhe ai flet. Por kur lexova këtë vjershë, apo “Toponime bimore”, mu shfaq përpara syve si një bejtexhi i pështirë. Ta quash lirinë e myzeqarit “Mut”, o je për në çmendinë, ose duhet të jesh jashtë ambientit shoqëror e historik. Ky mllef zhvlerëson edhe ato vepra skulpturore që i ka kushtuar Myzeqesë. Sepse “Muti…” i hedhur mbi Myzeqenë tregon se ka punuar thjesht për para dhe jo për të ngritur edhe një epos që t’ju flasë brezave të sotëm e të ardhshëm.

Sot z.Kalluci drejton një nga sektorët më të rëndësishëm të një bashkie që nga përmasat e kulturës tradicionale, historike dhe ekonomike, është një nga më të mëdhatë në Shqipëri. Por revolta ime nuk është vetëm për autorin Haxhi Kalluci. Revolta ime është edhe për ata që morën pjesë në përgatitjen e këtij libri dhe heshtën. Unë jam një myzeqar që në deje më rrjedh gjak shqiptari pa mllefe e urrejtje krahinore, por që të heshtja përpara përmutjes që i bëhet vendlindjes sime, këtë nuk do tja falja kurrë vetes. Kurrë!

Letër e nënshkruar,

Tajar Dine

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *