Si e tjetërsuan Berisha e Basha Kinostudion dhe teatri i sotëm i opozitës

J L

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka nënshkruar marrëveshje me një grup artistësh për të mos lejuar shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, që i hap rrugë ndërtimit të teatrit të ri, i cili është miratuar me ligj që një vit më parë. Por pyetja që lind sot është se ku ishte Lulzim Basha dhe gjithë ata që mbrojnë teatrin dhjetë viteve më parë, kur artistëve iu morën arbitrarisht ambientet e Kinostudios, të cilat iu dhanë në përdorim televizioneve private?!

Realstory ka bërë një verifikim si për figurat politike, ashtu edhe për artistët që sot kundërshtojnë teatrin e ri se çfarë qëndrimi kanë mbajtur ata në kohën tjetërsimit të Kinostudios. Për të rikthyer në kujtesë, dhjetë vite më parë, pikërisht në shkurt të vitit 2009, qeveria e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha mori një vendim për t’u dhënë në përdorim ambientet e Kinostudios, rreth 80 mijë metra katrorë, disa televizioneve private, ku fillimisht krijoi një konflikt me ish pronarët, të cilët kishin fituar të drejtën e pronës në Gjykatën e Lartë dhe më pas pati një konflikt të ashpër me Akademinë Marubi, e cila ishte vendosur në ambientet e Kinostudios prej disa viteve.

Kreu i opozitës, Basha në atë kohë ishte pjesë e këtij vendimi, pasi në kabinetin Berisha mbante postin e Ministrit të Jashtëm, ndërsa sot luan “teatër”, duke iu premtuar aktorëve se nuk do të shembet godina, por do të restaurohet. Ndoshta ashtu siç ndodhi edhe me Kinostudion?! Në atë kohë, asnjë prej qeverisë apo Partisë Demokratike, nuk doli në mbrojtje të ambienteve të ish-Kinostudios, kështu që ndoshta sot më mirë sesa Basha u premton aktorëve restaurim teatri, duhet t’u kërkojë falje për “mëkatet” e qeverisë, ku ishte pjesë edhe vetë.

Por, jo vetëm Basha. Pas këtij vendimi të qeverisë Berisha në vitin 2009, asnjë prej artistëve, që sot janë kundër shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar nuk dolën kundër vendimit. Nuk pati asnjë protestë dhe tubim. Veç përplasjeve të disa drejtuesve dhe studentëve të Akademisë Marubi nuk pati asnjë kundërshtim tjetër. Edhe më ithtarët që sot janë kundër shembjes së teatrit, 10 vite më herët nuk thanë asnjë fjalë. Nga verifikimi rezulton se vetëm Edmond Budina ka qenë një nga artistët që disa vite më vonë e ka dënuar atë që i ndodhi Kinostudios.

“Atë pasuri e shkatërruan, dhe për mua është një nga krimet më të mëdha të kulturës shqiptare. Hynë hajdutët me çizme dhe e shkatërruan Kinostudion, sepse nuk gjej dot një arsyetim tjetër kur e shikoj sot të copëtuar dhe të privatizuar në atë mënyrë”, shprehej ai në një intervistë disa vite më vonë.

Ndërsa artistët e tjerë, të cilët janë kundër projektit të teatrit të ri, si regjisori Robert Budina, aktorët Neritan Liçaj, Julian Deda, Romir Zalla, Gent Zeneli, Mehdi Malkaj, Sesilia Plasari rezultojnë se asnjë prej tyre nuk kanë thënë ndonjë fjalë për privatizimin e Kinostudios. Kurse Robert Ndrenika si për Kinostudion ashtu dhe për Teatrin është shprehur se është pro modernizimit të ambienteve, pavarësisht akuzave të kolegëve. Madje një qëndrim për modernizimin e Kinostudios, Ndrenika ka mbajtur që në vitet ’90, kur ishte deputet.

Ndoshta edhe aktorët, ashtu si Basha duhet të bëjnë një “Mea culpa” për Kinostudion, e cila jo vetëm që nuk u modernizua, por u tjetërsua, para se të mos lejojnë ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar me shpresën se opozita, që dje fali ambientet e Kinostudios, nesër mund t’u rregullojë teatrin.

j.l./ dita

Share This Article
6 Comments
  • Pyetja eshte pse e shtron Dita kete pyetje?
    A e kundershtoi projektin e Bashes PS dhe Rilindja?
    A ka patur qendrim korrekt te Ramutit ne lidhje me Kinostudion, apo ka pritur ti vije rradha e pushtetit dhe te shkaterroje cfare la pa shkaterruar Berisha?
    Dita cfare qendrimi ka patur ne ate rast?

    • Zoti shkrues j.l./dita pa emer.
      Lojen me Kinostudion dhe territorin e saj e hapi Edi Rama, si Minister i Kultures qe e kishte ate ne varesi. Kush ja dha ndertesen shkolles private Marubi te delfinit te Berishes e me pas te Rames. Ja dha Edi Rama. Kush ja dha televizionit Klan, qe pasi mori sallen e volejbollit te vajzave te Dinamos tek stadiumi Qemal Stafa po nga Edi Rama, tashme Kryetar Bashkie, dhe e tjetrsoi ate duke ndertuar ne vend te saj nje pallat shumekatesh me leje te Edi Rames, dhe e transferoi televizionin tek Kinostudioja??
      Nuk me ha meraku per Berishen dhe Bashen sepse edhe ata ndoqen rrugen e Edi Rames, dhe per te patur sherbimet e Aleksander Frangajt, bene te njejten gje duke ja cimentuar lejen e dhene nga Rama.

  • E di sa i qan zemra ketij Bashes per Kinostudio dhe per Teater?
    Ky thote:Me renci dhe njehere ne dore se di une cfare ju bej!
    -Ashtu si shita gjirin e Sarandes,tek vellai i Dhora Micotaqis,do ju shes te gjitheve,Megjithe Teater dhe Kinostudio!

  • Shoke e Top Channelit duhet te tregojne edhe se si u perpoqen te gllaberonin truallin e pronareve tek ish Ekspozita “Shqiperia Sot”. Te veretat thuhen te plota jo gjysmake. Hajdutet e pronave nuk kane ngjyrime partiake por perfituan nga lepirjet me pushtetin per te bere namin me pronat e pronareve te ligjshem.

  • E dini ku qendron strategjia e shembjeve dhe mos shembjeve.Kjo e ka zanafillen tek programi i PD qe kur u krijue ne fillim te viteve 90 nga dhjetoristet.Ideologu filozofi i madh qe sot gjindet nese nuk e kane ngrane peshqit ne fund te Adriatiku Gramoz Pashko.Ky burre i pa burrni holli iden qe te shkatrrojme cdogje moniste dhe me cekun e bardhe(pordhe) do bejme Shqiperine si gjithe Europa duke fillue nga zero jetese.Kjo u fut direktive ne PD dhe Berisha me shume zelle filloj fushaten e shkatrrime e mos ndertimeve me perjashtim ngrehine kioskash.Ju kujtohen hedhja e shtyllave te tensionit te larte ne gjithe vendin.
    Keshtu simbas artikullit te ma siperm.Keto shpartalluane Kinostudion dhe nuk protestoj asnji njeri sepse ishte program,direktive e PD.Kushdo tjeter nese merre e fute hundet ne shkatrrime ne punet e brendeshme te PD,do ngrihet i madh dhe i vogel te protestoj.Keto protesta nuk kane munguar as, nuk po mungojne qe nga protestat e kodrave te Liqenit,ne mbikalimin ne Laprage.E ne vecanti me shembjen e teatrit lane trashigimi dhurate e fashizmit mbi shqipeni.
    Nese doni ta kuptoni ne thelbe se kush asht PD dhe prgrami i saj themeltare.Asht shembja,shkrumocja ne gjendje zero pashkiane,korrupsioni dhe krimi edhe pse ne cekun ebardhe nuk u shenua asnji shifer e zeze qofte ne cekun e bardhe per faqe te zeze.

  • Kapexhi karagjozi,plak tani ,ka vrrere te vjetra,keshtu nuk ka s’i te jete objektiv dhe i drejte.Vill dhe ofendo ,”te dhj….a mustaqet se lesh, ke kohe qe s’ke”
    Lool,aman po se kendove hymnin !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *