Si është transformuar Cristiano Ronaldo nga sezonin i kaluar?

Gazeta Dita

Transformimi i Cristiano Ronaldo në një qendërsulmues tradicional ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm në sezonin e kaluar.

32-vjeçari është i ndërgjegjshëm se shpejtësia e tij nuk është më ajo që ka qenë dhe pavarësisht se ai ka shënuar më pak gola në krahasim me sezonin paraardhës, ndikimi i tij në fazën finale të sezonit 2016/17 ka qenë vendimtar, teksa politika e rotacionit e Zidane i ka dhënë mundësinë portugezit të ruajë energjitë për ndeshjet e mëdha (ai ka luajtur 46 nga 60 ndeshjet e luajtura nga Real Madrid sezonin e kaluar).

Nga 33% në 88%

Statistikat konfirmojnë transformimin e tij në një numër 9 tradicional, me 37 nga 42 golat e sezonit të kaluar që kanë ardhur brenda zonës së rreptësisë, teksa 30 nga këto realizime (71%) kanë ardhur me vetëm një prekje të topit.

Në sezonin e tij të parë te Real Madrid, Ronaldo ka realizuar vetëm 33% të golave brenda zonës së rreptësisë, ndërsa sezonin e kaluar kjo shifër ka shkuar në 88%.

Makineri golash

Cristiano ka qenë një makineri e vërtetë golash që nga momenti i transferimit në kryeqytetin spanjoll në 2009-ën. Ecuria e tij është me të vërtetë mbresëlënëse.

Pas 33 golave të realizuar në sezonin e parë me “Los Blancos”, ai ka regjistruar 53 gola në 2010/11, 60  në 11-12, 55 në 12-13, 51 në 13-14, 61 në 14-15 dhe 51 në 2016/17.

Portugazi, gjithashtu, ka shënuar 10 gola në sezonin e fundit të Champions League dhe ka realizuar dy gola në finalen e luajtur në Kardif, të fituar me rezultatin 4-1 nga Real kundër Juventus. Është e qartë se skema 4-4-2 e favorizon CR7, i cili është zhvendosur nga krahu i majtë i sulmit në qendër dhe tifozët e Real Madrid do të presin me padurim të shikojnë numrin 7 që realizon një tjetër gjysmëshekulli me gola në sezonin e ri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *