Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
I drejtohem vrasësit! Si s’të erdhi keq që je vetë i ri, e vrave dy të rinj që e donin jetën dhe vendin tënd. Si nuk t’u dridh dora, dhe vrave mikun, dy dashëmirës që kanë prindër, e që përveç dashurisë që paskëshin patur për vendin tonë të cilin e rivizitonin, e kanë propaganduar atë. Po si mundet shqiptari të vrasë të huaj kur në masë fëmijët tanë kanë marrë prej kohësh rrugët e emigrimit? Oh! Ç’më vjen ndoht kur dëgjoj dhe lexoj deklarata nga individë dhe parti që janë përgjegjës në mbjelljen e pasigurisë për njerëzit e thjeshtë shqiptarë e ata të huaj, që lirojnë kriminelë dhe pastaj erdhin lot krokodili. Nga Xhevdet Cora.
