Si i bëri Mark Frroku 10 milionë euro pasuri?

Dita

Pas kallëzimit penal të ILDKP-së, Prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar se nga vijnë 10 milionë euro pasuri e deputetit Mark Frroku, i cili aktualisht ndodhet në burg për shkak se akuzohet nda drejtësia belge për një vrasje në vitin 1999.

Para  rreth një jave organi i akuzës ka caktuar eksperten kontabël, Greta Dangu, që t’i përgjigjet disa pyetjeve të nevojshme për hetimin e pasurisë së deputetit kristian demokrat, raporton Lapsi.

Vendimi për caktimin e ekspertit kontabël i ka shkuar edhe avokatëve të Frrokut. Në padinë e ngritur ndaj Frrokut ILDKP dyshon se pasuria e deputetit të Shkodrës vjen nga aktiviteti i tij kriminal. Fati i mandatit të Frrokut do të vendoset nga Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të Kuvendit javën e kaluar.

Në prona të paluajtshme dhe aksione në kompani të ndryshme ajo arrin në vlerën e 10 milion eurove, për të cilat vetë deputeti Frroku ka deklaruar se është e ligjshme dhe me burime të justifikuara.

Një tjetër fakt që prokuroria ka renditur në vendimin e saj për kontrollin e kësaj pasurie është dhe dënimi i 13 viteve më parë që Mark Frroku ka marrë nga drejtësia Holandeze si person i përfshirë në narkotrafik.

Share This Article
6 Comments
  • Ngodhi kali e o burra , hajt ti heqim patkoit.Pse merreni me te apo meqenese eshte ne burg, dhe ti marrim ca euro.Po ata qe jane te lire e ne parlament, mirrni ke te doni, te gjithe kane mbi 10 ml euro dhe asnje sflet.Jane te gjithe te zhytur ne llum, majtas e djathtas pa dallim ngjyre e partie, paria nuk ka ngjyr po vetem vlere.

  • Pse vertet e vinit ne dyshim ju se Mark Frroku e ka vendosur pasurine me pune dhe me djerese?

    Edhe “Rockefeller” ka thene: Don’t ask me how I made the first million. Mos me pyesni se si e kam bere 1 milionshin e pare.

  • Nuk ka ndonje cudi te madhe qe Frroku ka 10 miljon euro.Ky eshte nje peshkaqen i dertave te cekta qe nuk perben shume rrezik .Me e keqja e tij eshte se ka shfrytezuar hapsirat qe lane Berisha e Nano ne fushen e kondrabandes e te trafiqeve .Populli nga keta tipa nuk ka pesuar ndonje dem perkundrazi ne nje apo tjeter menyre jane ndihmuar .
    Per mua kjo nuk bene ndonje cudi apo raste per ndjekje penale .Ne boten e ujqerve ka shume te tille.Kercenim per popullin jane politikanet dhe qeveritaret qe pasurohen me fondet e djersen e popullit .Skandalet nga firmat Piramidale,vjedhjet e finacave ,perfitimet nga tenderat ,nga projektet ,marveshjet e pasurise kombetare me kushte te disfavorshme ,perfitime nga shitja e pasurise shteterore ,futja e dore ne rezervat e ndihmat e shtetit,marrje pagash si shperblime ,shitje blerjesh tokash me dokumente false ,marrje rrushfetesh nga sistemi i Drejtesise e shume e shume qe cdo dite i denoncojme si nje semundje e pasherueshme shqiptare .Marku mund te jete trafikant e kondrabandist por jo hajdute i djerses se popullit .Ta fillojme nga te dytet dhe me pas te shohim dhe kategorine e Markut.
    Por sic themi ne nga anete tona pirdh te shfryesh. Keto perpjekje qe behen nga politika shqiptare nuk kane per te dhene rezultatin qe do populli .Populli te shtroje kurizin se nuk ta kruan fare per te denuar ,sic thote Saliu ,do ngrihemi ne revolucjon per te rrezuar kete qeveri qe po varferon popullin .Se kush e ka varferuar kete popull as vete populli nuk po e kupton .Pirdh te cfryesh se lehtesohemi kur i themi bemat qe bejne peshkaqenet e politikes shqiptare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *