Për shumë e shumë vite, për të shkuar në shkollën e fshatit, nxënësit e Ndroqit do të duhej që të kalonin përmes baltës në vjeshtë dhe dimër dhe pluhurit në verë.
Por falë investimit të Bashkisë së Tiranës ajo që më shumë i ngjante një shtegu se sa një rruge, tashmë ofron të gjithë standardet duke çuar për herë të parë tek banorët e Lagjes së Re në Ndroq, edhe rrjetin e ujësjellës kanalizimeve si dhe ndriçimin LED.
Bashkia thotë se ashtu sikur u premtua gjatë fushatës, të gjitha zonat rurale do kenë më shumë investime, kryesisht në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve por edhe për të afruar sa më shumë prodhimet bujqësore dhe blegtorale me tregjet e kryeqytetit.


b.b/dita

pse skarpatet e dherave lihen ne meshire te fatit gati per te rreshqitur
pse segmentet ne dy anet e rruges nuk kane kullues per ujerat e shiut, pse jane lene ne zhavorr guralecet e te cilit do perhapen mbi asfaltin e rruges
nuk jam inxhinier ndertimi as makine nuk ngas por si qytetar injorant e dalloj nje genjeshter te ulet -vepra e madhe ne lagjen Ndroq
s’ju vjen turp o bashkia