Si ishte ndarë Shqipëria nën Perandorinë Osmane?

Nela

Trojet shqiptare atë kohe kanë qenë të ndara në katër vilajete, ose krahina: Ajo e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit dhe e Janinës – në një shtet vetëqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane.

Shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot si Lidhja e Prizrenit.

Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore.

Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare, pra 4 vilajetet që përmendëm më sipër.

Së dyti, organizoi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës.

n.s. / dita

Share This Article
14 Comments
  • Zoti Gramshi,kur themi kater Vilajete dhe te udhehequr nga kater Pashallare,atehere per ke Shqiperi flet ty?
    Jeorgios Kastriotis e quante veten Prijesi i Epirit fhe kjo zone njihet qe ne Lashtesi Epir i Pirros Helene.
    Kudo qe te germosh Greqisht greqisht jane te shkruara vendet arkeollogjike,gje qe tregon historine e ketij vendi
    Ne qofte se ty kujton se ke lidhje me Ilyret,Epirotet apo Pellazget pse perpiqeni ta hiqni termin Vorio Epir?
    A nuk tregon kjo mohim i identitetit?

    • o klluf kazme me probleme te theksuara psiqike dhe identiteti.ne rradhe te pare emrin e sakte te heroit kombetar shqiptar shqiptoje ashtu si e ka Gjergj dhe jo si ta do hanemja tende sa per veten nese e di helen shko shikoje njeher ne pasqyre surratin dhe krahasoje me ndonji nga anadolli se andej besoj e ke prejardhjen. sa per vilajetet dhe pashallaret shqiptare edhe pse ishin te percare prape dihet se ishin me prejardhje vendase(pra te vetmet vilajete ne perandori qe sundonin vendasit jo si ne gerqicken tende te asaj kohe(ishujt gjithmone drejtohej o nga vasal Arnaut o nga ndonji turk anadolli.) pra asnje gerk Helen sipas teje. sa per epirin Gjergji kishte te drejte ta quande veten Princ ne epir sepse Zoti i Epirit ishte Vjerri i tij Gjergj Aranit Komneni ( mbreti i epirit -pra vereje nuk ka toponim Vorio qe nuk duam ne sepse per shqiptaret Epiri eshte nje dhe eshte Arberor) ti bythlepiresi i grekeve te sotem jo qe nuk je Helen po as gjakprishur shqiptar nuk je. je vetem nje vemje pa shtylle kurrizore.
      sa per shkrimin ne toponime shikoji mire se cfare kane qene ne kohet e lashta para dyndjeve barbare dhe sllave dhe do kuptosh se ne cgjuhe jane shkruar. sa per shkrimin e shqipes pse nuk ka evidenca te shumta nuk do te thote qe nuk ekzistonte. pasi fare qarte kuptohet qe ne 1400 shkruhet ne shume leterkembime ne latinisht ku shprehimisht thuhet qe ka shkrime dhe evidenca te gjuhes Ilire / Arberore te shkruar por qe me shume mundesi pas demtimit te kishave dhe vendeve te dijes ne kete zone nga Osmanet jane shkaterruar te ndihmuar dhe nga kisha e famshme e Fanarit qe zotrote ndjek( pa e ditur qe Epirotet e VJeter nuk e ndiqnin kete kishe por ate Gregoriane/ Kalendarike sic quhej ne ate kohe ose me sakte ate qe u ngrit dhe vazhdon ritet bizantine edhe sot e kesaj dite- te ndryshme nga ajo e fanarit tend – ne Italine e jugut) pra Epirotet nuk u pushtuan nga pashallaret por nga ksiha e fanarit tend qe i asimiloi gjuhen me force dhe me dredhi e vrasje e helmime prapa kraheve. sa per dijeni me thiaj pak pse qarqet greke te kesaj kishe vrane dhe persekutuan me evidenca te gjithe Kleriket Arberore te shqiperise se jugut qe ju kundervune dhe vune kombin para fese( At Stathi Melani, Spiro Belkameni, Papa Kristo Negovanin, Naum Veqilharxhin, Kostandin Kristoforidhin, Fan Nolin e shume te tjere )

      • Helenet thone se jane sterniperit e Helenes se MeneVllahut dhe u vlon gjaku nga pasioni.1Por jane dhe gjaku i aziatikut Parid te trojes.Dobic te epirit dhe bij te azise

  • Sa gjak shqiptari është derdhur vetëm gjatë luftës çlirimtare të 1821-it dhe dy luftrave civile?

    Nuk ka asnjë të dhënë. Revolucioni i ‘21 si të gjitha kryengritjet e armatosura është një histori e përgjakur. Shfarosjet dhe hakmarrjet, epidemitë dhe urija, luftra civile dhe vrasje, plaçkitje, refugjate dhe skllavëri, këto janë tabloja e revolucionit dhe rrjedhojat e tij. Masakrat e bujshme të Psarës, Kios, Tripolicës dhe gjatë të gjithë periudhës së luftës, që prekën zemrat e intelektualëve më të shquar europianë për nga mizoria, përmendin “grekë” dhe “turq” , ndërkohë që viktimat, me të dyja emërtimet, qenë në shumicë, thjesht shqiptare, sepse mëkati më i madh i tyre, ishte mospërfshirja në trupin e helenizmit.

    Disa nga arvanitasit heronj të kryengritjes së vitit 1821 ishin: Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Dhaskalina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari dhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Për mohimin e ndihmesës së arvanitasve në krijimin e shtetit grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe çdo dorëshkrim i vjetër shqip i shkruar me shkronja greke u konservua, për të mos dalë më kurrë dhe për t’i mbuluar përgjithmonë pluhuri i harresës.

    Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrijnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”

    Avokati mbrojtës Klonari, tha në fjalën e tij: “Deri kur zotërinj gjykatës do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshme kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë…?”

    Publicisti dhe orientalisti austriak Jakob Philipp Fallmerayer ka thënë : “Revolucioni për pavarësinë e Greqisë ishte një revolucion shqiptar dhe jo grek.”

  • Keta greker nuk dihet ku ishin gjate revolucionit antiosman te 1821.U sakrifikuan shqiptaret.Por sapo moren pushtetin,i vrane,i helmuan,i debuan shqiptaret.Keta dridheshin kur u shikonin callmen turqve,rrinin me litar ne qafe,se nuk llogariteshin per njerez,turku i varte dhe nuk i paguante.Andrucin e hodhen nga kulla Akropolit,Kollokotronin be burgosen,Kulluriotin e helmuan,Gjon Gjiken nga Terbaci(keta neperkla e quajne Johann Capodistria)e vrane me doren e nje arvanitasi..Do vije prap turku ne Greqi,se keta i dogjen flamurin,por kete radhe shqiptaret kane zene mend.

  • O demo,meqenese eshte kohe e humbur te dialogosh me ty,te them qe ashtu sic eshte “vertetuar”qe dielli linf ne mengjes,ashtu edhe Epiri egziston per ne qe nuk u Islamizuam,nuk u dorezuam,nuk tradhetuam,nuk spiunuam.
    Per ne si Epirote dhe pasardhes te Prijesit te Epirit Kastriotis,kombi tone eshte i shenjte dhe Emrat Besa,Feja jone Orthodhokse pamvaresisht e ardhur me dhune.eshte nderi dhe krenaria jone.
    Ju islamiket qe jini bere si Brazilianet me emra te “bukur” si Elvis,Eltone,Eduart,Etleva,Erione nuk jua ka fajin Greku se nuk kini respekt dhe nuk dini cdo te thote nder,dinjitet,respekt per kombin “tuaj” dhe me ironikja anloheni qe Greqia u ndron emrat Sulejmaneve,Shabaneve,Idrizave,Mahmuteve,Qemaleve,Abdullaheve!
    Nuk eshte ceshtje Greku por Turku,prandaj lexo edhe ndonje liber mos degjo prift dhe hoxhe.
    Pa bere hemodhializen “shqipetaret” eshte e veshtire te behen Epirotas,Ilyre Pellazge.

  • Ju lumte trima si Demo,1821 etj.per ndihmen kolosale qe jepni per historine e Greqise .Por ju lutem shume me njoherite tuaja te jashtezakoneshme jepni ndihmesen per te plotesuar historine e popullit tone trim,punetor e liridashes shqiptar. Sepse ,sic thoshte I ndjeri albanolog Robert Elsie “Shqiperia nuk ka histori,por vetem ca citate” .Jepuni goditjen tuaj shkencore historianeve qe thone se akoma nuk eshte provuar prejardhja e shqiptareve nga iliret ,ose qe emir “alban” u cfaq pas dyndjes se albaneve te Kaukazit ne shek 6-8 pas Krishtit dhe doli ky emer ne shek.11,se emrat gjeografike te Krahines se Matit (teritor ku u vendosen albanet) jane te njejta me ato te nje krahine me po kete emer ne Dagestan (greku Ptolemeu permend qytetin Albanopolis ku banonin te ardhurit nga kodrat e Bardha-Alba-te Romes si roje te Egnatias e nuk permend fis me emrin alban) , e qe te mos zgjatem dermoni ata qe shkruajne se deri ne stator 1912 shqiptaret kerkonin vetem autonomi Brenda Turqise ,se Pavaresine e Shqiperise e shpalli Austria me Italine (per interesat e tyre) ,se Hymni yne Kombetar eshte nga Rumania …e deri ne caktimin e dates se clirimit te vendit nga gjermanet .Ndihmoni per keto o mendje te ndritura ,pastaj rregulloni historine e Greqise . Ju lutem shume botoni komentin tim!

  • Qirje Pellasgos=turkoarqidhofagos.

    Ke marre mbi vevte nje mission te pamundur qe si “palikari tis eladhas” te hedhesh ne kete forum helmin made in “LOHAGOS JANULLATOS”.
    .
    NE NJE FARE MENYRE
    KE TE DREJTE NE 4 DREJTIME
    ..
    A-…..Ne aktin SATANIK TE SALIMONSTRES
    QE NA FUTI NE KONFERNCE ISLAMIKE
    .
    B-….NE KTHIMIN E SUMAVE TE MYSLYMEVE KUR FALEN NE SHESHIN GJERGJ KASTRIOTI
    .
    C-…NE HEQJEN E BUSTIT TE GJERGJ KASTRIOTIT NGA ZYRA E PRITEJES NGA BERISHA &NISHANI KUR ERDHEN NEO-SULLTANET E TURQISE
    .
    D…..THENIA SATANIKE E SALIDEVILIT..SE SHQIPTARET KANE GJAK TURKU QE ESHTE EGZAKT AJO QE THOTE NACERTANIA SERBE DHE MEGALIDHEA GREKE..
    ___________________________________________________________________
    por pamvaresisht nga kjo politike djallezore e Berishes shqiptaret I kane mbijetuar perandorive me te fuqishme te botes qe kane zhdukur popuj shume here me te medhenj se ilirianet=shqiptaret…..

    o pellazgos I mjere !!

    MBAJE MEND KETE AKSIOME TE VERTETUAR NGA HISTORIANET ME NE ZE TE KOHRAVE

    “””GREKET E SOTEM
    NUK KANE ASNJE LIDHJE
    ME PSEUDO SHTETIN
    E GREQISE SOTME
    PRA
    “GREKET” E SOTEM
    JANE SHQIPTARE GREQISHTFOLES…”””

    Gjithmone kur behet fjale per problem te kombit shqiptar ju turkobolengrenesit e greqise duhet te mbyllni halene dhe me lejoni tju tregoj aresyen:
    Duke qene se e njoh ne meyre milimitrike raportin shqiptaro-grek ne vitet 1800-1912 me lejoni t’ju them disa fakte shume te hidhura per ju.

    “The documentary that shocked Greece – SKAI “1821” thuhen fakte te pa besueshme per historine e Greqise ku me pikante jane:

    1-Bavarezet (gjermanet) qe erdhen ne vitet 1800 per te rindertaur shtetin grek dolen ne nje konkluzion se greket e lashte me ate popullsi qe jetonte ne 1821 nuk kishin asnje lloj lidhje..pra greket e antikitetit ishin eleminuar.PRA PARA VITIT 1821 NUK EGZISTONTE FJALA GREQI

    Per te ri-dertuar nje shtet grek (mbreteri) gjermanet u mbeshten ne tre pika kryesore:
    .
    GJUHA GREKE
    qe u ri aktivizua duke perdorur greqishten klasike qe kishte mbijetuar ne shume shkolla perendimore akoma..
    .
    KISHA GREKE
    qe u ri aktivizua duek e ndihmuar ne deklarimine saj si autoqefale nga simotrat e saj.
    .
    POPULLI ?
    Ky ishte problemi kryesor se greke “safi “nuk kishte keshtu qe u mendua qe te adaptoheshin rracat arvanitase (shqiptare epiriote) te besimit kristian qe kishin shumicen ne ato treva.
    Me nje fjale pervec pushtuesve turq (admistrata-xhami-ushtri) lufta kryesore qe u be ne territorit te ashtuquajtura greke ishte midis shqiptareve myslymane dhe dhqipatreve orthodokse
    Eshte fakt qe ne ato vite nga 100 komandantet e kryengritjes te grekeve artificjale 90 prej tyre pra rreth 90% te tyre ishin shqiptare arvanitas.
    ‘KATAPLIKTIKO” ishte dhe fakti tjeter qe shumica e cilesuar e fitimtareve ne 1821 ne te ashtuquajturen “greqia e re” ishin shqipfoles dhe per aresye banale u vendos qe gjuha zyrtare te ishte greqishtja dhe jo shqipja…dhe me keq akoma nuk u pranua as bi-lingualiteti…dhe pse ndodhi kjo ?
    Se shqiptaret arvanitas ordhodokse ishine me “greke se greket” qe vazhdon dhe sot…
    .
    Persa me siper:
    Eshte mire sot qe kur po diskutohen fatet e kombit shqiptar sidomos ne relacjonin shqiperi-kosove,duhet te edukojme brezin e ri dhe tu mesojme atyre historine e vertete:
    .
    Pikesepari;
    GJENEZA E KOMBIT SHQIPTAR NUK KA ASNJE LIDHJE ME ISLAMIZMIN DHE DUHET TE SHKEPUTEMI GRADUALISHT NGA AI NDIKIM 500 VJECAR
    .
    Se dyti
    ;SHQIPTARET JANE AQ KOMB VITAL SA RINGJALLEN DHE SHTETIN GREK NE 1821 KU IRONIKISHT KETA “SHQIPATRE GREQFOLES” PO TREGOHEN SHPESH SHUME ARMIQSORE ME KRIJUESIT (KLONUESIT) REALE TE TYRE KU DHE KY TURKOBOLEFAGOSI ESHTE NJE PREJ TYRE.NDOSHTA NDONJE
    “LOHAGOS” I JANULLATUSIT …

  • Të nderuar lexues/komentues !

    Ju lutem lexoni me kujdes keto rrjeshta me poshte dhe mos ju dridhet qerpiku kur tja perplasni surratit keto fakteve ca grekqireve te dhjere qe jan me gjak shqiptari 100% dhe bejne si garipa gerQIfoles.
    .
    Ju lutem transmetojani brezit te ri qe te mesoje te verteten mbi genocidin grek mbi shqiptaret ku dhe fuqite perendimore dhe sllavoruset jane faktikisht me greket si dje dhe sot qe po flasim.

    …………………………………………………….
    Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arbërorët (arvanitasit) në Greqi janë një rracë e ulët.
    .

    Këtë gjë e besonin dhe vetë arbërorët pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë dhënë ndihmesë të pazëvëndësueshme për krijimin e shtetit Grek.
    .

    Por për ta mohuar këtë vepër madhore, fillimisht iu mohua raca e gjuha arbërore (Shqipja) dhe pastaj u hodh baltë mbi figurat e tyre heroike duke i quajtur tradhëtarw apo burgosur dhe biles shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi figurat e shquara arbërore të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët e pranisë arbërore në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa egzistencën e rracës arbërore në Greqi.

    Nuk mund të mohohet, edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur, që 90 ndër 100 herojtë e kryengritjes së 1821 ishin arbëreshë, domethënë shqiptarë.

    Që arbërorët mbajtën peshën kryesore të luftës çlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arbërorët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Kryengritja e 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arbërorëve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arbërorëve të ishujve të Hidrës, Specas dhe Psaronit.
    .

    Populli arbëresh në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë. Arbërorët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

    Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se “Komitat e periferisë të Athinës, Atika aq edhe në More, janë të gjithë arbëreshë”. Arbëreshi kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij si në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Arbëreshi luftoi për lirinë e Kretës, ku ra duke luftuar për liri arbërori Delvinjoti Haxhimihal Dalani dhe Mitro Biniari.

    .
    Arbërorët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arbërorin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arbërorët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.

    Arbëreshët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë. Një shembull është përpjekja më 1854 e Teodor Grivës me një bashkim të madh arbëror dhe djalin e tij Dhimitrin që marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perendimore dhe në veçanti të Francës.
    .

    Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italissë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perendimore.

    Kjo gjuha arbërishte
    është gjuhë trimërie
    e fliti Admiral Miauli
    Boçari edhe gjithë Suli.

    ……..

    NIKOLLA KRIEZOTI (1785-185)

    Nikolla Kriezoti është figura më e madhe revolucionare e Eubesë. Ka preardhjen nga fshatrat arbërore të Karistas. Revolucioni në Eube ishte ndeshje midis arbërorëve të krishterë dhe arbërorëve mysliman. Dhe, nëse nga ana e arbërorëve të krishterë shquhej Kriezoti, nga ana e arbërorëve mysliman shquhej Alizoti. Është gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare në Eube u kufizua në ato zona ku ka arbëror, d.m.th. në Eubenë jugore, në boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesë në betejat më të rëndësishme të Rumelisë dhe të Eubesë, por pas çlirimit filloi ndjekja e këtij heroit, që u burgos, dhe përfundimisht u detyrua të vetë izolohet në Turqi, në Stamboll dhe në Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, që gjeti strehim tek turqit heronj të 1821, pas çlirimit, ishte një rregull pikëllues. Përkundrazi, Alizoti mbeti në Eube dhe vdiq në pleqëri të thellë.

    ATHANAS SKURTANIOTI (1793-1825)

    Vetëdjegia e Thanas Shkurtaniotit në Shën Sotira të Mavromatisë së Thivës më 26,10,1825, ishte një ngjarje më heroike dhe tragjike të Revolucionit edhe në krahinën e Beotisë. Thanas Shkurtanioti ishte nga Dervenohori prej Shkurtës. Emri i tij i vërtet ishte Thanas Jaci (Jaci është shkurtes e Jorgjit). Që ditët e para të Revolucuonit në Beoti, Thanas Jaci bëhet prinjës i Dervenohorëve dhe tmerron turqit e Beotisë, të Atikisë dhe Poleponezit. Pak kohë më pas nga bëmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendëlindjes së tij. Më 1825 ai mbyllet me 70 trima në manastirin e Shën Sotirës të Mavromatit, duke përballuar 800 turq këmbësor dhe kalorës. Me vënien zjarr të Manastirit të gjithë luftëtarët arbëror do të vet flijoheshin duke u djegur të gjallë. Kjo ngjarje, kjo djegëje e së gjalli, zhyti në zi dhe dëshpërim gjithë Beotinë, sepse humbi një prinjës heroik, pa ndonjë shkak me peshë për tu flijuar në këtë rast.

    KIÇO XHAVELLA (1801-1855)

    Kiço Xhavella, në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithë se si, më i rëndësishmi i Xhavellave që morrën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin Bythguri (Kollokotroni) thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria”. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas tratativave të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqëve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, panvarsisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Xhavella shërbeu si prekuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrotjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Luftëtarë të shquar nga fara e Xhavellave ishte i famëshi, Marko, Jorgji, Llamroja, Kosta, Ziguri etj.

    ANDREA MIAULI (1769-1835)

    Admirali i madh i 1821 lindi në Hidra më 20-5-1769. Ishte bir i Dhimitër Bokut me preardhje nga Eubeja. Nuk dihet me saktësi përse mori llagapin Miauli. Gjithësesi është faktë që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vënd fjalëve ngushëlluese, e vuri përpara: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arbërore si shumë heronjë të Revolucionit të 1821. Ishte tmerrsishtë serdeli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes. Më 1827 drejtuesit e Revolucionit të 1821 do t’ua hiqnin Miaulit komandën e flotës detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjë që Miauli e pranoi dhe është ruajtur një letër e nënshkruar prej tij; (por ka dyshime që atë letër të mos ta ketë nënshkruar kurrë Miauli). Kryekomandën e ushtrisë toksore e hoqën nga duart e Karaiskaqit dhe ia dhanë aventurierit tjetër Xhorxh, dhe kështu me mënjanimin e dy arbërorëve të shquar, Miauli dhe Karaiskaqi, Revolucioni shkonte drejtë shuarjes. Gjerësa të kërkohej si e domozdoshme pjesmarrja e fuqive të mëdha europjane dhe nënshtrimi i Greqis prej tyre qysh atëhere e deri më sot. Miauli vdiq më 21, 7, 1835. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke.

    TEODOR KOLLOKOTRONI (BYTHGURI) (1770-1843)

    “Plaku i Moresë” u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshi mysliman apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “Byth-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Mbiemri i vjetër është Çergjini, që edhe kjo është fjalë arbërore e përbërë nga fjala Çer = i zgjuar,djall me forcë mendje dhe nga emri i përhapur arbëror Gjin. Çer + gjin = Çergjin. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrinjnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë…”. Avokati mbrojtës Klonari – tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

    KOSTANDIN KANARI (1790-1877)

    Zjarrëvënësi i anijeve, legjendar, bëmat e të cilit frymëzuan piktorë dhe poetë, grekë dhe të huaj të tjerë, lindi në Psara. Fisi i Kanarëve e kishte preardhjen nga Himara, që andej shkuan në Pragë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arbërorët në vitet e pushtimit turk, në Itali dhe konkretisht në Gjenovë. Nga Gjenova një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Epiri mendohet të jetë rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikërie. Një emblemë nga prindërit e vetë zjarrëvënësit të famshëm që i përkiste parardhësit Korsikan Teodori Kanari është e njëjtë me emblemën e italianit të madh revolucionar Garlibarlit i cili ushtrinë e tij revolucionare përbëhej nga arbërorët e Italisë qëndrore. Pra dikush nga soji i arbërorëve Kanaras të Korsikës, tok me arbërorët e tjerë, nuk dihet për ç’ shkak u vendosën në shkëmbinjët e portit të Psarës dhe nga këtu Kanarët e kanë preardhjen zjarrëvënësi i anijeve. Bëma më e madhe e Kanarit është djegëja e Fregatës turke në portin e Hios më 7 korrik 1822. Kjo bëmë ishte në një mënyrë shpagimi i grekërve për shkatarimin e Hios dhe që pati kjo djegëje jehonë ndërkombëtare. Me djegëjen e Fregatës turke, u vranë rreth 2000 turq. Kanari u bë ministër dhe kryeministër i Greqis dhe vdiq në pleqëri të thellë në Kipseli të Athinës më 3-9-1877.

    DHIMITRI PLLAPUTA (1786-1864)

    Dhimitër Pllaputa, gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolë Pllaputës, që e nisi nga Trifilua më 1750 për të banuar në fshatin Palumba të Gordinias. Pallumbën e themeluan arbërorët me dyndjet e para të shekullit 15 me fise mbizotëruese Kolietë dhe Buetë. Pllaputasit ishin arbërorë të krishterë që kishin luftë të zgjatur me fqinjët myslimanë dhe bashkëfiset e tyre, Laljotët. Me gjithë se në ballë të prishjes së Lalës, Pllaputët dhe veçanërisht Dhimitër Pllaputa, ndihmoi arbërorët myslimanë që të braktisnin turqit bashkëfeas, të kalojnë nga Morea në Rumeli e në Epir, duke u ndeshur me Londeasit, për tu ruajtur besa, që i kishte dhënë ai dhe Kollokotroni arbërorëve moslemanë. I mbeti besnik deri në fund Kollokotronit dhe ndau me të mundimet e gjygjit të bujshëm dhe të burgut. Vdiq në korrik 1864 dhe u varros në Pallumba.

    TEODOR GRIVA (1799-1862)

    Gjenerali Teodor Griva, bir i Drako Grivës, e ka preardhjen nga fisi më i madh i arbërorëve në oborin e Ali Pash Tepelenës dhe në vazhdim mori pjesë në shumicën e betejave të Rumelis. Pas çlirimit u përzie me politikë dhe gjithë jeta që pasoi ishte e trazuar. Më 1854 bëhet prinjës i një bashkimi arbëror më të shumtit luftëtarë të 1821 ose bijtë e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnë me qëllim që të çlirojnë Shqipnin nga turqit. Kjo lëvizje dështoi me ndërhyrjen e fuqive të mëdha perendimore dhe veçanërisht të Francës. Në vitet e më pasme i vë qëllim vetvetes rrëzimin e mbretërisë dhe themelimin e Republikës Presidenciale. Në tetor të 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica në Mesogji duke shpërndarë autoritetet. Qeveria e përkohësshme në Athinë, dërgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte për vdekje në krevat ku vdiq nga pneumonia më 24-10-1862. Vëllai i vogël i tij ishte Aleks Kardhiqoti, që e morri këtë mbiemër nga Ali Pasha për burrërinë që tregoi në mposhtjen e Kardhiqit.

    LASKARINA BUBULINA (1771-1825)

    Bubulina është një nga figurat e grave më heroike të luftës së 1821. Prindërit e saj ishin nga Hidra, por ajo pas martesës së parë u vendos në Specë. Pas vdekjes edhe të burrit të dytë, Dhimitër Bubuli, më 1811. Bubulina iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit, duke dhënë përveç kontributin e saj heroik, edhe pasurinë shumë të madhe që trashëgoi nga të dyja martesat. Fama për burrërinë e saj ishte kaq e madhe sa arrin deri në legjendë. Myslimanët arbëror të Greqisë së veriut e parafytyronin, veç trime, edhe të bukur. Kur, u vra në Arahona myslimani trim arbëror Mustabej Dangli Qafëzi, detarët e Specas e lajmëruan kështu;

    Sihariq moj Bubulin
    të suallmë Mustabejn Danglinë
    Po t’ma kishit prur të gjallë,
    un burr tim doja ta marrë.

    Populli grek, i ndarë përpara Revolucionit të 1821 në të krishterë dhe mysliman, besonte në bashkimin kombëtar, që mendonte se kalonte përmes martesës së myslimanit më trim me trimen e krishter. Ishte maj i 1825, djali i saj, Jorgoja rrëmben për nuse Evgjeninë, vajzë nga fisi i Kuçiotëve. Që më pas nga debatet midis Bubulimës dhe Kuçiotëve një dorë e zezë do të shkrepi armën kundra Bubulimës, e cila mbeti e vdekur në vend.

    MARKO BOÇARI (1790-1823)

    Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, përtej bëmave të tij trimërore dhe për burrërinë por edhe për bukurinë na la trashëgim edhe një vepër, është fjala për të famshin “Fjalor dy gjuhësh’’(greko-shqip) që orgjinali ruhet në biblotekën e Parisit. Ndihmoi Ali Pashën në rrethimin e Janinës prej turqëve dhe mandej, pas rënies së Aliut, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qëndër Mesologjin. Më 9 gusht 1823 Marko Boçari u vra duke luftuar e duke mundur ushtrinë e Mustafa Beut, pashai i Shkodrës, (që ishte arbëror mysliman) në Karpeni. Vite pas daljes heroike nga Mesologji, turkoegjyptjanët u përpoqën të poshtrojnë varrin e Markos, por arbërorët mysliman do t’ju mësyjnë dhe do ti pengojnë. Morën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, një cermoni e thjeshtë ku Mustafa bej do të thoshte! E, more Marko të jesha trim si ti, por të mos kisha fenë tënde!,, E dashuronin të gjithë arbërorët mysliman dhe të krishter, dhe e adhuronin për burrërin dhe për bukurin e tij. Ali Pash Tepelena e quante “shqiponja samunivas” dhe arbërori musliman Arshi Hasani e krahasonte me profetin e muslimanëve Ahmet Ali. Jehona e zisë për vdekjen e tij arriti deri në ditët tona. Të tjerë Boçarë të shquar janë; Plaku Noti Boçari, Kosta, Kiçoja, Dhimitri, Jorgji.

    GJEORGJI KARAISKAQI (1782-1827)

    Bir legjendar i një murgesheje, kryelegjendar heroik i Rumelisë, është nga fara e Llalla-Jorgjit e Kënetës së Poshtëme. Djalë i Jorgji Llalla ishte Dhimitër Isko, që quhej dhe Karaiskaq dhe ishte nga ajka e trimave të Ali Pashait. Dhimitër Isko, pra, përdhunon Zoinë, e ve e Janaq Mavromatioti, e afërme e heroit arbëror Jorgji Baholla dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, përpara apo pas përdhunimit u bë murgesh. Fruti i këtij përdhunimi, pra është Gjeorgji Karaiskaqi. Karaiskaqi ishte nga njerzit më të besuar të Aliut dhe përmbushi detyrat më delikate e të vështira. Në kryengritjen e Pasvanoglut e la vërtet të kapej rob enkas dhe u bë kështu pëcjellës i mesazheve midis Pasvanogluse dhe Aliut. Hyn tek Daifa të Kaçundonit që ta bindë të bashkëpunojë me Ali Pashën. Pas arestimit dhe ekzekutimit të Kaçundonit, merr krejt Daifinë dhe përfshin në forcat e Ali Pashait. I prin mposhtjes së rebelimit të Papathimio Vllahavës dhe vret me dorën e vet vëllanë e Papavllahavës, Dhimitrin. Vazhdon vijën e bashkimit kombëtar të Andruços dhe kjo i sjell shumë pësime në vitet e para të Revolucionit. Kur pa se gjithë Rumelia u thye nën Qutakun turk, u detyrua të japin leje të krijojë vëndëqëndrimin me forcat luftarake. Brenda pak kohe çliroi gjithë Rumelinë. Ishte në kulmin e forcës dhe të lavdisë. Por koka e tij ishte pjekur mjaftë për të rënë nga plumbat e tradhëtisë. E vranë, duke vënë gjithshka në rrezik, për të njëjtin shkak që vranë Odise Andruçon, më 22-4-1827.

    ODISE ANDRUÇO (1790-1825)

    Luani i Rumelisë Odise Andruço, ishte biri i të famshit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Livanti i Lokridhës. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkëluftëtarë i babait të tij, e morri pranë pas vdekjes së Andruços. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundra turqëve dhe kundra suljotëve dhe kardhiqotëve. Ishte frymëzuesi i Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin kombëtar pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundra turqëve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës kombëtare dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si tradhëtar. Ende nuk është kuptuar përse ajo politikë ishte politikë vërtet kombëtare dhe përse autorët moralë të vrasjes së Odisesë dhe pasardhësit e tyre qeverisin Greqinë me politikë të prapaskenave. Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821 është qëndresa e tij në Hanin e Gravias. Odisea kishte një mëndje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, që e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Gura, që u bë vegël e verbër në duart e mikropolitikanëve të 1821, e lidhi emrin e vet me vrasjen e heroit, që u bë një natë në Akropol, në burg ku e kishin mbyllur Odisean, lidhur me zinxhir. Shkuan shumë vite derisa të rehabilitohej figura heroike e Odise Andruços, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhëtar të atdheut. Tradhtia e tij ishte sepse donte bashkimin e grekërve të krishterë dhe myslimanë, kundra osmanëve turq.

  • Zoti me comentin kolo kotroni,mos u lodh,sene bote Albania dhe jo shqiperia njifet thjesht nje shtet myslimane.
    Qe nga koha e majmunit ju Albanet myslimane ju beri Amerika shtet ne 1913ten.
    Pervec 400 vjet Turqi Greqia ka qene dy hete Perandori,300 vjet Megas Aleksandros dhe 1100 vjet qe lod hesh ti numerosh,Perandori E Romes se Lindjes ne Bizant.
    Prandaj shko dhe pi ilacet e depresionit se sje per keto pune ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *