Si iu kap çanta me heroinë shqiptarit në Itali

Leda Hysa

Një shqiptar u arrestua nga policia italiane në Brindisi pasi u kap me një sasi lënde narkotike heroinë.

Karabinierët e makinën e tyre ndaluan për kontroll, në bordin e së cilës ndodheshin tre persona, dy prej të cilëve ishin shqiptarë.

Dyshimet e karabinierëve nisën kur njëri prej shqiptarëve u bë nervoz dhe kështu vendosën për një kontroll më të imtësishëm në të gjithë automjetin.

Gjatë kontrollit në brendësi të një çante u gjet 1 kilogramë heroinë, e paketuar me letër alumini.

Të gjithë personat që ndodheshin në makinë u shoqëruan në polici për t’u marrë pyetje, deri kur njëri prej shqiptarëve, emri i të cilit nuk bëhet me dije, pranoi se çanta me lëndën narkotike i përkiste atij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *