Prof. Rami Memushaj
Kjo “Deklaratë për shtyp” është një dokument zyrtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që kushdo mund ta lexojë në faqen e internetit www.akad.gov.al. Po e sjellim këtu origjinalin për të treguar se sa kujdes tregon për gjuhën institucioni më i rëndësishëm shkencor i vendit.
Në këtë dokument me 253 fjalë, janë bërë një numër i madh gabimesh gjuhësore. Kështu, në të shkruhet asamblea për asambleja, stututit për statutit, numurin për numrin, hidroenergjitikës për hidroenergjetikes; janë përdorur fjalë të huaja të panevojshme: web për internet, të aprovuara për të miratuara, konform për në përputhje/në pajtim, aprovoi për miratoi, prezencë për prani, aprovim për miratim; janë edhe 10 gabime pikësimi e disa gabime grafike.
Veç kësaj, hartuesit e deklaratës kanë ngritur nga varri historianin Petraq Pepo (1903–1989) dhe e kanë bërë akademik, anëtar të komisionit të votimit!
E shkruar për së mbari, Deklarata do të ishte kështu:
Asambleja e Akademisë së Shkencave, e mbledhur sot, në datën 23 maj 2016, ora 12.00, në sallën “Aleks Buda”, sipas njoftimit të bërë më datën 25 prill 2016, të publikuar edhe në faqen e internetit www.akad.gov.al, për votimin e kandidaturave të paraqitura për titullin “akademik” sipas fushave dhe kritereve të miratuara prej saj, konstatoi:
- Mbledhja e zakonshme e asamblesë u zhvillua në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, në zbatim të ligjit nr. 9655, datë 11.12.2006, “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, neni 5 dhe 6; dhe të Statutit të saj, neni 3, pika 5, neni 6 dhe neni 9.
- Asambleja miratoi rendin e ditës.
- Në votim morën pjesë 32 nga 34 anëtarë të asamblesë së ASH-së.
- Votimi i fshehtë, numërimi i votave si dhe gjithë administrimi ligjor i procesit të votimit u zhvillua nën praninë dhe drejtimin e komisionit të votimit, të ngritur me miratim të asamblesë, i përbërë nga akademikët: Neki Frashëri – kryetar, Petraq Petro – anëtar dhe Jorgaq Kaçani – anëtar.
- Në përfundim të votimit të fshehtë dhe të numërimit të votave nga komisioni, nga 5 vende të hapura u zgjodhën 2 (dy) prej tyre. 3 (tre) vendet e tjera mbetën pa u plotësuar, pasi kandidatët në garë nuk arritën numrin e duhur të votave, sipas Statutit.
- Asambleja uron për zgjedhjen kolegët, akademikët Edi Pinguli në fushën e hidroenergjetikes dhe Marenglen Verlin në fushën e historisë, të cilët morën numrin e duhur të votave.
Asambleja e Akademisë së Shkencave
Tiranë, më 23 maj 2016
Akademia jonë e Shkencave, që duhet të jepte e para shembullin në zbatimin e normave të gjuhës standarde në gjithë dokumentacionin e saj, duket se është larg këtij objektivi. Para se të vijojë me këmbëngulje pjesëmarrjen në projektin për ndryshimin e drejtshkrimit, për një drejtshkrim ndërakademik, ajo duhet të zbatojë rregullat e drejtshkrimit të sotëm. Se faji nuk është i drejtshkrimit, po i kujdesit të munguar për zbatimin e tij. Nënkuptohet që formuluesit e dokumenteve të Akademisë duhet të kenë një kulturë gjuhësore të përshtatshme për gradat e tyre dhe për institucionin, ku ka jo pak akademikë filologë. Nëse nuk tregon kujdes për gjuhën shqipe Akademia, ç’mund të presim nga të tjerët?

Prof. Ramiu me vjen keq por ngaterron kekun me byrekun. Interneti dhe faqja e rrjetit jane dy gjera te ndryshme. Interneti eshte ai qe ben te mundur lidhjen ne “Worldwide Web” ose rrjetin mbare-boteror ne Shqip. Pra i dashur profesor faqja e rrjetit mbare-boteror hapet ne saje te lidhjes me internet por mund te hapen edhe pa internet.
Pirdhni ju pirdhni. Ne akademiket marrim nga 1 meleon leka per titullin akademik, permbi lekat e rroges dhe ju na cani trapin per si shkruhet: energjetike apo energjitike. Energjileshi, a nuk eshte? Vaso Tole me mua dhe shume shoke, as pjerdhim per shkencen tuaj, ne duam lekat dhe kaq.
Akademia e shkencave ??!!
Ne ASh jane bere akademike leshi militantet e Berishes.Cfare prisni prej tyre me shume?
Keni plotesisht te drejte Profesor. Gjuha e njehsuar eshte bere sot nga gazetat, nje nderthurje e gjuheve te huaja me disa fjale shqip dhe jepet si ushqim i perditshem. Ceshtja e dyte: Akademia shqiptare eshte bere si nje klub kafenesh shume larg nga akademiket e meparshem. Shteti te mos behet pjese e ketij shkaterrimi.
Nuk i thone “gjuha e njehsuar”, por “gjuha e njësuar”. Perpara se te kritikosh te tjeret per gjuhen, perse nuk ben nje perpjekje ta mesosh vete me mire?
kane diplome te shkolles se larte pa mbaruar te mesmen,yyyyypppp xhxhi xhixh leshi
Sa për fjalën ” Hidroenergjitikës” është në rregull shumë e saktë, sepse kështu thuhet me Ë dhe jo me E, për të gjitha të tjerat keni të drejtë, por duke marrë parasysh faktin që komplet ”Elita” politiko-shoqërore-artistike Shqiptare nuk di Shqip as të flasë dhe as të shkruajë (Drejtshkrim),besoj se justifikohet deri diku.
Po nuk i plas gavat qe i refereohet hidroenergj-e-tikes se eshte shkruar hidroenegj-i-tikes?!
Është bërë edhe akademia si SH.Q.U.Pi,,apo shpk e Saliqoftëlatgut,,,,,,!!!!???????
Kush pjerdhe per gjuhen sa dhe per politiken shqiptare .
Ky shkrim per Akademine e shkencave, hedh drite m bi faktin se Akademia eshte eliminuar si institucion . 25 vjet kjo Akadem,i ne rrastin me fatlulum vetem ka marre fryme . Shtetit berishist nuk I eshet dashur as Akademiija dhe as shteti . Autokrat si Sali Berisha nuk ka njohur bota .Ai qeverrisi pa shtet , pa akademi , pa asnje lloj structure te organizuar . E kam thene vazhdimisht , fai I tij eshte minimal , karshi atyre intelektualtve , qe e kan ndjekur verberisht . Pasusit e tij duhet te denohen maximalisht , sepse Saliu eshte I semure psikik . Shendeti I tij mendor ka qene me kohe I diskutushem . demi , qe I ka bere Shqiperise nuk lahet edhe te denohet tre here me denimin maximal . Mjerr dheu , qe e ka mbajtur mbi shpine , po thuaj mbi 70 vjet . I. Foto
Unë i njoh nga afër ato. Të habisin me nivelin e ulet intelektual dhe mbi 80 % e tyre janë gomere vertetë. Ai institucion u la në miserje pasi kështu u intereson lobeve anti – Shqiptare që janë të ulur kembekryq në mes të Tiranës.
Nuk mund të ketë ” Rilindje ” ne kuptimin filozofik te sajin në se ky institucion do vazhdoje te jetë ne gjendje të tillë.
Për ???:
Hyr në Google dhe shkruaj “faqja e internetit”. Numëro sa herë do të të dalë ky togfjalësh (sulmohet faqja e internetit të CIA-s, faqja e internetit të gazetës etj., etj.)
Për Korçarin:
Është fjala për shkrimin jo me i, po me e: “energjetikë” (dhe hidroenergjetikë) dhe jo energjitikë (as hidroenergjitikë)
shkruhet me e, jo me i.
Ne kete vend kaloi shpellari
I vu zjarr.
Shumë faleminderit profesor për këto vërejtje. Është për të ardhur vërtet keq me gjendjen ku është katandisur kjo akademi. Edhe për sa i përket përkthimit “web”, mendoj se është i duhur “faqe e internetit”, edhe pse ka disa përpjekje për ta shkruar “ueb” apo një huazim krejt i panevojshëm nga italishtja “siti”. Meqenëse në përkthim nuk ka gjegjës të saktë, por bëhet fjalë për barazvlerës përkthimor, mendoj se është me vend njehsimi i “website” me faqen e internetit.Të tjerat ishin vërtet gabime amatorësh dhe njerëzish të pa shkollë.
Cfare fati,sa cudi qe dhe Albanistani paska Akademi Shkencash??
Akademite e leshit qe jane kthyer ne WC te Vicidolit si kjo e Tiranes edhe e Prishtines. Lum ne c’injorante kemi vene ne balle.
Perse, a kemi edhe ne Akademi te Shkencave!? Ajo eshte nje cerdhe qylaxhinjsh qe marrin vetem rroga te majme e vegjetojne duke bere nje gjum letargjik!
Edhe http://www.akad.gov.al mendoj qe do ishte me e drejt qe te shkruhej:
http://www.akad.qev.al (governo nuk eshte shqip)