Si ka mundësi që i rivë zjarrin vendit fare haptas?!

redaktor

Letër e nënshkruar

Bardhyl Ermini

 

Ç’duhet bërë? Lidhja e anëtarëve të grupit parlamentar të opozitës është një lidhje anormale partiake. Asnjë prej tyre nuk arrin të identifikohen me një minimum ideali. Asnjë nuk parashtron

pikëpamje. Asnjë nuk argumenton tendenca. Asnjë nuk e llogarit të qeverisurit e partisë të vet nën prizmin e shkak-pasojës. Asnjë nuk kritikon me fakte por gjithçka mbi bazë shpifjesh e sharjesh. Asnjë nuk shpreh minimumin e respektit ndaj votës të popullit, por vetëm urrejtje. Një grupim i tillë politik që drejtoi 8 vjet, e që e çoi vendin drejt një katastrofe. Asgjë nuk është investuar në fusha ku kemi mundësi e rentabilitet. Industria e kromit është grabitur e shkatërruar. Ajo hidroenergjitike është shfrytëzuar deri në palcë në kurriz të regjimeve ujore e potencialeve të tij. Vlera e shtuar vjetore për një të punësuar në sektorin e bujqësisë sot është rreth 1700 euro, ndërkohë që në vendet e BE-së është… 26 000 euro. Batërdi! Ky i ashtuquajtur grupim politik, pretendon ende për pushtet pas kësaj kataklizmoje që ka shkaktuar. Ai që kupton diçka nga ekonomia nuk ka arsye të mos jetë pesimist, jemi e vazhdojmë të mashtrohemi. Si ka mundësi që kompania e Berishës, ndërkohë që vetë ky, minimumi duhej të ndalohej, po i rivë zjarrin vendit fare haptas? Si është e mundur që një kryetar partie, në vend të shohë se si do të ishte e mira e riformatimit të partisë që drejton dhe mënyra e shlyerjes të gabimeve fatale të bëra nga ana e saj, nuk le gurë pa kthyer në mënyrë që vendi të humbasë orientimin e nevojshëm? Nuk mund të ketë asnjë dyshim. Nëse në një parti nuk investohet kapital demokratik, nëse në të nuk konkurrohet realisht, nëse aty ligjin e bën e shkuara e jo domosdoshmëria, dhe nëse në të komandon instikti e ndërgjegjia e një njeriu të skaduar, ajo nuk është më parti, por bandë. Nga ajo nuk mund të presësh gjë përveçse poshtërimit kombëtar e mvartësisë të përhershme nga produkti i vet, nga dhuna dhe rrënimi. Nuk ka më qartë se ajo çka thënë Karl Poper, teoricieni i demokracisë perëndimore, në këto mëdyshje politike. Ja vlen ta përsëritësh. “Nëse, gjatë zgjedhjeve, njëra prej dy partive të mëdha ka pësuar një disfatë të vërtetë, atëherë normalisht duhet të pësojë një reformë radikale brenda partisë. Në këtë mënyrë, partitë janë të detyruara që herë pas here të nxjerrin mësime prej gabimeve të tyre, përndryshe duhet ta braktisin skenën politike”.

Share This Article
2 Comments
  • Z. Ermini nuk e kuptova se kujt po ja jep kete leksion ? PD? Nuk e di ne cilin planeti jeton, por nese jeton ne toke nuk mund ti japesh Leksion nje Kafshe si PD se cfare eshte e mire apo e keqe per te se ajo nuk eshte parti por nje klan banditesh. Te kerkosh te moralizosh banditet eshte simbol Don Kishotizmi, ku dhe boja ne leter ka me sh vlere se mendimi brenda sado pozitiv ai te jete. Nuk mund ti luash mozartin nje Lope dhe pastaj te analizosh lopen pse nuk e kupton Mozartin! Termat ekonomik qe ke permendur me siper ata nuk i dine fare, se jane pasardhesit e Sali Protopapes!

  • Z.Ermiri % IJS-kan te drejt.Kam degjuar se ne perendim ne stallat e lopeve u vihet muzik,pasi ne kete menyre ato japin me shume qumesht.Po keti Saliut hajdut & kriminel çfar duhet ti bejme qe te shpetojme shqiperin nga zjarri qe kerkon ti vej ky per te disaten here?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *